Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Ilaçi” i Senecës për t’u çliruar nga shqetësimet e panevojshme.
Ankthi modern bazohet kryesisht mbi preokupime per gjera qe nuk ndodhin kurre.
Disa psikologë argumentojnë se ankthi modern ( i koheve tona) bazohet në pesë kategori preokupimi, katër prej të cilave janë imagjinare dhe vetëm e pesta eshte shqetesim me një bazë reale, por keto te fundit zënë vetëm 8% të shqetësimeve tona të përditshme. Pra me fjalë të tjera: ne jemi mjeshtra të vërtetë në artin e preokupimit për asgjë. Kjo forme preokupimi ushqen frikërat e pranishme ose te imagjinuara, te dukshme apo te fshehura,te verteta apo te supozuara ...Interneti e ka përkeqësuar më shumë këtë situatë. Fakti qe jemi vazhdimisht te lidhur me internetin dhe dime se çfarë ndodh në të gjitha anët e botës, gjeneron një ankth të vështirë per t’u duruar . Si mund të jemi të sigurt se nuk do të jemi ne viktima e ardhshme e një sulmi terrorist ? Kush na garanton që ndërtesa jonë nuk do të jetë ndertesa e rradhes qe do te shembet apo digjet papritur ?
Duke qenë të vetëdijshëm për të gjitha katastrofat dhe fatkeqësitë që ndodhin në çdo cep të planetit, ben qe mendja jone tashmë e prirur për katastrofizëm, te zhytet në një gjendje deliri të vërtetë. Ne lidhje me kete argument sociologu Zygmunt Bauman tha: “ndoshta vëllimi i pasigurisë nuk është rritur, por vëllimi i shqetësimeve tona, po !” Kjo tregon një të vërtetë të qartë, dhe te vështirë për t’u pranuar : shumica e shqetësimeve tona nuk kanë bazë reale, por kjo nuk parandalon qe efektet e tyre në jetën tone të përditshme te mos jene shkatërruese.
“Ilaçi” i Senecës për të na çliruar nga shqetësimet e panevojshme.
Seneca, filozofi i madh stoik, shekuj më parë analizoi tendencën tone për t’u përqëndruar në aspektet negative të situatave dhe për t’u shqetësuar shumë. Ai tha: “Kafshët e egra ikin nga rreziqet që hasin dhe pasi ikin, nuk shqetësohen më. Ndersa ne njerezit na mundon si e shkuara dhe ajo që do të vijë. “Bekimi” yne (aftesia per te kujtuar) na demton sepse kujtesa na kthen agonine e frikës, ndërsa parashikimi e shkakton atë para kohe ”
”Ai do të thote se mendja jonë udhëton vazhdimisht midis së kaluarës dhe së ardhmes, midis gabimeve dhe katastrofave që përjetojmë, dhe gabimeve dhe katastrofave që mund të na ndodhin. Në fakt, në korrespondencën me mikun e tij Lucilius, botuar më vonë si “Letrat e nje stoiku”, ai arriti në përfundimin se: “Ka më shumë gjëra që mund të na trembin sesa të na dëmtojnë; ne vuajmë më shpesh në imagjinatë sesa në realitet.”
Më pas duke vezhguar zakonet njerëzore, shpesh vetëshkatërruese dhe rraskapitëse nga përgatitja për një katastrofë imagjinare, ai na këshillon: «Disa gjëra na lodhin më shumë seç duhet; të tjerat na mundojnë para se të ndodhin dhe ende të tjera na mundojnë kur nuk duhet të na mundojnë fare. E kemi zakon te zmadhojme , imagjinojme dhe te trishtohemi para kohe. “Mos jini të pakënaqur para se të vijë kriza, sepse mund të ndodhe që rreziqet që vuani para se të kërcënojnë me të vërtetë, nuk do te mberrijne kurre”
Natyrisht, është shumë më e lehtë te thuhet sesa të bëhet. Seneca e dinte këtë, kështu që ai analizoi gjithashtu dallimin midis shqetësimeve të arsyeshme dhe irracionale, duke na treguar kotësinë e humbjes së energjisë tone mendore dhe emocionale në këtë të fundit, duke na përshkruar dhe një rruge për tu ndjekur:
“Ekziston mundesia qe disa probleme të ndodhin, por nuk është një fakt. Sa herë ka ndodhur e papritura?! Sa herë ajo qe prisnim nuk ka ndodhur!? Dhe edhe nëse do të ndodhte, pse duhet te rraskapitemi dhe te shterojmë gjithë forcat tona para kohe ? Vuani kur te jete momenti, nderkohe shikoni perpara dhe perpiquni ti permiresoni gjerat. Çfare do te fitoni ? … Kohe! Nngjarje te tjera do te ndodhin nderkohë dhe do te sherbejne per te shtyre ose eleminuar problemin. Edhe fatkeqësia është e paqëndrueshme, ndoshta vjen, ndoshta jo; ndërkohë, nuk eshte e pranishe.. Pra përqendrohuni te gjërat e mira.”
Seneka u perpoq shume te na paralajmeroje se rreziku me i madh i preokupimit te vazhdueshem, eshte që na mban gjithe kohes ne tension, ne alarm perpara nje katastrofe imagjinare, duke na penguar te jetojme plotesisht momentin e tanishem. Prandaj ilaçi per t’u lehtesuar nga ankthi dhe çliruar nga preokupimet eshte:
“Lumturia e vertete eshte t’i gezohemi te tashmes pa u varur gjithe ankth nga e ardhmja. Mos te jetojmë me shprese dhe frike, por te pushojme te qete, si dikush qe nuk deshiron asgje. Bekimet më të mëdha të njerëzimit janë brenda nesh dhe gjenden aty gjithmone. Një njeri i mençur është i lumtur me fatin e tij, cilidoqofte ai, pa dëshiruar atë që nuk e ka”. Pra, çelesi i jetes eshte te jetosh “tani dhe ketu” pa patur deshira qe na mbajne ne pritje gjithe kohes dhe ngjallin pasiguri per te ardhmen. Nëse sot shqetesohemi, për t’u bërë njerëz më elastik dhe vendosim ne kutine tone te mjeteve per jeten, instrumentet psikologjike per te cilet mund te kemi nevoje, e ardhmja nuk duhet te na shqetesoje shume ciladoqofte ajo .
( psikologjia per te gjithe) 31/gusht/2018