Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Lëvizja për shëndetin mendor e Dorothea Dix.
Levizja per shëndetin mendor e themeluar nga Dorothea Dix ka shenuar nje zhvillim historik ne kurën e semundjeve mendore. Kjo lëvizje permban nje perqasje te re ne zgjidhjet e problemeve me natyre mendore. Objektivi kryesor ishte integrimi social i personave qe ishin te perjashtuar. Lindur (shek.XIX) ne nje familje amerikane me probleme, Dorothea Dix nisi Levizjen per shendetin mendor. Fale ndjeshmerise se saj , i’u dha ze njerezve te perjashtuar nga shoqeria. Ndoshta shume pak e njohin emrin e saj, por Dorothea ishte nje grua shume e rendesishme. Lindi ne USA ne 1802. Nuk pati nje femijeri te lumtur. I jati kishte probleme me alkolin ndersa e jema vuante nga çrregullime psikologjike te renda.
Veshtiresite ne familje e ben shume te ndjeshme kundrejt personave me më pak fat.Ajo e drejtoi vemendjen e saj drejt integrimit te individeve te perjashtuar nga shoqeria.Themeloi levizjen per shendetin mendor. Në moshën 39-vjeçare ishte vullnetare në një burg grash me çrregullime mendore dhe kjo shënoi fillimin e mendimit të saj aktual. Ideja kryesore ishte kërkimi për një përgjithësim të trajtimit psikologjik. Në këtë mënyrë, do të ishte e mundur te pershtatej per çdo individ; pra edhe per ata qe nuk kishin mundesi financiare.Impakti ishte i madh dhe u krijua e ashtuquajtura terapia morale. Filluan te ndryshojne edhe kushtet higjenike te qendrave ku jetonin personat me çrregullime mendore.
”Te çmendurit”, të perjashtuarit nga shoqeria.
Ne fillim te shek XVIII , ata qe shfaqnin simptoma te renda psiqike quheshin te çmendur.Konsideroheshin si te pallogjikshem dhe te paafte per te arsyetuar. Te trajtuar si kafshe te egra, ata jetonin ne çmendina si brenda nje kafazi.Shpesh ishin objekt sharjesh dhe talljesh.Kushtet e jeteses ishin çnjerezore dhe po ashtu edhe menyra si i trajtonin. I rrihnin dhe i linin te vdisnin urie te izoluar dhe te trullosur nga substanca te ndryshme kimike.Nje nga ngjarjet qe ndikoi ne ndryshimin e situates ishte trajtimi qe merte George i III, i njohur si “mbreti i çmendur”.Ky monark vuante nga porfiria.Per te kuruar semundjen e tij,mjeket i jepnin sasi te medha qumesht gomari.Ky trajtim favorizoi lindjen e nje ndjenje optimizmi social dhe hapi porten e nderhyrjeve dhe terapive te reja per pacient me çrregullime mendore.
Terapia morale, trajtim human dhe i personalizuar. Ne menyre graduale u hap rruga per nje perqasje psikosociale perkundrejt çrregullimeve mendore. Shkendija qe ndezi terapine morale (ne gjysmen e pare te shek te XVIII) ishte pikerisht nevoja per te filluar njohjen e te drejtave individuale.Ky term lidhet me aspektet emocionale dhe psikologjike te individit.Veç te tjerash percakton nje “kod sjelljeje” qe udheheq ekzistencen.Ndër parimet themelore ishte pranimi dhe trajtimi i pacientit në mënyrë të natyrshme dhe të respektueshme. Specialistët nxitën kontaktet dhe marrëdhëniet ndërpersonale, perveçse nje vëmendje të personalizuar. Lindja e terapisë morale favorizoi mbylljen e institucioneve psikiatrike (çmendinave). Në këmbim, u ngritën vende më të përshtatshme të kujdesit, të destinuara për shërimin dhe riintegrimin e pacientit në shoqëri.
Lindi lëvizja per shëndetin mendor. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, terapia morale pësoi një rënie për shkak të rritjes së madhe të njerëzve që iu drejtuan institucioneve.Rritja e pacientëve kishte dy shkaqe. Nga njëra anë, ardhja e emigrantëve pas luftës civile, nga ana tjetër lindja e lëvizjes për shëndetin mendor e Dorothea Dix. Pasojat, të paparashikuara dhe të drejtpërdrejta, çuan në rritjen e madhe të shtrimeve në spitale.
Kur mbërriti në Angli, Dorothea u sëmur nga mushkëritë .Gjatë sëmundjes ajo pati kontakte me disa studiues të cilët e prezantuan me teoritë e vëmendjes ndaj çmendurisë. Psh: terapi morale, kontrasti midis jetës së izoluar dhe shoqërisë, eliminimit të kufizimeve mekanike dhe terapisë okupacionale.
Përvoja në burgje.Një vizitë vullnetare në një burg grash i hapi sytë për kushtet në të cilat jetonin të burgosurat.U prek aq shume nga degradimi në të cilin ato ishin të detyruara te jetonin saqë vendosi të impenjohej në maksimum.Që atëherë vizitoi qendra dhe institucione të shumta denimi me qëllim qe të njihte thellë abuzimet dhe kushtet çnjerëzore.Vendosi t’a ndryshojë situatën. Themeloi lëvizjen e shëndetit mendor dhe nisi një fushatë për të eliminuar paragjykimet sociale. Qëllimi i saj ishte rikthimi i dinjitetit njerëzor.
Reforma e institucioneve mendore. Dorothea Dix mblodhi dëshmi të mjaftueshme për të kërkuar një interpelancë nga Gjykata e Massachusetts. Ajo kërkonte modifikimin e kushteve të tmerrshme dhe të demshme në të cilat jetonin të sëmurët mendor. Libri i saj ne 1845, Shënime mbi Burgjet dhe Disiplinat e Burgjeve në Shtetet e Bashkuara, kontribuoi në krijimin e spitaleve psikiatrike në 11 shtetet lindore të vendit.
Ndoshta nuk është figura femerore më e famshme e historise, por sigurisht ka dhene nje kontribut të madh etik dhe moral në terapitë psiqike. Pa punën e saj trajtimi i sëmundjeve mendore me gjasa nuk do të kishte ndryshuar.Konsiderohet promovuesja e perqasjes së re ndaj çrregullimeve psikiatrike. Dorothea Dix dhe lëvizja e shëndetit mendor perfaqesojne një pikë kthese te jashtezakoneshme.
(psikologjia per te gjithe) 5/Janar/2019