Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Logopedia është një degë e mjekësisë që meret me parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve që prekin , zërin , gjuhën e folur (orale dhe të shkruajtur) dhe komunikimin.
Të mësosh të flasësh në fakt për një fëmijë nuk është gjithmonë një rrugëtim i lehtë pa VESHTIRESI dhe që vjen natyrshëm.
E përgjithshmja është se përftimi i këtij instrumenti të rëndësishëm të komunikimit që e dallon krijesën njerëzore nga kafshët e tjera , vjen në vitet e para të jetës dhe dalëngadalë praktikohet si gjatë rritjes ashtu dhe gjatë kontributit thelbësor që është edukimi shkollor.
Por çfarë ndodh kur hasen vështirësi, kur prindërit kuptojnë që fëmija i tyre po vonon së foluri , ose shqipton keq dhe në mënyre të pakuptueshme edhe fjalë shumë të thjeshta?
Logopedia dhe specialistët e saj ekzistojnë pikërisht për këtë, për të ndihmuar fëmijën nëpërmjet seancave logopedike të cilat përfshijnë ushtrime specifike me fëmijët në mënyrë që të arrijnë të zotërojne “kodin gjuhë”.
Kush është logopedisti ?
Logopedisti ështe një specialist i cili ushtron aktivitet rehabilitues (parandalim , vlerësim dhe kurim ) të patologjive të gjuhës (asaj të folur dhe të shkruajtur ) dhe të komunikimit.
Logopedi trajton problematikat rreth gjuhës me fëmijet (mosha e zhvillimit), të rriturit dhe moshën e tretë.
Ja disa nga patologjitë që trajtohen nga logopedi
- Çrregullime të zërit (Disfonia) edhe ato profesionale dhe artistike)
- Rehabilitim i personave pas një ndërhyrje kirurgjikale në laring.
- Çrregullim të artikulimit të fjalëve ose shqiptimit (dislalia)
- Çrregullime të gëlltitjes në çfarëdo moshe dhe nga çfarëdo shkaku.
- Çrregullime të fluksit të fjalëve ( belbëzimi) etj.
- Çrregullime të komunikimit të gjuhës te fëmijët të shkaktuara nga defiçite intelektive, motore, dëgjimi , socio – ambjentale, kulturore etj.
- Terapi logopedike me fëmijët pas ” implantit koklear “.
- Çrregullime të komunikimit dhe gjuhës në moshat e rritura dhe në moshat e avancuara (Disartrite, afazite, dispraksite ) etj.
- Çrregullime të të nxënit në shkollë (në veçanti disleksia , disgrafia)