Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur dordoleci futet në debat .
“ Dy miq po ecnin në trotuar , kur papritur një fëmijë lëshohet në rrugë dhe përpak sa nuk pësoi një aksident ; në atë moment njeri prej tyre thotë :
– Mendoj se fëmijët nuk duhen lënë të lire të bredhin nëpër rrugë ku kalojnë makina. Miku i tij ndoshta jo shumë në humor të mirë , nuk ishte dakord me këtë ide dhe i përgjigjet : – Mendoj se do ishte budallallëk ti mbyllim fëmijët gjithë ditën brënda .”
Pas kësaj kundërpërgjigje mund të fillojë një diskutim pa vend , duke qenë se njëri prej miqve nxorri një konkluzion të gabuar. Personi që tha se fëmijët nuk duhen lënë të lirë në rrugë , nuk donte të thoshte që fëmijët duhen mbyllur brënda, por që duhet të luajnë në hapësira ku nuk ka rrezik dhe vende ku dikush mund ti kontrrollojë.
Ky shembulli është shumë i thjeshtë , por në jetën e përditëshme tentojmë të përdorim këtë tip mendimi për të hedhur poshtë argumentat e tjetrit dhe për ta ngatërruar . Kjo gjë ndodh shpesh ne diskutimet mes çifteve . Ndoshta ndonjëherë dhe ne vetë mund të kemi qenë objekt i këtij lloj përgjithësimi.
Në psikologji kjo formë e kundërshtimit të argumentave të tjetrit është emërtuar “argumenti i njeriut prej kashte” (ose më thjeshtë argumenti i dordolecit.) Ky emërtim interesant e ka prejardhjen nga ambienti ushtarak kur në të shkuarën vendosnin dordolecë kashte për të stërvitur ushtarët për luftë , ndonëse dihet që dordolecët janë të kollajshëm për t’u mundur.
Në relacionet interpersonale kjo mënyrë argumentimi tenton të krijojë një pozicion fallco që me tej do jete i thjeshte per tu rrëzuar duke bërë që të fitojë kundërshtari. Por kjo nuk është mënyra më efikase për të zgjidhur konfliktet dhe aq më pak për të arritur në konkluzione të drejta sepse : jemi duke kundërshtuar me një argument tërësisht të sajuar , një përgjithësim të pavend dhe një interpretim të keq. Eshtë e qartë që “ burri prej kashte “ është një version shumë më i lehtë për t’u kundërshtuar në krahasim me qëndrimin real të tjetrit.
Për të gjithë ata që “ përdorin burrin prej kashte “ si teknikë për të dalë fitimtar në diskutime, duhet të dinë që ajo që ka vlerë në një debat nuk është kush fiton e kush humbet. Ajo që ka vlerë është që të dyja palët të dalin nga debati të pasuruar me ide dhe këndvështrime të reja .
Situatat më interesante janë ato rastet kur të apasionuar pas kësaj teknike, humbasin (qëllimisht ) fillin e diskutimit , anashkalojnë çështjen thelbësore të bisedës dhe meren me argumenta dytësore dhe aspak te rëndesishme. Besoj nuk duhet shumë mend të kuptojmë se cilët janë mjeshtrat e kësaj teknike. Unë perceptoj POLITIKANET si më të zotët në këtë mesele , por gjithkush ka të drejtë ta pasurojë listën me shefat, punëdhënësit, analistët, kolegët , miqtë …♥♥
(psikologjia për të gjithë)