Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Kush na e vjedh gëzimin ?”
“Si nuk u gëzova nje here!” – fjalia që dëgjon të përsëritet shpesh në këto vite.. gjysëm si me shaka, gjysëm si vetemeshire dhe pak nga “fati i keq” e themi pasi gjithmone ndodh qe gjerat ose nuk shkojne mire ose nuk shkojne ashtu siç duam. Fakti eshte pra se gëzimet dhe kënaqësitë po pakesohen çdo dite e me shume per te gjithe ne..Ka me qindra libra, manuale, keshilla, kurse që kanë si qëllim të na mësojne si të jemi të lumtur dhe pa shqetesime, ndersa ky postim flet per “hajdutet e gezimit” sepse jane ata qe na e zhvasin atë.
Dikur ishte gëzimi ...ose ndjenja se gjërat e jetës sonë po përshtaten mire me njera – tjetren, se midis mundesive te ndryshme është duke u realizuar me e mira per ne dhe se ajo që po jetojmë eshte garanci se edhe ne momentet ne vijim do shkoje gjithçka per mrekulli. Me pas filluam te mos e provojme më kete lloj ndjesie. Ndoshta sepse sa me mire te jemi aq me teper kerkojme, nuk jemi ne gjendje të shijojmë dhe ndoshta sepse tashme kane hyre ne mes ato qe na e vjedhin kete ndjesi kenaqesie.
Nje nga keta “hajdutë te gezimit” eshte; 1. Krahasimi.Të krahasuarit me te tjeret eshte nje menyre e shpejte per t’u takuar me vuajtjen. Kur krahasohemi eshte si te masim nje veshje ne litra. Nuk ka sens; apo jo !? Duke u krahasuar me kolegen tone , mikeshen tone, prinderit tane apo me nje model tonin, jemi duke humbur ate qe vertete na karakterizon së brendeshmi dhe kjo nuk mund te na beje veçse më të “varfer”, ose te ndjehemi si te tille. Kjo vlen edhe kur krahasohemi dhe rezultojme fitimtar, apo me te mire se te tjeret.
2.Te ankuarit/viktimizimi. Kjo jo vetem qe eshte nje nga hajdutet me te medhenj te gezimit,por krijon madje dhe telashe te tjera. Veteshpallja te pervuajtur /viktimizimi gjeneron nje sasi te madhe skorjesh emocionale…shkakton lodhje dhe te shuan. Te ndjesh frike dhe trishtim eshte legjitime dhe e shendeteshme sepse jemi në kontakt me ate qe perjetojmë shpirterisht dhe na lehteson nga pesha e maskes, nderkohe qe te maresh rolin e protagonistit te tragjedise gjate gjithe kohes të sfilit dhe të privon nga mundesite
3.Pavendosmeria qe ne pergjithesi fsheh kerkimin me ngulm per të mos dështuar. Nuk vendosim sepse duam te shmangim me çdo kusht gabimin dhe keshtu shpenzojme kohe duke kerkuar zgjidhjen perfundimtare, zgjidhjen pa rrezikqe. Ja pikerisht ketu mes hajduteve te gezimit, kjo eshte ajo qe gërryen dëshiren për të zbuluar qe eshte kusht kryesor per kenaqesine dhe harenë.
4.Falsiteti/shtirja. Perpjekjet per te qene ndryshe, përpjekjet për të pilotuar mënyrën se si na shohin të tjerët është një punë e vështirë. Gjithe kohes ! – po si mund të pretendojme të jemi dikush që nuk e dime as se cili eshte tek e fundit !? Vështirë të ndihemi të kënaqur veçse ne ndonje moment te shkurter.. Pjesa tjetër është e gjitha rregullo ketu,sistemo aty,,fshih diçka andej,nxirr ne pah diçka ketej,kopjo , shpik, sajo…Me pak fjalë, shumë pak shanse për t’u ndjerë mirë brenda ketyre taktikave.
5. Mosbesimi ndaj të tjerëve. Sidomos kur është total.Te mos jesh teresisht “i leshte” te mban larg nga shume telashe, por te besosh gjithe kohes se te tjeret do na lëndojnë qofte me dashje qofte nga padija, na vendos ne maje te nje lloj piedestali qe dihet se pas tronditjes se vogel vjen goditja e madhe. Sii ? – Nuk ke besim kurre sepse mendon se je ti me e mira.!? – po te jete keshtu nuk t’a ka kush ziline, sepse me te miret kane gjithmone nje peshe te madhe mbi shpatulla; nuk duhet ti kerkojne ndihme kerkujt, nuk iu lejohet te mos i dine gjerat, duhet te jene gjithmone ne krye e plot si keto. Me ç’duket këtu jemi ndër hajdutët më dinakë të gëzimit.
6.Pretendimet. Te tjeret te na kuptojne dhe te pershtaten. Presim dhe urojme qe te rrethohemi nga persona ne gjendje te kuptojne, te shohin dhe respektojne nevojat dhe dobesite tona, por ndonjehere nuk i kuptojme dhe ne vete dhe nuk mund te pretendojme qe te tjeret te arrijne ate qe ne te paret e shmangim dhe delegojme ne menyre te vazhdueshme. Te pretendosh kuptueshmeri te plote,bashkepunim dhe mbeshtetje te nevojave tona, eshte si te hypesh ne nje avion dhe te provosh te prenotosh nje stacion ne mes si ne linjen e autobuzit ne qytet. – Absurde apo jo !? – a nuk eshte me vlefshme te mesojme te bejme bileten e duhur per vendin ku duam te mberrijme ? Per kete mesojme te njohim veten dhe te kuptojme çfare po na ndodh vertete…Besoj se njihni dhe mendoni se ka edhe “hajdute te tjere te gezimit”. Provo te kuptosh cilet jane ato qe po t’a vjedhin dozen tende te kenaqesise dhe gezimit ne jeten e perditeshme dhe nqse nuk di si t’i pengosh, kerko ndihme !