Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mos mbill më kot lule në kopështin e personave që nuk do ti ujisin !
Mundësitë tona janë të limituara. Energjia jonë nuk është e pashtershme , po keshtu koha dhe durimi ynë. Per kete arsye duhet te jemi më të kujdesshem kur vendosim se për çfarë do t’i investojme. Shpesh perfundojme duke i shpenzuar te gjitha keto energji dhe ndjenja në aktivitete qe nuk ia vlejne ose per persona qe nuk i çmojnë .
Mos u mundo per dike qe nuk e çmon atë që po bën . Dhimbsuria, dhe deshira per te ndihmuar te tjeret, jane cilesi qe na fisnikerojnë dhe na bejne te zhvillohemi si persona, por gjithçka ka një kufi. Pertej ketij kufiri mund te fillojme të demtojme veten pa e kuptuar, aq me teper kur personi per te cilin po japim kaq shume as që e çmon fare kete gjë.
Si mund te kuptojme që po sforcohemi më kot ?
- Kur perpiqesh per personin shumë me teper se sa ai vetë.
- Kur niveli yt i kompromiseve eshte me i madh se sa i personit qe po ndihmon.
- Kur rrezikon shume per te ndihmuar dike, por ky person nuk rrezikon asgje nga vetja.
- Kur po konsumohesh shume , por personi tjeter nuk eshte i gatshem te investoje te njejten sasi energjie.
- Kur ky person nuk e vlereson kohen tende, gadishmerine dhe perkushtimin.
- Kur ky person nuk do te ishte i gatshem te bente te njejten gje për ty.
Ne keto raste do te ishte mirë te pyesnim veten nëse ia vlen vertete te shpenzojme kaq shume energji, kohë dhe lodhje per te mbjelle lule qe askush nuk do t’i ujisë, duke qenë që personit qe po ndihmojme nuk i intereson . Kjo forme ç’ekuilibri mund te krijohet ne shume relacione interpersonale, si ne çift, mes prinderve dhe femijeve ose mes miqsh.Po reaguam gjithe kohes si spirancë shpetimi, po morem rolin e “shpetimtarit”, pa asgjë në këmbim do te perfundojme me energji te shteruara. Nderkohe personi qe po “shpetojmë” nuk do te rritet asnjehere sepse ndjehet rehat ne rolin e tij. Praktikisht eshte njesoj sikur te mbjellim lule pafundesisht. Nqse personi tjeter nuk mer persiper pjesen e vet te pergjegjesise dhe nuk i ujit lulet ,ato do te perfundojne gjithmone te vyshkura. Natyrisht eshte nje sjellje jo e këndeshme qe askush nuk do te donte t’a perseriste , por ne lidhjet ku hyjne ndjenjat ne mes, nuk eshte gjithmone e lehte te kuptojme qe po mbjellim lule ne shkretetire.
Kjo nuk do te thote qe t’a braktisim personin, por eshte nje sinjal qe nuk po na shpie ne rrugen e duhur. Ndoshta ky person eshte shume egoist per te qene i afte te njohe mundimin tone. Ndoshta nuk eshte i gatshem te mare pergjegjesite qe kerkon situata, ose thjesht nuk arrin t’a kuptoje sforcimin qe po bejme per t’a ndihmuar. Nqse japim pafundesisht gjithçka dhe nga ana tjeter nuk ka asnje shenje shkembimi reciprok, nuk surprizohemi, kur të ndjejme brenda vetes nje boshllek emocional të stërmadh. Nuk duhet te surprizohemi as kur personi tjeter vazhdon të rezultojë një “kungull i papjekur “.
Cila eshte zgjidhja ? Thjesht nuk duhet te mbjellim, por te ndihmojme te mbjellin lule duke bërë te ditur që në fillim se jemi të gatshëm të ndihmojmë por qe pergjegjesia finale nuk eshte vetem e jona. Presim perpjekje dhe interesim dhe nga personi tjeter… Dhe tani vrap gjithsecili të ujisë lulet e veta në ballkon .☺
(psikologjia per te gjithë) 14/gusht/2017