Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kura për depresionin dhe ankthin sipas “bios pythagorikos.”
Kurën për depresionin dhe ankthin grekët e lashte, e bazonin ne nje perqasje holistike mjaft interesante. Ata kishin parasysh nje stil jetese te njohur si : bios pythagorikos me ane te se ciles ju mesonin njerezve te kujdeseshin per menyren e te ushqyerit, aktivitetin fizik, por mbi te gjitha ate intelektual..Perkujdesja per trupin dhe ndriçimi mendjes , ishin per filozofet e greqise elementet kyç per te patur qetesi shpirterore.
Sot ndoshta këto elemente mund të mos duken aq thelbësore, por kemi arritur ne një pikë ku ndoshta, ajo që na nevojitet më shume është të kthehemi pikerisht në themelet baze. Te kthehemi dhe t’a zvogëlojmë kompleksitetin e jetës së përditshme, të ulim shqetësimet, të heqim stimujt e tepert , t’ju japim priotitet ceshtjeve te rendesishme.
Asokohe figura të tilla si Platoni, Aristoteli apo Pitagora nuk flisnin vetëm për koncepte morale, etike apo estetike, por ju mesonin njerezve edhe artin e “te jetuarit mire”. Madje më e rëndësishme nëse ishte e mundur, qëllimi përfundimtar i filozofisë ka qenë gjithmonë te mesoje njerëzit të mendojnë më mire. Një aspekt thelbësor ky që në një afat të gjatë na lejon të investojmë në mirëqenien tonë.
Ne çfare konsiston kura per depresionin dhe ankthin sipas bios pythagorikos ?
Nicholas Kardaras nje psikolog klinik i njohur per punen e tij shkencore ne fushen e shendetit mendor, ka nje publikim te sukseshem qe titullohet; How Plato and Pythagoras Can Save Your Life .Ne kete punim gjate nje konference te American Psychological Association (APA) ai parashtroi disa ide:
–Sot depresioni dhe ankthi jane dy sfida te medha ne fushen e shendetit. Parashikohet qe ne 2030 do te jene çrregullimet kryesore. –Nje studim prane King’s College ne Londer (konsideruar studimi me i rendesishem per ankthin dhe depresionin) tregon se 30 – 40% i rriskut per depresion dhe ankth eshte gjenetike,nderkohe qe 60 – 70 % vjen nga faktoret mjedisor. – Origjina e ketyre çrregullimeve psikologjike nuk gjendet vetem ne menyren tone te jeteses se industrializuar dhe urbanizuar. Po harrojme krejtesisht prioritetet tona ekzistenciale, objektivat tona…e kerkojme lumturine te produktet me afat skadence te programuar.(iphone, kompjuter, makine).Po veteizolohemi çdo dite e me shume. Jemi nje shoqeri qe edhe pse e hiperlidhur me rrjetin elektronik ndjehet më e vetmuar se kurre.
–Nje tjeter aspekt mjaft interesant tregojne studimet shkencore ne Universitetin e Kansas. Disa popuj si Kaluli ne Papua Guinea e Re, paraqesin nje indeks depresioni zero ose inekzistent. Ne keto vende popullsia adopton nje filozofi jete shume te thjeshte qe iu lejon atyre te shijojne nje mireqenie mendore te mire. – Ndersa ne mund te perfitojme nga kura per depresionin dhe ankthin qe kane lene te trasheguar greket e lashte. E nisur ne ate kohe nga Pitagora njihet si bios pythagorikos. Le ta shohim per çfare behet fjale:.
1)Diete e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore omega 3 gjenden ne ushqime si arrat,vaji i ullirit, salmoni, farat e chia – s . Shume interesant eshte fakti se studimet tregojne qe keto acide yndyrore veprojne si neuroprotektore autentik. 2) Aktivitet fizik i rregullt. Gjimnazi ne Greqine e Lashte ishte nje institucion qe i dedikohej edukimit fizik dhe shpirteror.Dy fusha pra te lidhura me njera- tjetren. Ne ditet e sotme e leme shume pas dore rendesine e ushtrimeve fizike, mbajtjen ne forme te trupit, shijimin e jetes aktive per te qene ne harmoni me mjedisin rrethues, me natyren, me veten.3)Te jesh ne harmoni me driten e diellit. Nje tjeter element thelbesor per kuren e depresionit dhe ankthit per greket e lashte. Po ta mendojme mire jemi duke e humbur fare kete mundesi. Jemi te rrethuar gjithandej nga drita artificiale neper zyrat tona dhe mjetet elektronike. Kjo lloj drite e demton “nevojen tone per qetesi ” dhe si pasoje edhe shendetin. Duhet patjeter te ekspozohemi ne driten e diellit dhe te rregullojme oraret tona që te mos e humbasim lidhjen me ciklin e natyres.
4) Zhvillojme aktivitete qe parandalojne mendimet negative. Greket e lashte ishin te parët kur behej fjale per argëtim dhe relaks , perveç kultivimit te kenaqesive fantastike me te cilat luftonin preokupimet. Nuk duhet detyrimisht te hyjme ne hedonizem (kenaqesi pa limit),por te krijojme mundesine te shijojme pak ore ne te cilat ti dedikohemi pasioneve, deshirave tona duke u ndjere te lire, alegro dhe krijues.
5) Dialektika. Në shërimin e depresionit dhe ankthit, grekët e lashtë sigurisht e përfshinin këtë aktivitet interesant. Dialektika është arti i konfrontimit, degjimit, diskutimit, relativizimit, mësimit, ripërtëritjes së ideve, zbulimeve te reja … Kjo para së gjithash eshte nje mundesi per te patur kontakte shoqërore te vlefeshme që na hapin perspektiva të reja, që na nxisin me energjinë , optimizmin dhe gjallerine e tyre .
Nuk mund te ishin me te thjeshta se kaq sygjerimet e “kures greke” per depresionin. Më shumë se një “kuti e ndihmës së shpejte”, është një ftesë për të krijuar një stil jetese të re: të krijojmë një projekt ku të jemi ne protagonistët qe e ndjekim dhe perpiqemi për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
(psikologjia per te gjithe) 25/shkurt/2019