Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një gurë i madh në mes të rrugës.
Pengesat, deshtimet nuk janë “e keqja”, nuk janë situata qe duhen refuzuar, situata që duhet te na frikesojne, perkundrazi duhet të marim guximin dhe te përballemi me to . Duhet te mesojme prej rrëzimit nga kali dhe dhimbjes qe shkakton perplasja e forte me token. Era kur eshte e forte dhe ne drejtim te kundert mund ti forcoje rrenjet . Kur e pyetën një here një profesor të njohur te fushes se psikiatrise se çfarë do të bënte perpara një situate te papritur black- out, ai u pergjigj se ; do te dinte si ta pranonte erresiren, se do te kishte gjetur bashke me te tjeret nje aktivitet te pershtatshem per erresiren . Ne fund te fundit nuk ekzistojne formula magjike dhe nqse kemi nje problem nuk ka magjistarë apo zanë mali qe me një të rënë të shkopit magjik të na japin zgjidhje te shpejta dhe te bejne mrekullira . Jemi ne vetë që duhet të mundohemi ti zgjidhim problemet me perpjekje dhe durim. Përpiqemi se mund të na shkojë më mbarë sa ç’mund ta mendojmë !!
“Ne kohet e vjetra nje mbret vendosi nje gur te madh ne mes te rruges. Me pas u fsheh diku aty rrotull per te pare nese do te merte njeri mundimin t’a largonte nga rruga. Disa tregetare dhe zoterinj të lartë të oborrit dhe shumë te pasur kaluan aty dhe i ranë anash gurit. Disa prej tyre madje protestuan kunder mbretit duke thene qe ai nuk i mbante rruget te pastra , por askush nuk e mori mundimin ta luante gurin qe aty. Ne nje moment mbreti pa nje fshatar të ngarkuar me nje thes me perime tek ecte rruges. Fshatari iu afrua gurit te stermadh, mbeshteti thesin buzë rrugës , përveshi mëngët dhe provoi ta lëvizte gurin që aty. Pas shume perpjekjesh , i djersitur dhe i rraskapitur nga lodhja arriti t’a zhvendosë më në fund gurin e madh anash rruges.
U kthye mbrapa per te mare thesin e tij me perime dhe në vendin ku më pare kishte qenë guri vuri re nje traste te vogel .. Trasta ishte e mbushur plot me monedha ari dhe në krye ishte nje leter e shkruajtur nga mbreti qe thoshte se , monedhat prej floriri ishin per njeriun qe do te hiqte gurin nga rruga.” Fshatari mesoi ate qe shume nga ne as qe mund t’a konceptojne:” Te gjitha pengesat jane nje mundesi per te permiresuar gjendjen tonë”.
Puno sikur të mos kishe nevoje per para. Duaj sikur askush nuk të ka bërë të vuash kurrë. Kërce sikur askush nuk po te shikon. Këndo sikur askush nuk po te degjon. Jeto sikur parajsa te ishte në tokë! ”
(tregime terapeutike) 13/qershor/2017