Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Poezia dhe mësuesja e letërsisë .
Nëqoftëse nuk besojmë ne të parët te vetja si mund të pretendojmë që dikush tjetër të besojë te ne dhe te idetë e projektet tona ?
Nuk kemi ç’bëjmë ! Duhet medoemos të rrisim autostimën. Ka mbetur i tillë ky term i huazuar por ne jemi shumë dakord dhe korrekt t’a quajmë vetëvlerësim.
Henry Ward Beecher ?! Nuk është e thënë të kemi dëgjuar për të . Beecher ishte një politikan i shquar në Amerikë; ndër të parët që bëri pjesë në: Hall of Fame for Great Americans. E lemë për një çast mësimin e historisë dhe përqëndrohemi te një ndodhi e jetës së tij. Eshtë një ngjarje që mund të na ndihmojë të kultivojmë çdo ditë besimin te vetja.
“ Një ditë mësuesja e letërsisë e ngriti Beecher – in në mësim dhe i kërkoi të përsëriste para klasës një poezi që kishin marë herën e kaluar. Pak i shqetësuar , por i vetëdijshëm që kishte mësuar shumë , Beecher u çua para klasës dhe filloi të recitonte .
Nuk kishte mbaruar së thëni as dy strofat e para kur mësuesja e egër lëshoi një JO të fortë që oshëtiu në gjithë klasën. I trembur , Beecher rifilloi edhe njëherë nga e para poezinë, por sërish ja behu një JO e tmerrshme. I turpëruar Henry ndaloi recitimin dhe u kthye të ulej në bankën e tij me shikimin ngulur përdhe.
Mësuesja ngriti një djalë tjetër ; John – in. Ai u çua në këmbë për të recituar të njëjtën poezi. Edhe kësaj here sapo djali filloi të recitonte mësuesja thërriti një JO të prerë. Megjithatë shoku i Becheer vazhdoi të recitonte deri sa e mbaroi të gjithë poezinë . Kur djali u kthye për t’u ulur në bankë, mësuesja e kënaqur tha: “ Shumë mirë !”
Henry i indinjuar e kundërshtoi mësuesen : “nuk është e drejtë , unë recitova të njëjtat strofa si John”. Mësuesja e letërsisë aspak e surprizuar ju përgjigj të riut Beecher : Nuk mjafton vetëm t’a dish mësimin Henry, duhet të jesh i sigurtë për përgatitjen tënde. Kur më lejove të të ndërpres, e bëre sepse nuk ishe i sigurtë që e kishe mësuar aq mire sa duhet. Nëse bota të ulëret “Jo “ , është detyra jote të përgjigjesh “ PO ” dhe të tregosh aftësitë e tua.
Atë ditë i riu Henry mori një mësim që e shoqëroi përgjatë gjithë jetës së tij. Ajo jetë në të cilën u konsiderua si një person me kontribut të rëndësishëm në themelimin e Shteteve të Bashkuara .
“Nëqoftëse e çmon ulët veten tënde, të jesh i sigurte se të tjerët nuk do t’a ngrenë kurrë çmimin “.
(tregime terapeutike) 15/Janar/2017