Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mos u dorëzo shpejt , por as mos ngul këmbë gjatë !
Jeta nuk është nje vrapim i shpejtë, por një maratonë e gjatë dhe për të arritur larg ende në formë të mirë , duhet të mësojmë të mbajmë ekuilibrin , të dimë kur është momenti për të nxituar hapin, kur për ta ngadalësuar dhe kur për ta ndaluar fare për të rimarë veten. Eshte e veshtire te realizohet e gjitha kjo. Eshte më e lehte të biesh preh e emocioneve ekstreme , sidomos në këtë shoqeri ku hiperbolizohet gjithçka .
Shoqeria na përcjell nje mesazh te qarte: “Insisto dhe do të kesh sukses!“ Po hoqe dorë do të thotë që ke dështuar, qe je pa vullnet , qe je i pavendosur, qe je dembel, që nuk je i zoti. Por e verteta eshte se ndonjehere të heqesh dore eshte tregues inteligjence , sensi praktik dhe i nje intuite te mire mbijetese.
Te zhytur ne “diktaturen e psikologjise pozitive”, flitet shume pak per nje eksperiment shume interesant perreth kesaj çeshtje. Studimi tregon se : të heqësh dorë nga objektivat qe jane të veshtira per tu arritur ose shume ambiciozë eshte shume me teper perfituese nga sa mendohet , sidomos per shendetin.
Psikologet (gjatë studimeve) vunë re qe personat qe arrinin te kuptonin ne kohe se objektivat ishin te paarritshem, që nderronin strategji, që i rishikonin objektivat dhe i pershtasnin sipas rrethanave , ishin më pak te stresuar dhe vuanin me pak nga probleme shendetesore . Edhe niveli i kortizolit ne gjak ishte me i ulet . Nga ana tjeter ata qe insistonin ne realizimin e objektivave me çdo kusht edhe pas disa deshtimeve rradhazi, shfaqnin ankth, ishin me te prekshem ndaj semundjeve me origjine virusale , çrregullimeve gastrointestinale, dhimbjes se kokes dhe irritimit te lekures.
Po ku qendron kufiri ? Paradoksi i STOCKDALE.
Eshte e vertete qe ne jete shume gjera te vlefshme kerkojne , perpjekje , durim dhe sakrifice. Dorezimi shume shpejt sjell braktisje enderrash e projektesh që shndërrohen në pakenaqesi dhe ndjenje deshtimi. Nga ana tjeter edhe optimizmi i ekzagjeruar mund te na shkaktoje situata shume te keqija , si ç’tregon edhe Paradoksi i Stockdale . Kete term e krijoi per here te pare Jim Collins. Ai u nis nga rasti i Admiralit James Stockdale , i burgosuri amerikan i rangut me te larte ushtarak gjate luftes ne Vietnam. I burgosur në “Hanoi Hilton“, Stockdale u torturua vazhdimisht per 8 vjet rrjesht . Me pas ai tregon se te burgosurit më optimistë, qe vazhdonin te besonin se do te liroheshin ne Krishtlindjet e ardheshme ishin më të predispozuar te vdisnin. Problemi ishte se kur shpresat e tyre nuk realizoheshin , ata beheshin depresiv, trishtoheshin shume, keshtu qe dorezoheshin shume më shpejt se ata qe ishin më objektiv , por që nuk braktisnin shpresen dhe optimizmin.
Kjo tregon se edhe pse optimizmi eshte i rendesishem, ka momente qe mund te na kthehet kunder duke na shkaktuar ndjenja shume negative. Per kete arsye edhe pse insistimi për realizimin e objektivave tona eshte i rendesishëm, nga ana tjeter eshte gjithashtu e rendesishme te jemi në gjendje të vemë re sinjalet që na tregojnë se ka ardhur momenti të modifikojmë apo ndoshta të ndryshojmë tërësisht drejtim.( se nuk bëhemi dhe dot të gjithë; Profesorë, Doktorë , Drejtoresha dhe Drejtorë .☺♥ ).
(psikologjia per te gjithe) 25 / prill /2017