Tel : 0696003300
Email : [email protected]
E pamundur të mos gabojmë kurrë në jetë !
Të falësh dikë që ka gabuar dhe të mundohesh ta ndihmosh të ndryshojë nuk është e lehtë sepse kërkon jo vetëm sakrificë por edhe një besim të madh te vetja.
Nje mjeshter i famshem Zen , jetoi per vite me rradhe si heremit dhe kur me ne fund arriti “ndriçimin”, refuzoi nje pozicion shume te nderuar brenda Manastirit dhe zgjodhi te vazhdonte te ndihmonte ne kuzhine. Megjithate fama e mençurise se tij ishte aq e madhe saqë vinin nxënës nga gjithe Japonia per ta degjuar. Tregojne se gjatë javeve te meditimit nje nga nxenesit u kap duke vjedhur. Te riun e denoncuan te mjeshtri , por ai nuk i dha rendesi. Disa dite me vone i riu perseriti te njejtin gjest , por edhe kesaj here mjeshtri e injoroi si ngjarje . Kjo situate beri qe nxenesit e tjere te zemeroheshin dhe te shkruanin nje peticion ku kerkonin largimin e hajdutit nga manastiri sepse ai nuk ishte i denje per te qendruar aty. Nqse mjeshtri Zen nuk do ta dëbonte atehere , nxenesit do te largoheshin te gjithë nga manastiri.
Pasi mjeshtri e lexoi peticionin, i mblodhi te gjithe nxenesit e tij dhe ju tha: – jeni njerez te mençur. E njihni mirë ndryshimin mes te drejtes dhe te gabuares. Mund te shkoni ne nje manastir tjeter per te vazhduar mesimet nqse deshironi , por ky djalosh i mjere nuk di te dalloje ndryshimin mes te mires dhe te keqes. Kush do t’ja mesoje nqse nuk e bej une ? Do ta mbaj afer vetes derisa ta mesoje. – Ne ate moment nje çurg lotesh vershoi ne fytyren e djaloshit qe kishte vjedhur. Deshira per te vjedhur ju zhduk menjehere…
Ndonjehere nje histori e thjeshte mund te na mesoje shume me teper sesa nje liber filozofie. Fuqia e madhe e historive qendron te fakti qe ato arrijnë ti kapercejne barrierat e racionaliteit dhe prekin “telat emocional “ qe jane pikerisht pjesa sensibile qe gjeneron njohje me te thelle . Mjeshtri na tregon se me sa lehtesi ja kthejme shpinen personave qe gabojne , atyre qe nuk jane ne nje mendje me ne , apo qe sillen ne kundershtim me vlerat tona. Ne vend qe te ndertojme nje ure komunikimi me ta , preferojme ti etiketojme si persona “te këqinj” dhe ju rrimë larg.
Sigurisht qe nuk po themi ta aprovojme nje sjellje negative . Pa dyshim qe shoqeria duhet te kete një rend dhe ka rregulla dhe ndeshkime per ata qe nuk e respektojne ate . Nga ana tjeter per te ruajtur ekuilibrin tone emocional shpesh na duhet te largohemi nga disa tipa personash. Megjithate le te mos nxitojme ne gjykimet tona e te mesojme te falim , te tolerojme dhe ndihmojme ata persona qe nuk jane te zotet te mposhtin nxitjet dhe sjelljet negative.
( psikologjia për të gjithë) 23/shkurt/2018