Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk të kam premtuar kurrë një kopësht me trëndafila !
Historine e saj Joanne Greenberg j’ua beri te ditur te gjitheve pasi botoi autobiografine e saj në vitin 1964;- “I never promised you a Rose Garden”, nje novele kjo e cila eshte bërë dhe film.Përtej vlerave letrare të tekstit, libri deshmon per një shembull te trajtimit me sukses të skizofrenisë. Në psikiatri, skizofrenia mbahet si një çrregullim mendor i pashërueshëm, i quajtur edhe “kanceri i mendjes”. Nuk ekziston nje trajtim krejtësisht i vlefshëm për të eliminuar simptomat dhe psikiatria biologjike ofron mjekime me efikasitet të limituar. Per kete arsye historia e Joanne Greenberg është një burim shprese.
Përjetimi i realitetit ishte një merzi vdekjeprurëse si vetë sëmundja. Mërzia e çmendurisë ishte një shkretëtirë e madhe, aq e madhe sa dhuna apo agonia e kujtdo dukej një oaz. Joanne Greenberg
Rasti i autores është i dokumentuar gjerësisht. Kur ajo ishte ende fëmijë i diagnostikuan një formë të rëndë skizofrenie.Kishte halucinacione vizive, auditive dhe shtremberime realiteti mjaft te nderlikuara. Falë një trajtimi të bazuar te perdorimi i FJALES, Greenberg u shërua plotesisht.
Origjina e historisë së Joanne Greenberg. Historia e Joanne Greenberg fillon në vitin 1932, në Shtetet e Bashkuara. Një sërë problemesh fizike e detyrojnë atë të shkojë nga një spital në tjetrin dhe t’i nënshtrohet trajtimeve të rënda dhe të dhimbshme. Si rezultat, vajza fillon të krijojë nje botë te sajën dhe te zhytet krejtësisht në të. Joanne flet për një “nivel të katërt”, botën e Yr, e cila ka kohën e vet, logjikën e vet, gjuhën e vet. Eshte një zot i zi dhe një sërë personazhesh te keqinj që flasin me të dhe e paralajmërojnë për ligësinë e botës. Ndonjëherë ata janë të fshehtë dhe e mundojnë ate me kërcënime ose paralajmërime.
Joanne Greenberg diagnostikohet me një formë skizofrenie për shkak të paaftësisë së saj për të dalluar ate qe ekziston ne mendjen e saj nga ajo çka eshte reale. Në moshën 16 vjeç, i ati e shpuri në një spital psikiatrik, ku takoi personin që do t’i ndryshojë jetën; Dr.Psikiatre-Psikanaliste ,Frieda Fromm-Reichmann, një nxënëse e Freud- it. Dr. Psikiatre është e bindur se kushdo mund të ketë qasje në psikoterapi, pavarësisht nga çrregullimi që ka. Psikanalistja vendos një dialog te mire me Joanne. Ajo i ben pyetje, e fton te flase për jetën e saj, në mënyrë që të mund të verbalizojë ngjarjet e trishtuara dhe të vështira që i eshte dashur te perballojë.Objektivi kryesor është që të nxjerrë kujtimet e ndrydhura; ate çfarë qëndron pas harresës.
Historia e Joanne Greenberg dhe udhëtimi i saj terapeutik me Frieda Fromm-Reichmann tregohet në autobiografinë te romani: “Nuk te kam premtuar kurre një kopesht me trëndafila.” Titulli është një shprehje letrare e përdorur nga psikiatria kur Joanne fillon të zëvendësojë botën e saj mendore me atë reale. Joanne sheh se kjo e fundit është plot me padrejtësi dhe i vjen keq që ka braktisur mbreterine e imagjinatës së saj.Pra, përgjigjja e psikiatries është: “Nuk të kam premtuar kurrë një kopesht me trëndafila”.
Dëshmia e trajtimit të skizofrenisë me psikoterapi. Të dyja gratë sfiduan të vërtetat e psikiatrisë. Në fakt, Joanne është shëruar tërësisht. Nga pikëpamja psikoanalitike, askush nuk mund të përkufizohet “normal” në kuptimin e ngushtë. Megjithatë, Joanne ka arritur atë që zakonisht quhet “normalitet”, dmth autonomia, studimet, dashuria, martesa, ndonjëherë lumturia, ndonjehere jo.
Eshte nje fragment (nder me te bukurit ne liber) qe thote: “Shërim nuk do të thotë që jeta jote do të jetë një kopesht me trëndafila,duhet t’a shijosh kopshtin kur trendafilat kanë lulëzuar dhe t’a marresh me qetesi gjithe periudhen tjeter. “ Frieda Fromm-Reichmann vdiq para sa t’a përfundonte terapine. Nderkohë Joanne kishte dale nga spitali , studionte në universitet dhe po përpiqej tashmë te kishte një jetë të pavarur.
Dr. Psikiatre nuk lejoi kurrë qe skizofrenia e Joanne të trajtohej me ilaçe dhe kjo ishte sfida e vërtetë ndaj psikiatrise, nga e cila ajo doli fitimtare. Sipas dëshmisë së saj, Joanne është shembulli që skizofrenia mund të shërohet. Rasti i Greenberg ka shkaktuar mjaft polemika: kush ishte i bindur se çrregullimi i saj mendor korrenspondonte me një sëmundje të trurit, nuk i’a dha asnjëherë meritën rezultateve pozitive të arritura me psikoanalizë. Si shume histori te tjera edhe historia e Joanne Greenberg èshte nje deshmi shprese,nje shembull qe nuk duhet injoruar nga te gjithe ata qe meren me mendjen njerezore,ne menyre qe te gjithe te kuptojne se ne realitet nuk ka LIMITE te paracaktuara. Joanne e shkroi novelen nen emrin Hannah Green.
(psikologjia per te gjithe) 11/janar/2019