Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Në fund të fundit fotografimi i vetes është një problem i identitetit !

 

Ndoshta nuk  e  kishte  menduar  as  vete  Steve  Jobs  se  duke  i  vendosur  fotokamerën  e  përparme  smartphonit , do  perhapej  kaq  shume  kjo  sjellje  kompulsive  qe  shohim  çdo  dite;- Fotografimi  i  vetes  dhe  ndarja  e  fotove  në  rrjetet  sociale, shnderruar  tashme  ne  nje  mani  te  vertete !
Çfarë  i  shtyn  njerëzit  e  të  gjitha  moshave  të  bejne  një  selfie  në  situata   dhe  vende  qe  nuk  t’a  pret  mendja ? Çfarë  kuptimi  ka  të  fotografosh  veten  gjatë një funerali (ka ndodhur dhe kjo!), ose  në  një  situate  aq  të  pasigurte  saqë  te rrezikosh  dhe  jetën ? Natyrisht  në  këto  sjellje  komponenti  narcistik  është  shumë  i  fortë, por  së  bashku  me  nevojën  për  t’u  veteshfaqur, ka  një  nevojë  po  aq  te  fortë për  te  ndarë  ne  rrjetet  sociale. Bashkejetojne  si  nevoja  për  t’u  pasqyruar  dhe  ajo  për  të  dëshmuar  prezencën  tonë  të  tjerëve. Në  fund  të  fundit  është  një problem  i  identitetit.

Në procesin e  ndërtimit  të  identitetit, stadi i  pasqyrës (studiuar nga Lacan) është një hap  themelor. Qenia njerëzore, kur  lind, nuk  është  e  pajisur, si  kafshët, me  instinktet  që  garantojnë  përshtatjen  me  botën  e jashtëme.. Relacioni  me  boten, mes  organizmit  dhe  ambjentit  mundesohet  nepermjet  imagjinares. Femija nga  6 – 18 muajsh, perpara  nje  pasqyre, fillimisht  kerkon  të  kape  imazhin  qe  shfaqet  sikur  te  ishte  nje  objekt  real. Me  pas  kupton  qe  eshte  nje  imazh  dhe  ne  fund  qe  eshte  imazhi  i  tij , ndryshe  nga  ai  i  te  jemes  qe  eshte  me  të. Ne  nje  faze  ku  ende  nuk  e  zoteron  dot  trupin  e  tij  dhe  e  perjeton  si  te  fragmentizuar, i  vogli  perfton  nje  vetedije  te  pare  per  veten  si  nje  e  terë (imazhi  i  vetes  i  unifikuar) nepermjet  veshtrimit  te  tjetrit, pasi  eshte  ky  veshtrim  qe  konfirmon  qe  eshte  ai. Kam  nevoje  per  tjetrin  per  t’u  bere  vetja  ime ; eshte  ky  guri  themeltar  i  identitetit  dhe  eshte  nje  proces  konjitiv  dhe  afektiv  njekohesisht. Por  kush  jam une ? Per  te  thene  Une  kemi  nevoje  te  dyfishojme  vetveten, kemi  nevoje  per  nje  subjekt  dhe  nje  objekt ; “ku  e  shoh  veten, nuk  jam! – aty  ku  jam, nuk  e  shoh  veten ! (Lacan)… Në  njërën  anë  eshte  një  trup – pulsional, arsyeja e madhe e trupit (Nietzsche), nga  ana  tjetër  Uni  imazh.

Secili prej  nesh duhet  të  merret  me  këtë “dopio” dhe  me  një  imazh  të  vetes  që  është  intim  dhe  i  huaj në  të  njëjtën  kohë. Iluzioni  narcisistik  konsiston  në  përpjekjen (e dëshpëruar) për t’a bërë veten  të përputhet  me  imazhin  tonë  dhe  në  mosnjohjen  pertej  nesh  te  nje  realiteti  autonom. Në  mit, në  fakt, Narcizi, krejt i pandjeshëm ndaj  dashurisë  së  Eko , vdes, sepse  zhytet  në  ujë duke  u  përpjekur  të  arrije  imazhin e  tij. Koha  qe  jetojme  e  ushqen  shume  iluzionin  narcistik. Tregut  global  i  duhen  vazhdimisht  konsumatore  te  pangopur”,(nevojat  nuk  duhet  te  shterojne  kurre). Konsumatore  gjithmonë  në  rrezik  të  turbullohen  para  eksesit  të  stimujve  që  ndeshin  kudo. Konsumatore  gjithnjë  e  më  shumë  vetëm “sepse  konsumizmi  është  një  aktivitet  i  vetmuar (madje  është  arketipi  i  vetmisë) edhe  kur  ndodh  nën  shoqërine  e  te  tjereve.” (Bauman).

Rezulton  një  shoqëri  gjithnjë  e  më  private  dhe  e  privuar  nga  referenca  të  qarta, që  nxit individët  të  mbështeten  vetëm  në  forcën  e  tyre,  t’i  perceptojnë  të  tjerët  si  pengese  për  afirmimin e tyre  dhe  të  shohin  vetem  interesin  personal. Madje, edhe  nëse  krijohen, marrdheniet  a  ka  mundesi  te  jenë  lehtesisht  të  zhbëshme  sepse  janë  pengesë  për mundësitë  e  tjera, jane  kufizim  lirie !?

Në  kohët  e  kapitalizmit  të  avancuar, “Fuqia”, siç  na  mëson  Foucault , nuk  paraqitet  më  në  formë  dhespotike, por  hyn  në  jetë  qetësisht  dhe  ze  vend  në  mekanizma  dhe  procedura  emocionale  të  përditshme. Zhvillohet  brenda  një  rrjeti  të  dendur  te  levizshem  dhe  konkret  marredheniesh. Shndërrohet  në  një  fuqi  joshëse  në  dukje  e  padëmshme  në  lidhje  me  të  kaluarën  dhe  merr  formën  e  rregullave  sjellore  të  brendesuara  nga  individet.

“Fuqia”  vepron  tek  individët  nëpërmjet “praktikave”, sepse  secili  prej  nesh  bëhet  ai  që  është  nëpërmjet asaj  që  bën  çdo  ditë, vendit  ku  jeton, gjestve  që  permbush, marrëdhënieve  që  thur, pajisjeve që  përdor. Dispozitivet (dmth çdo gje qe ka kapacitetin te  percaktoje dhe orientoje mendimet,gjestet,sjelljen) me te cilët kemi te bejme çdo dite na shtyjne te reagojme  ne  nje  menyre  te  caktuar, influencojne  funksionimin  e  mendjes  tone  dhe  na  transformojne. Dispozitivet  informatike, psh, jane  duke  ndryshuar  rrenjesisht  menyren  tone  te  jeteses  dhe  te  konsumit  te  kohes , qe  nga  momenti  qe  nuk  ekziston  më  nje  kufi  i  prerë  mes  kohes  se  punes  dhe  kohes  se  lire. Tregu  kërkon  që  të  jemi  gjithmonë  të  lidhur  ne  rrjet  dhe  të  dukemi. Kjo  kërkesë  e  tregut  tashme  është  bërë  e  detyrueshme  per  ne. Jemi  subjekte  që  mendojmë  se  jemi  të  lire  por  që  në  realitet  reagojnë “lirishem”  vetem  në  zbatimin e  ketyre  fuqive. Perdorimi  i  selfie,  flet  shume  per  kohen  tone; per  kete  faze  historike  ne  te  cilen  aksesi  dhe  ndarja (share) duket  se  jane  bere  nje  “obligim”  dhe  kufiri  mes  publikes  dhe  privates  pothuajse  po   humbet   teresisht. Selfie – mania  gjithashtu  tregon  shume  edhe  per  ne; per  nevojen  tone  obsesive  per  te  qene  prezent . –  Ja  une  jam, me  shiko !! –  qe  ushqen  dyshimin  e  te  mos  qenurit , ne  pritjen  kompulsive  te  nje  like – u.

(psikologjia Jo per te gjithe)                                                             25/maj/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe