Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çdonjëri nga ne mbart dy trasta mbi shpinë .
Kur prindërit kritikojnë fëmijët me qëllim që të korigjojnë një sjellje të gabuar kemi të bëjmë me një kritikë konstruktive. Jo të gjitha kritikat janë konstruktive; si psh në rastet kur kritikohet për të denigruar dhe venë në dukje vetëm gabimet e tjetrit . Shpesh kritikat jane dashakeqe dhe behen per te përbaltur dhe errësuar figuren e dikujt.
Kritikojme gjithashtu edhe per te nxjerre në pah veten tonë. Kjo forme e veçante kritikash e zhvendos motivin nga social në personal. Kritika konstruktive (per te mesuar te tjeret) dhe ajo denigruese jane gjera qe bejme per te influencuar mbi boten e jashtme, ndersa nxjerrja ne pah e vetes sherben per te mbrojtur ose ushqyer (kenaqur) Ego – n tone. Personat qe kritikojne per kete qellim tentojne t’a bejne gjithmone dhe ne çfaredo rrethane kete .
Si ndodh nxjerrja ne pah e vetes nepermjet kritikes ?
Me nje forme krejt origjinale dhe te thjeshte fabula e Trastës (hejbeve) së Ezopit ne versionin e La Fontaine na tregon për ; “Mbretin e famshem mjekërgjate qe e kalonte kohen duke ferkuar mjekren ulur ne fronin e tij mbreteror. Mbreti mërzitej shumë. Nje ditë psheretiu i dëshperuar; – Merzitem shumë i ulur gjithmone vetem ketu lart !- Kam deshire te bej nje feste me te gjitha kafshet.- E vendosa ! – “do ti ftoj te gjithe , nga më i madhi te më i vogli. Mund të vijë kush te doje dhe të më tregoje per hallet dhe ankesat qe ka. Do ti degjoj të gjithe dhe do t’ju permbush deshirat ! ”
Ditën e festës u mblodhen të gjitha kafshët. Ishin veshur te gjithe me kostume si per nje mbrëmje Gala dhe secili priste me padurim te tregonte problemet e veta. I pari e mori fjalen majmuni ; -“Nuk kam asgje për të thënë për veten time. Jam nje majmun vertete i bukur dhe gjithe talent ; – eci mbi kater duar, jam i shkathet si mbi degë dhe në toke. Pasi u vetëlavdërua shtoi: – Nuk mund të them të njejten gje dhe per ariun, me ate trup të stërmadh dhe te shendoshe, eshte shume i ngathet dhe i mefshtë. Nuk e pelqen askush, madje dhe piktoret nuk e duan ne pikturat e tyre. Ariu po hante nje copëz buke me salmon nga bufeja. Kur dëgjoi keto fjale desh u mbyt. Mori fjalen menjehere dhe u kundërvu ;- Unë i ngathet ? Unë derdimen ? – Po që jam aq i forte , i shpejte dhe notoj !?.. Nëse ka ndonje trashaluq , ai eshte elefanti ! Ka nje bisht te vogel dhe koke gjigande. Po hunden ja keni pare ? Tejet të gjate ! – Sa për dijeni ju kthye elefanti ajo qe ti quan hunde eshte noçkë ! Me duket se je ngaterruar. Kafsha më trashaluqe eshte padiskutim Balena ! Sigurisht qe Balena u ndie shume e ofenduar dhe filloi te debatonte…dhe keshtu nisi nje zallamahi e madhe. E gjithe skena perpara mbretit u shndërrua në një vend ofendimesh, sharjesh ,te bertiturash ,vetelevdatash personale e kritikash ndaj te tjereve. Çdo kafshe tregonte difektet dhe te metat e shokut. Edhe milingona u kap me mizën dhe buburreci shau nusepashken..
Mbreti çakërreu syte sepse nuk e priste qe çdo kafshe të ishte kaq shume e kenaqur me veten dhe me kaq shumë kritika për të tjerët. Filloi të qeshe me të madhe dhe urdheroi menjehere kafshet te ktheheshin në vendet e tyre. Ato u kthyen ne shtepite e tyre duke lene një kujtim shume qesharak.
Kjo eshte situata ne te cilen jetojme dhe ne njerezit. Çdonjeri nga ne mbart dy trasta. Nje perpara dhe nje nga pas. Trastën pas shpine , atë që mbart fajet dhe difektet tona nuk e shohim kurre. Jemi te prirur të shohim vetem trastën perpara , qe mban cilesite tona te mira. E kemi te veshtire te pranojme qe edhe ne gabojme. Ndonjehere perpara se te kritikojme te tjeret do ishte mire te mundohemi te permiresojme edhe veten.
(tregime terapeutike)