Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Më plotëso një dëshirë !
Ja si shndërrohet një nga rrëfenjat e ” Njëmijë e një netëve ” në një shkrim me sarkazëm dhe humor kundrejt realitetit të sotëm .
” Një grua kishte dalë në pyll për kërpudha. Duke ecur i zunë sytë një llampë të vjetër me vaj. E mori dhe menjëherë sapo filloi ta fërkonte ju shfaq Xhindi.
A mund të mi plotësosh tre dëshirat e mia ? – e pyet gruaja.
JO ! – i thotë Xhindi… për shkak të kohërave të këqija , reçensionit , globalizimit, inflacionit, grevave dhe gjithë problemeve të tjera që ka bota, sot për sot, mund të të plotësoj vetëm një dëshirë….
Atëherë gruaja nxjerr një hartë gjeografike nga çanta dhe i thotë: në këtë rast do doja paqen në Lindjen e Mesme. E sheh këtë hartë ? Do të doja që këto vëndet të mos bënin më luftë ! Xhindi i hedh një sy hartës dhe shpërthen: Po dreqi e mori , këto vende janë në luftë prej shekujsh. Nuk besoj se mund të bëj gjë, jam i zoti por jo deri në këtë pikë. Nuk bëj dot gjë absolutisht . As mos e mendo fare. Edhe sikur Mësuesit tim ti kërkoja ndihmë , nuk do të mundja ta realizoja këtë dëshirë. Harroje !
Hë , kërkomë diçka tjetër tani ! – i thotë Xhindi.
Gruaja mendohet një çast dhe i thotë: nuk kam arritur kurrë të gjej burrin e duhur : një burrë të ndjeshëm dhe të dashur, të pashëm dhe inteligjent, që të më bëjë të qesh, që më respekton, që më kupton dhe mbështet, që të jetë një i dashur i kujdesshëm dhe që më mbush me komplimente, që më bën të ndihem e bukur dhe e dëshiruar, që nuk kalon gjithë kohën duke parë futboll në TV, që më sjell çdo ditë mëngjesin në krevat dhe që nuk më tradhëton….
…..në këtë moment Xhindi duke shfryrë …..ma jep këtu , atë dreq harte ta shoh dhe një herë “……♥
14/Tetor/2016