Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Rasti Aimée ose paranoia vetëndëshkuese.
Rasti klinik Aimée eshte nje nga rastet me te fameshme (krahasohet me rastin klinik “Ana O”të Freud) ne historine e psikiatrise dhe pasikanalizes. Arsyet kryesore jane dy: e para sepse eshte argument i tezës së Doktoratures se psikanalistit (psikiater) dhe filozofit francez; Jacques Lacan dhe e dyta se perfaqeson nje “revolucion” te rendesishem per konceptin e “psikozes paranoiake”.
Jacques Lacan eshte ndoshta perfaqesuesi me i madh i psikanalizes, pas Freud. Postulatet e tij përfaqësojne nje progres të vërtetë për psikoanalizën tradicionale. Rasti Aimée ishte postulati që përmbysi psikoanalizën, duke i dhënë Lacan- it përkufizimin e një mendimtari të ri dhe të ndritur në këtë fushë. Ky rast ishte shumë i diskutueshëm për shkak të kushteve të veçanta në të cilat u pershkrua dhe u prezantua ne komunitetin shkencor.Padyshim, flasim këtu për një kapitull interesant në historinë e fushës së shëndetit mendor.…
Marguerite Pantaine, rasti Aimée i Lacan. Marguerite Pantaine Anzieu njihet në histori me emrin Aimée, që është dhe emri i një prej personazheve të romanit që ajo vetë shkroi. Kush ishte M.Pantaine? Ajo vinte nga një familje fshatare katolike në Francen Qendrore. Enderronte t’i braktiste kushtet e saj sociale dhe te behej nje intelektuale. Filloi pune ne administraten e Postes ku dhe u njoh me burrin e saj te ardhshem. Ishte 28 vjeç kur shfaqi sjellje të çuditeshme me ide persekutore. Këto forma maniakale iu shfaqen gjatë shtatzënisë së saj të parë. Mendonte se dikush donte ta lëndonte dhe për këtë arsye pati sjellje të dhunshme. Çau me thikë rrotat e biçikletes të nje fqinji dhe i gjuante të shoqit me objekte të forta.Tmerrohej per fatin e femijes qe mbante ne bark. Fatkeqësisht femija lindi i vdekur dhe gruaja mendonte se fajin per kete e kishte nje shoqja e saj e ngushtë. Më vonë, situata u përmirësua, por gjatë shtatzënisë së dytë,mania e persekutimit iu rishfaq. Nuk lejoi askend të kujdesej për djalin e saj (Didier) për pesë muajt e pare të jetës. Iu shtua mania e persekutimit dhe armiqesia ndaj personave te tjere. Mendon se shoqet e zyres flasin keq per të. Po keshtu edhe ne rruge; njerezit i peshperisin nga pas. E permendin te gjithe neper gazeta ne forma te ndryshme, por te gjithe duan te njejten gje; vdekjen e djalit te saj. Ndjen qe po e kercenojne te gjithe; makinat kalojne shume afer karroces, fqinjet duan ti bejne keq…
Perkeqesimi i Manise se persekutimit e gjen te shtruar për herë të parë në një spital psikiatrik. Pasi del nga spitali shkon të jetoje vetëm në Paris. Besonte se aktorja Huguette Duflos donte ti bente keq djalit te saj, kështuqë filloi ti shkruante letra Princit te Uellsit për të ndarë dyshimet e saj me të. Në prill të vitit 1931, Marguerite plagos me thikë aktoren dhe arrestohet .
Zhvillimi interesant i rastit klinik Aimée. Pas nje ekzaminimi psikiatrik, Marguerite u shtrua ne spitalin psikiatrik Sainte-Anne, nen kuren e Dr. Lacan per nje vit e gjysem. Nga momenti i shtrimit ne spital simptomat e saj u zhduken.Kjo gje e shpuri Lacan ne konkluzionin se behej fjale per “paranoje vetendeshkimi”; me fjale te tjera, te qenit e ndeshkuar e beri te vinte ne vete. Kjo do te thote qe pacientja ne menyre te pavetedijshme eshte prekur nga nje ndjenje faji dhe sapo e shfajesoi fajin e saj me shtrimin ne spital, deliri nuk ishte me i “nevojshem” .
Pa hyre ne detaje psikanalitike te rastit Aimée, çka eshte e qarte eshte se epilogu i saj eshte shume i veçante. J. Lacan mbeti i “magjepsur” nga gruaja dhe situata e saj.. Në fakt, emri Aimée vjen nga latinishtja “amata”, koha e kryer e foljes “me dash” dhe është shume interesante fakti qe Lacan e emërtoi kështu. Marguerite shkruante romane që askush nuk i botonte dhe gjatë terapisë ia dha Lacan, i cili nuk ia ktheu kurre. Gjithsesi ajo u be e famshme, për historinë e saj personale dhe në sajë të teksteve të shkruara nga Lacan. Para se të fillonte terapine, Marguerite pretendonte se kishte njerëz që synonin të vidhnin fjalët e saj. Ajo akuzoi shkrimtarin Pierre Binot se i kishte vjedhur idete e saj per te shkruar tekstet e tij. Diçka e ngjashme ndodhi edhe gjatë përvojës së saj me Lacan.
Nje epilog interesant. Sipas J. Lacan, Marguerite u sherua perkohesisht sepse kishte pesuar nje ndeshkim te drejte per tentativen e vrasjes. Disa nga deliret iu rishfaqen serish, por nuk ia bënë jeten te pamundur dhe nuk e shpune ne nje shtrim tjeter ne spital, prandaj teza e Lacan rezultoi te ishte korrekte.
I habitshem është fakti se Didier, djali i Marguerite, vendosi të bëhej psikoanalist. Në autobiografinë e tij ai deklaron se ishte vetmia e thellë dhe situata problematike e nënës së tij qe e nxiten të zgjidhte këtë karrierë. Didier mbërriti në qendrën e këshillimit të Lacan për t’u psikoanalizuar. Ai e injoronte plotësisht se rasti Aimée ishte ai i nënës së tij. Kur filloi të dyshonte, vendosi të hetonte me thelle; atëherë e akuzoi Lacan se ia kishte mbajtur te fshehte. Lacan iu përgjigj akuzave duke i thënë se nuk e kishte kuptuar qe ishte djali i Aimée deri në një fazë të avancuar të terapisë dhe për këtë kishte heshtur. Didier u përpoq të rimarrë romanet e shkruara nga e ëma, por nuk mundi. Në fund, ai u bë psikanalisti dhe shkrimtari i dëgjuar Didier Anzieu .
(psikologjia per te gjithe) 21/tetor/2018