Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Forca e zakonit “

 

Një  akrep  donte  te  kalonte  lumin, por  duke  qene  qe  nuk  dinte  not, i  kerkoi  ndihme  nje  bretkoce  qe  ishte  aty  pranë. Me  zerin  e  embel  dhe  lozonjar  i  thotë : “Të  lutem, më  mer  mbi  shpinë  të  më  hedhësh  në  anën  tjetër  të  lumit. Bretkoca  iu  përgjigj ; “Po  pse  budallaqe  më  di  ti  mua ”!? – Apo  sa  të  futemi  në  ujë  te  më  pickosh  dhe  te  më  vrasësh !?” – Po  ç’arsye  kam  ta  bej  ketë ?”- iu  kunderpergjigj  akrepi. ”Nqse  do  të  pickoja  ty, do  të  ngordhja  dhe  vetë, sepse  ngaqë  nuk  di  të  notoj  do  mbytesha !”. Bretkoca  u  mendua  pak , por  arsyetimi  i  akrepit  e  bindi  dhe  pa  e  zgjatur  e  ngarkoi  mbi  vete  dhe  u  fut  në  ujë. Kishin  kaluar  gjysmën  e  lumit, kur  bretkoca  ndjeu  një  dhimbje  të  fortë  në  shpinë  dhe  kuptoi  se  akrepi  e  kishte  pickuar. Ndërkohë  që  ishin  gati  duke  ngordhur  të  dy, bretkoca  e  pyet  mysafirin  e  pabesë  se  cila  ishte   arsyeja  e  atij  gjesti  të  çmendur !? – “Sepse  jam  akrep…ju  përgjigj  ai. – “E  kam  në  gjak !”

Shumë  e  njohin  këtë  fabul, por  jo  të  gjithë  e  dine  që  përdoret  shpesh  në  psikologji  për  të  përshkruar  vështirësitë  që  ne  të  gjithë  hasim  kur (edhe  pse  të  shtyrë  nga  qëllime  të  mira), nuk  arrijmë  të  bëjmë  atë  çka  i  kemi  premtuar  vetes. Me  fjalë  të  tjera; bëjmë  si  zakonisht  atë  gjë  që  na  dëmton. Fabula  eshte  interesante  sepse  nuk  na  tregon  vetem  per  nje  krijese  te  keqe  qe  vret  ne  pabesi  dike  qe  e  ndihmon, pa  menduar  as  pasojat  per  veten ! Ajo  na  tregon  se  edhe  pse  akrepi  është  i  vetëdijshëm  se  po  t’a  pickojë  bretkocën  do  mbytet  edhe  vetë, nuk  arrin  të  përmbahet  kur  zëri  i  brëndshëm  i  thotë  qe  eshte  nje  kafshë  që  pickon  te  tjeret  sepse  e  ka  zakon. Sa  here  jemi  munduar  e  kemi   thene  se  sot  do  jetë  ndryshe, se  nuk  do  bejmë  te  njejtin  gabim  si  dje, se  pësimi  do  na  na  bëhet  mësim  dhe  e  kemi  gjetur  veten  duke  përsëritur  të  njëjtën  sjellje. Fabula  tregon  pikerisht  per  kete  veshtiresi.

Por  pse  vallë  akrepi  nuk  arriti  dot  të  mos  dëmtonte  tjetrin  dhe  veten ?

Motivet  mund  te  jene  te  shumta. Sipas  disa  kendveshtrimeve  psikologjike  i  përmbledhim  ne  disa  koncepte  bazë.1.Menyra  jone  e  sjelljes  me  kalimin  e  kohës  “çimentohet”. Ajo  varet  shume  nga  faktoret  gjenetik, psh. temperamenti, nga  mënyra  si  jemi  rritur, nga  mardheniet  me  personat  e  rendesishem  si  prindërit, nga  relacionet  sociale, psh  ato  me  shoket  në  shkollë  etj. Kjo  do  të  thotë  që  shpesh  është  e  vështirë  të  ndryshojme  një  “aks”  kaq  të   rrënjosur  dhe  primitiv. 

2.Historia  na  flet  jo  vetëm  për  natyrën  e  akrepit,  por  edhe  per  atë  pjesë  tonën  që  e  kemi  vështirë  ta  braktisim  edhe  pse  nuk  funksionon  mirë. Disa  aspekte  te  karakterit  tone  edhe  pse  nuk  jane  te  mira  na  duken  “familjare”, na  mbrojne  sepse  jane  te  njohura  per  ne. Kemi  frike  nga  diçka  e  re, i  trembemi  ndryshimit.

3.Dhe  në  fund  zilia.   Zilia   eshte  nje  element  shume  i  forte  qe  na  shtyn  te  shkaterrojme  aspektet  e  mira  te  tjetri  edhe  pse  në  disavantazhin  tonë. Preferojmë  në  mënyrë  të  pavetëdijshme  të  shkatërrojmë  sesa  të  pranojmë  që  tjetri  ka  një  aftësi  që  ne  nuk  e  kemi.

Gjithsesi  mund  te  gjejme  plot  arsye  qe  shpjegojnë  sjelljen  e  akrepit, por  pyetja  që  mbetet  gjithmonë  është: Po  bretkoca  xhanëm (vallë) pse  duhet  ti  besonte  ??

(Tregime terapeutike)                                                                                                              16/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe