Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Pjekuria psikologjike
Konceptin e Pjekurisë Psikologjike, mund t’a gjejmë të përmbledhur shkëlqyeshëm ne mendimin e shkrimtarit skocez M. J. Croan : Pjekuria eshte atehere kur kendveshtrimi yt per boten zgjerohet dhe arrin te kuptosh se nuk je ti qendra e saj. Pjekuri do te thote te braktisim vizionin tone egocentrik per te kuptuar se ekziston nje bote me e gjere dhe e nderlikuar, nje bote qe shpesh të vë në prove dhe jo gjithmone i kenaq deshirat, pritshmerite, iluzionet, nevojat e tua…E pra kur arrihet kjo forme pjekurie, jemi ne gjendje te jetojme ne paqe me kete bote duke pranuar gjithçka qe nuk na pelqen dhe qe nuk mundemi ta ndryshojme.
Te mohosh realitetin; nje mekanizem i papjekur dhe i papershtatshem.
Mohimi eshte nje mekanizem perballimi qe pavaresisht fakteve insiston vazhdimisht të mohojë realitetin . Ne pergjithesi ky mekanizem aktivizohet per dy motive: 1.Sepse lidhemi pas ideve te ngurta qe nuk duam ti ndryshojme, 2 – sepse nuk kemi mekanizmat e nevojshem psikologjike per t’u perballur me situatat. Ne te dyja rastet mohimi i realitetit mundeson pakesimin e ankthit perballe nje situate qe truri yne emocional e percepton si veçanerisht shqetesuese madje kercenuese. Problemi eshte qe realiteti fiton gjithmone ! Nqse nje person afrohet papritur per të na sulmuar; nuk mbyllim syte dhe themi:”nuk po më ndodh asgje!”…e kuptojme qe jemi ne rrezik dhe ja mbathim, ose kerkojme ndihme. Megjithate nuk reagojme ne te njejten menyre kundrejt situatave te tjera te jetes. Kur nuk na pelqen diçka , provojme zhgenjim ose trishtim dhe aktivizojme mekanizmin e mohimit, edhe pse mohimi i gjerave me kembengulje, nuk i ndryshon faktet reale, perkundrazi na bën te marim vendime me pak te voliteshme qe mund te na sjellin dëme edhe me te medha. Personat e pjekur, e pranojne realitetin jo duke e shmangur, por me zgjuaresi ..Psikiatri gjerman Fritz Kunkel thote se: Të jesh i pjekur do të thotë të ballafaqosh, pa shmangur, çdo krizë të re që ndodh”.
Gjetja e rrugedaljes kur jemi ne veshtiresi. “Bezdisej kaq shume nje burre kur shihte hijen e tij dhe i urrente aq shume hapat e tij, saqe vendosi t’i hiqte qafe. Mendoi nje zgjidhje ; – t’ja mbathte. U çua dhe filloi te vraponte, por çdo here qe hidhte kembet linte nje gjurme te re, nderkohe qe hija e tij e arrinte pa piken e veshtiresise. Ja vuri fajin faktit qe nuk arrinte te vraponte dot aq shpejt sa duhej,…keshtuqe nxitoi akoma dhe me shume pa u ndalur asnjehere derisa u shemb perdhe i vdekur. Nuk arriti te kuptonte se, mjaft te futej ne nje vend te mbuluar qe hija te zhdukej dhe te ulej e te qendronte pa levizur qe te mos linte gjurme te tjera.”Ky tregim i Zhuangzi na kujton nje fraze te Ralph Waldo Emerson: “pjekuria eshte mosha ne te cilen ti nuk e le më veten te genjehet nga vetja jote.” Shkrimtari i referohet atij momenti ne te cilin jemi teresisht te vetedijshem per mekanizmat psikologjik qe vemë ne veprim per te perballuar realitetin dhe mbrojtur “Uni”- in tone. Ai moment ku kuptojme qe realiteti mund te jete i veshtire, por qendrimi dhe kendveshtrimi yne jane dy variable esenciale te ketij ekuacioni.
Prandaj, pjekuria psikologjike sjell padyshim vetedijen per veten, nenkupton njohjen e bllokut mendor qe vendosim per mos te perparuar, mekanizmat qe perdorim per t’u larguar nga realiteti dhe bindjet e gabuara qe na mbajne te ngecur. Kjo vetedije eshte thelbesore per te perballuar problemet dhe pengesat qe na shfaqen ne jete. Fatkeqesisht ka njerez, si burri ne kete tregim qe nuk e arrijne kurre ate nivel vetedije dhe perfundojne duke shkaktuar me shume konfuzion dhe probleme qe sjellin trishtim dhe kaos te brendeshem. Arritja e pjekurisë psikologjike nuk do të thotë të pranosh realitetin duke u dorezuar ne menyre pasive, por te jesh në gjendje të shikosh me sy të reja çfarë po ndodh, duke përfituar nga kjo situatë për të forcuar qendrueshmerine tende, të njohësh më mirë veten dhe të rritesh.
William Arthur Ward tha: “te gabosh është njerëzore dhe te rrezohesh është e zakonshme; pjekuria e vërtetë është të dish te qeshesh me veten.” Të jemi në gjendje të qeshim me frikërat tona të vjetra,(sepse tashmë ato duken groteske), me shqetësimet tona të zmadhuara, pengesat “e pakapërcyeshme” (të cilat te tilla nuk ishin), është një shenjë e madhe pjekurie. Te qeshesh me qendrimet dhe besimet tona te vjetra, do te thote qe jo vetëm i përkasin të kaluarës, por edhe qe nuk kanë më ndonjë ndikim emocional mbi ne.
Pjekuria e vërtetë psikologjike vjen kur ne praktikojmë pranimin radikal, kur shikojmë realitetin në sy dhe në vend që të shembemi, pyesim veten: “cili është hapi tjetër?” Kjo do të thotë se, edhe pse realiteti mund të jetë i dhimbshëm, ne nuk kapemi pas rolit te viktimes qe vuan e pashprese, por mbrojmë ekuilibrin tonë emocional duke adoptuar një qëndrim veprues.
(psikologjia per te gjithe) 13/nentor/2018