Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ??
Historinë e Narcizit që pa veten të pasqyruar në ujë dhe u dashurua marrëzisht pas imazhit të tij dhe duke u zgjatur për ta prekur dhe shtrënguar ra në ujë e u mbyt; besoj e kujtoni të gjithë. Aty në breg ku i riu humbi jetën , mbiu një lule që mori emrin e tij.
Në psikologjinë e epokës dixhitale një nga temat më të shpeshta ështe ajo e Narcizismit. Që nga fundi i viteve 70 Christopher Lasch shpjegoi se si jeta jonë do të kthehej në një individualizëm të përhapur në të gjitha nivelet; e vetmja gjë që nuk parashikoi dot ishte “sindroma selfie apo Instagram”. Në 2007 Jean Twenge psikologe e Universitetit San Diego , i pagëzoi të rinjtë e Amerikës me emërtimin “Gjenerata e Unit” . Që nga 1980 e deri më sot “epidemia narcizisëm” është shtuar me të njëjtin ritëm si obeziteti. Edhe në Europë një numër i madh studimesh e përshkruan Narcizismin si një lloj metafore bashkëkohore. “Unë , unë , unë”,… është një triumf ngado, në TV, në gazeta, në web, në jetën e përditëshme.
Eshte një alarm social
Eshtë tërësisht e dukshme që teknologjia funksionon si instrument për vetevleresimin personal dhe sasia e “like” – ve dhe e “follower” mat shkallën e kënaqësisë për të interesuarin. Psikologët janë të shqetësuar sepse kjo “epidemi Narcizismi” pengon zhvillimin korrekt të ndjenjave dhe emocioneve. Kemi të bëjmë me një proces ç’personalizimi që duket sikur nuk i vë fre limiteve njerëzore. Po ushqehet një botë iluzioni dhe joreale e karakterizuar nga një preokupim i ekzagjeruar për imazhin dhe përdorim të trupit si fetish. Pikërisht në pamundësinë për të përcaktuar limite të rinjtë modern , si Narcizi i gjorë mbeten në kurthin e imazhit të vetes, të hipnotizuar nga “bukuria” e tyre , të përhumbur mes selfie – ve dhe like – ve pa mundur dot të njohin thellësisht veten. Për të shtuar këtu dhe faktin që identitetin tonë e ndërtojme vetëm nëpërmjet kontaktit me tjetrin. Duke patur vetëm raporte virtuale dhe me instrumenta teknologjike ndërtojmë një identitet të bazuar në iluzion, identitet të thyeshëm, ndoshta të bukur , por të zbrazët….
Edhe Lusy ka tipare Narcistike
Po Lusy (personazhia vizatimore te Peanuts ), vajza thartiçkë, e sertë, hiperkritike dhe zevzeke ju kujtohet ? Po, po… Lusy që i drejtohej mikut Charlie Brown me ton përçmues dhe gjithë sarkazëm për ta bërë të dukej qesharak për dobësitë e tij. Lusy edhe për të vëllanë e saj Linus nuk ka pothuajse fare empati dhe nuk i bëhet vonë që e lëndon me sjelljen e saj. Ajo eshtë tejet e zënë duke kërkuar që të tjerët ta admirojnë, të konfirmojnë që është e bukur dhe inteligjente me qëllim që të forcojë idenë e madhështisë për veten. E për më tepër është e pandjeshme ndaj kritikave dhe gjykimeve të të tjerëve dhe preferon më shumë të japë këshilla se sa të marë.
Ka shumë tipare të karakterit të Lusy – it që duket se shkojnë drejt një çrregullimi narcistik të personalitetit, por gjenialiteti i autorit Schulz dhe aftësia e tij për të shpalosur tipare të tilla në një mënyrë dëfryese dhe plot ironi na bën gjithsesi të provojmë një farë simpatie për të. Kjo simpati që të ngjall bën që t’a “shpëtojmë “ nga diagnoza që i kanë vënë më sipër. Aq më teper që mburrjet dhe vetëlëvdatat që ajo i atribuon vetes janë gjeniale : E diagnostikova jetën time dhe e gjeta pa asnjë kleçkë. Prandaj do organizoj një ceremoni në të cilën do i jap vetes një medalje…Më pas do mbaj një fjalim vetëmirënjohës …dhe pastaj do shkoj të vetëfalenderoj veten time…. Eh..kështu është kur je perfekte , duhet ti bësh të gjitha vetë !!