Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Jap dhe marr .”
Kur ju dhurojmë të tjerëve marim shumë kënaqësi edhe vetë. Shumë studime kane treguar se personat që meren me vullnetarizem, jo vetem qe ndjehen me te kenaqur , por jetojne dhe me gjate. Megjithate kemi dhe te drejten te na dhurojne. Te japesh vazhdimisht pa marre asgje ne kembim , mund te rezultoje e lodhshme dhe denigruese. Nqse kemi ndjesine qe po bejme shume per te tjeret dhe nuk po marrim asgje , do te mbesim te zhgenjyer. Mungesa e reciprocitetit krijon nje qark negativ ..
Eshte e vertete qe ne gjestin e te dhuruarit pa interes , mund te gjejme kenaqesi te madhe, por te gjithe kemi nevoja emocionale qe duam ti kenaqim. Nuk mundemi te japim e te japim pa fund ; duhet te sigurohemi qe edhe te marrim. Natyrisht nuk duhet të kemi një sjellje egoiste dhe t’ju dhurojme vetem atyre qe kane diçka qe mund te na ofrojne. Ideja per te dhene pse do te marim diçka ne kembim i fshin menjehere te gjitha avantazhet qe na jep kenaqesia për te ndihmuar te tjeret pa interes.
Në nje raport në çift psh , kur njeri nga partneret jep dhe nuk mer asgje ne kembim, rrezikon te mbetet i zhgenjyer dhe do te shkarkoje gjithe pakenaqesine mbi partnerin ose mbi veten. Ne keto raste kriojohet nje raport toksik ne te cilin personi nuk arrin te kenaqe nevojat e tij emocionale dhe keshtu ekuilibri i tij psikologjik dhe shendeti do te vuajnë pasojat.
Po dhuruam gjithe kohen dhe nuk marim asgje nga tjetri ndjeme : zhgenjim , sepse shpresa qe do te marim diçka shuhet ; boshllek , sepse kemi nje konsumim te ndjenjave, sidomos kur ato hasin nje mur indiferentizmi nga ana tjeter ; pakenaqesi sepse po vendosim nevojat e tjetrit para nevojave tona personale. Ndjehemi të fyer sepse personi tjeter nuk e shikon kete “sakrifice”. Personat qe vetem marin mesohen me kete menyre dhe fillojne te pretendojne gjithmone e me shume, duke adoptuar nje sjellje egoiste. Fillojnë te ndjehen mire ne kete rol dhe mund te transformohen ne dikë qe vetem kerkon gjithmone, dhe mendon se ka te drejten absolute ta bej kete. Si pasojë ajo qe dhuronim me deshire dhe kenaqesi , shnderrohet ne detyrim. Ne kete pike, te mirat e te dhuruarit zhduken.
Ka 4 role të ndryshme ne relacionet interpersonale te lidhura me procesin jap & marr. Eshte : Dhuruesi, Marresi, Ekuilibruesi dhe më antipatiku, ”Dhuruesi fallco”; ku hyjnë ata qe bejne gjoja si shume bujare , por ne realitet japin vetem per te perfituar diçka tjeter dhe nuk hezitojne aspak qe ta kerkojne menjehere favorin .(te perhapur ngado keto kohe ; apo eshte vetem nje pershtypje e imja ?)
Raportet interpersonale jane te komplikuara dhe nuk eshte e lehte te gjesh nje ekuiliber. Nuk po themi te perfitojme favore a shperblime per sforcon qe bejme dhe per kohen qe i dedikojme tjetrit, por kemi nevoje qe tjetri ta vleresoje ate qe bejme per te dhe kur te jete momenti te na e ktheje .
Eshte e rendesishme te kuptojme qe meritojme vemendje, respekt, mirekuptim, mbeshtetje dhe dashuri. Mund te kontribuojme per ta bere te lumtur personin qe duam, pa qene nevoja ta paguajme me lumturine dhe qetesine tone. Nuk ja vlen te kapercejme fusha e male per nje person qe nuk luan as gishtin per ne. Kjo nuk eshte nje çështje egoizmi, por dashuri (duhet pak ❤ amor proprio) dhe respekt per veten si dhe mbijetese emocionale.
(psikologjia per te gjithe) 23 / prrill /2017