Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çrregullime nga mungesa e natyrës .
“ I shpura fëmijët në një park plot gjelbërim të shihnin bukurinë e pallonjve.. Në mes të turmës duke admiruar hapjen e bishtit të një ekzemplari të shkëlqyer njeri nga femijët thërriti : uaa mami shiko një struc me sytë te bishti !”.. Në atë moment fillova te preokupohem seriozisht per pasojat e mundeshme te “çrregullimit nga mungesa e natyres”…Po ! Ekziston nje çrregullim i tille. Studiuesi Richard Louv thote qe prek kryesisht femijet dhe adoleshentet dhe manifestohet me ; “humbje te interesit ndaj botes”, veshtiresi perqendrimi, stres, ankth, depresion. Perveç ketyre patologjive femijet e privuar nga jeta ne ajer te paster mund te kene frike dhe te mos dine ti njohin kafshet dhe bimet.
Kur degjojme per kësi patologjish kaq serioze eshte normale qe te shqetesohemi dhe te ngreme pikepyetjet tona se si ka mundesi nje gje e tille!? Si mundet mungesa e kontaktit me natyren dhe kafshet te shkaktoje ngërçe kaq te forta?.
Femijet sot nuk dine te ngjiten ne nje peme, nuk dine qe trendafili ka gjemba, nuk kane pare asnjehere kafshe nga afer, ngaterrojne pulen me pellumbin… Ata kalojne shume kohe vetëm para video game, televizorit, ipad.. Shume prinder preferojne t’i mbajne fëmijët brenda ne shtepi . Ndoshta te trembur nga çfare degjojne dhe shikojne (lajmet dhe presioni nga mediat ) nuk eshte per t’ju vënë dhe shume faj, edhe pse shpesh motivi i vertete eshte meraku i ekzagjeruar se mos lodhen, djersiten, mundohen dhe semuren.
Te gjitha keto shkruhen ne librin Last Child in the Wood ku Prof.Louv ka mbledhur nje seri studimesh per efektin e natyres mbi femijen. Nje nga studimet psh. ka treguar se kush vuan nga defiçit i vemendjes dhe hiperaktiviteti , pas eksperiencave në vende te hapura me stimuj natyral shfaq nje ulje te ketij çrregullimi.
Eshte i pamohueshem fakti se natyra dhe mrekullite e saj ofrojne stimuj te rendesishem per nje rritje te shendetshme te femijeve. Jeta ne natyre do te thote te besh eksperienca sensoriale më te plota , pra ti perdoresh te pesta shqisat. (element i rendesishem per konjicionin dhe inteligjencen.) Nuk diskutohet qe aktivitetet ne ajer te paster jane nje nevoje e rendesishme per zhvillimin psikologjik dhe emocional te çdo femije.. Shpesh natyra , fenomenet natyrore, origjina e ushqimeve jane informacione te panjohura per femijet urban qe kane mundesine t’i mesojne vetem nepermjet librave dhe jo më nga eksperienca direkte e jetes në kontakt me natyren.
Për të gjitha keto motive prinderit nuk duhet te lejojne qe mungesa e jetes ne natyre ti kundervihet jetes normale. Eshtë mirë t’a shfrytezojme natyren sapo te na jepet rasti (sidomos gjate pushimeve) dhe t’a shohim si nje mundesi te çmuar ku femijet mund te zhvillojne aftësi që në një kontekst qyteti do t’a kishin te pamundur. Prinder te femijeve qe rriten ne qytet ku mbreteron fuqiplote asfalti dhe çimento ; mos u dorëzoni , mund te bejme dicka: 8 Sygjerime per t’u praktikuar gjate pushimeve dhe sa here te jete e mundur:
1-Te ecim me biçiklete në mjedise të hapura jashte kontekstit urban. 2–Ecim zbathur ku eshte e mundur. Ecja zbathur i perket rekuperimit te nje elementi te hershem te origjines se njeriut. Shputa e kembes zbathur ndjell dimensionin e rrenjeve ; nje femije qe ecen zbathur forcon njehsimin e tij me stabilitetin me token. 3- Hyjme ne kontakt me pyllin, ujin, lumenjte, detin dhe energjine perkatese te tyre. 4- Vrapojme , luajme ne bar. Filloni te programoni nje fundjave ne jeshillek per t’ju dhene mundesine femijeve te rrokullisen ne bar, te kacavirren ne peme, t’a shijojne natyren ne liri te plote. 5– Punojme kopshtin. Kujdesi per bimet, ujitja, vjelja dhe gatimi i perimeve jane aktivitete te bukura edukative per t’u praktikuar me femijet dhe iu meson atyre edhe stinet kur piqen dhe prodhohen frutat & perimet.
6- Shkojme me pushime ne kamping. Fjetja ne tende eshte eshtë për femijet nje nga aventurat me te bukura dhe mjaft stimuluese qe i ndihmon te mesohen edhe me situatat jo fort komode. 7-Ndertojme shtepi ne pyll. Ngreme nje tende me çfare gjejme ne pyll. Ka nje energji qe therret ate të të pareve tane ..Te ecesh mes pemeve, te mbledhesh geshtenja, te jetosh ne pyll naten eshte gati magjike dhe i ndihmon femijet te njohin mire ciklin stinor dhe kohen natyrale. 8- Luajme me uje. Te luash me ujin ne pellgje e burime. Dy te tretat e globit perbehen nga uji dhe eshte e padiskutueshme qe te gjithe femijet marrosen pas ujit.. Gjeja e pare qe femijet mesojne pa asnje shpjegim nga te rriturit eshte qe uji eshte i tejdukshem dhe jo blu si ne filmat vizatimore.
Keto 8 sygjerime duken lehtesisht te realizueshme dhe ndoshta me kosto zero. Le te kujtojme qe po i rrisim femijet me shume “rraqe te kota lluksi”, nderkohe qe ata kane nevoje per gjera esenciale ; Burimi i pashtershem i tyre eshte Fantazia, është ai mendimi magjik i afte te shohë ne nje dru te perthyer , bishtin e nje dinosauri te eger. Tek e fundit mjafton shume pak per t’i bere te lumtur dhe kthimi ne kontakt autentik me natyren eshte nje nga dhuratat qe duhet t’a vendosim ne krye te listes .
(psikologjia per te gjithe) 9/qershor/2018