Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gjestet ekstreme dhe roli i mediave.
Eshtë shumë e rëndësishme të sqarojme se : Kurrë nuk ekziston një shkak i vetëm për vetëvrasjet. Ky veprim i ka rrënjët në shumë kontekste; në ato sociale, psikologjike, psikiatrike, biologjike, kulturore, gjenetike. Shkaqet pra janë të shumëfishta, kështu që dhe përqasja ndaj tyre duhet të jetë patjetër multifokale.
Roli i mediave në këto situata !?
Mediat sociale kanë përgjegjësi të madhe në menaxhimin e kronikave suicidale. Mbi të gjitha duhet të evitohet ai që quhet “efekti Werther”, që është përhapja e suicideve pothuajse si epidemi për shkak të “imitimit”(të bëj dhe unë si të tjerët). David Philips (sociolog pranë Universitetit të Kalifornise,San Diego) mendon se e ka gjetur përgjigjen dhe e ka emërtuar “Efekti Werther “, referuar romanit të Goethe/ “Vuajtjet e djaloshit Werther “, ku protagonisti i librit vret veten për shkak të një zhgënjimi në dashuri. Kur romani u publikua dhe doli në treg u verifikuan një valë suicidesh “ imituese” në gjithë Europën . Të shtyrë nga këto ngjarje disa shtete e pezulluan qarkullimin e librit. Sot kur thuhet efekti Werther kihet parasysh pikërisht rreziku i suicideve si formë imitimi. Ky është një fenomen emergjent që i ngarkon me pergjegjesi mediat…
Por gazetarët mund të luajnë dhe një rol pozitiv në kryerjen e detyrës së tyre . Psikologët dhe psikoanalisët këtë rol të mediave e kanë quajtur “efekti Papageno” ,nisur nga emri i personazhit te Flauti magjik të Mozart (1791) që falë ndërhyrjes së tre djemve heq dorë nga vetëvrasja.
Kjo do të thotë që mediat duhet të flasin për vetevrasjet, por është e nevojshme që t’ju përmbahen disa rregullave. Organizata Boterore e Shendetesise ka deklaruar per këtë çështje një listë me këshilla :
- Te japesh informacione korrekte mbi çeshtjen e vetevrasjes.
- Te evitosh përdorimin e një gjuhe sensacionale ose normalizuese.
- Të mos e paraqesësh vetevrasjen si një mënyrë të arsyeshme për të zgjidhur problemet.
- Te evitohet lidhja e lajmit me “planin e parë”, psh në faqen e parë ose në hapjen e lajmeve, në lajmet radiofonike dhe përsëritja e vazhdueshme.
- Të evitohen detajet mbi metodën e vetëvrasjes apo tentativen për vetëvrasje dhe për vendin ku ka ndodhur ngjarja.
- Të kushtohet kujdes ndaj fjalëve të titullit dhe përdorimit të fotografive apo video – ve.
- Të kushtohet kujdes ndaj përshkrimit të mënyrës së vetëvrasjes kur bëhet fjalë për persona të famshëm.
- Të tregohet respekt dhe maturi për personat në zi për shkak të vetëvrasjes së një të afërmi apo të njohuri të tyre.
- Të kihet parasysh se dhe vetë gazetarët mund të jenë përfshirë emocionalisht nga një ngjarje e tillë.
Gjtihmonë sipas linjave udhëzuese të OBSH, mediat duhet të japin informacione mbi qëndrat e parandalimit, linjat e ndihmës dhe shërbimet ku mund të drejtohen njerëzit dhe të inkurajojnë të kërkojnë ndihmë këdo që është në vështirësi …
Duhet te pasurohemi me kulture dhe humanizem per te kuptuar dhe ndihmuar kë ka nevoje për shpresë. Parandalimi i vetevrasjeve nuk ju perket vetem specialistëve, por ne të gjithëve. Si ? Duke i dhene kuptim, entuziazem dhe gezim ekzistences tone dhe duke krijuar kushte jetese me të mira per ne dhe për të tjeret.
(psikologjia për të gjithë) 6/qershor/2017