Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur sillemi si gomari i Buridan-it.
Disa njerëz janë si gomari i Buridan – it. Mesiguri po mendoni ;” e kush na qenka ky gomari i Buridan – it? ” Prej shekujsh qeniet njerëzore i zgjedhin shoket e tyre te planetit si protagoniste te rrefenjave te ndryshme. Kjo strategji është më e perdorur ne tregimet per femije ku gjinkalla, milingona, derrkuci dhe natyrisht edhe gomari janë te personifikuar.E pra, gomari i Buridan – it është protagonist i një paradoksi mesjetar qëllimi i të cilit ishte të sulmonte faktin qe arsyeja eshte burimi i vetëm dhe maksimal i diturisë. Më konkretisht, kjo histori ka lindur për të kritikuar demonstrimin racional të ekzistencës së Zotit të bërë nga Jean Buridan por gjithashtu mund të shërbejë për të sulmuar të gjitha demonstrimet, e tjera të prodhuara në histori.
Ne kete artikull kjo metafore eshte perdorur me nje tjeter sens, por fillimisht do tregojme historine e ketij gomari te famshem.
Historia e gomarit te Buridan- it. Gomari i Buridan-it nuk eshte se kishte ndonje gje te veçante, por u gjend në një situatë shumë të veçantë. Ka disa versione të ketij tregimi: disa, thone se gomari ndodhej midis dy mullareve me bar, ndërsa disa të tjerë tregojne se ishte midis një mullari dhe një kove me ujë. Gomari i kishte te dyja objektet ne largesi te barabarte nga vetja. Paradoksi i historisë është se gomari, i cili ishte shumë racional, ngordhi urie pasi nuk dinte se ke te zgjidhte nga mullaret . Absurde ë ?, Edhe pse historia ju duket e çuditeshme, po te mendoheni mire mesiguri qe njihni ndonje qe i ngjan gomarit te Buridan – it .Ndoshta edhe ne vete jemi sjelle si ai ndonjehere. Zakonisht opsionet që marim ne konsiderate para se të marrim një vendim nuk janë kurre krejtësisht kuadruese, por ndodh që kanë mbi ne te njëjten force tërheqese. Çfare ndodh atehere ne kete pike? Ja fillojme te reflektojme,mendojme,vleresojme pro dhe kunder….po me pas ? Mund te ndodhe qe njera nga dy opsionet shuhet ose ne rastin me te keq shuhen qe te dyja; dhe keshtu mbetemi pa asgje . Pavendosmeria ne fakt eshte “hajdutja” me e mire e mundesive qe na krijohen.
Njerez qe i ngjajne gomarit te Buridan-it. Siç thame ne fillim, kjo rrefenje ka lindur si nje kritike ndaj perdorimit te arsyes si mjet me te cilin mund te shohim boten. Jane pikerisht personat shume racional, qe rrezikojne te mbeten ne kurthin e paradokseve te ngjashme me ate te gomarit dhe me e keqja eshte se mund te kene te njejtin fund. Ne disa raste ndoshta arrijnë t’ja dalin, jo se janë në gjendje të marrin një vendim, por sepse koha apo njerëzit e tjerë vendosin për ta duke hedhur poshtë një nga dy opsionet.. Sjellja e tyre identifikohet qartë në një grup: nuk janë kurre ata që vendosin midis dy propozimeve për vendin e mbrëmjes psh. dhe kur të tjerët e kanë zgjedhur një, ata do të përpiqen të nënvizojnë përparësitë e asaj qe eshte perjashtuar…. Njerëzit që i ngjajnë gomarit të Buridan – it janë të “patundur” nga natyra dhe në kontekstin e grupit siç përshkruhet me lart shpesh shkaktojnë mosmarrëveshje.
Kush jeton me keta persona vjen nje çast qe lodhet me sjelljen e tyre dhe mundohet te mos i lërë te vendosin kur ndodhen mes disa zgjedhjesh , nga frika se mos bllokohen ose nervozohen. Nga ana tjeter personat racional jane keshillues te shkelqyer, te cileve mund t’jua tregojme problemet tona sepse jane kaq shume te ushtruar me analizimin analitik saqe mund te elaborojne nje vleresim te pergjithshem dhe te thelle te situates ne nje kohe te shkurter… E njohin mire kompanite e medha kete çeshtje, te cilat kerkojne gjithmone nje lloj tipi per te mare vendime dhe nje tjeter tip per te bere nje ide te detajuar per çka ndodh ne nje situate te caktuar.Po keshtu edhe ne politike ndodh e njejta gje; disa politikane jane te zotet ne analizimin e realitetit, por bllokohen krejtesisht kur duhet te marin nje vendim dhe ta aplikojnë.
Nje shembull tipik te pavendosmerise e hasim rëndom ne dhomat e proves se veshjeve, ku kemi persona qe provojne dy veshje, por mund te blejne vetem nje dhe jane aq te pavendosur saqe deshperojne dhe mikun me te durueshem ne bote. Kritikët e këtij paradoksi argumentojnë se zgjedhjet tona rrallë i ngjajnë atyre të gomarit të Buridan – it. Kjo ndodh sepse vendimet njerëzore nuk bazohen te ndryshimi i vlerës objektive, por në perceptimin tonë per kete diference te vleres. Sidoqoftë, ne të gjithë njohim njerëzit që nuk arrijne të marrin një vendim kur gjenden perpara dy opsioneve qe ndjejne se i duan në të njëjtën mënyrë.
Kultura popullore ju ka kushtuar plot proverba, perralla e tregime shokeve tanë të planetit dhe une qëlloj shpesh ta shoh veten të “pavendosur si gomari,” “kokeforte si mushka,” “te ngathet si breshka,” “te ndrojtur si iriqi,” “injorante si dhia”.
(tregime Ψ terapeutike) 1/mars/2019