Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Rrëfenja e portretit të mbretit.
Dredharak, dinak, hileqar, tinëzar, janë karakteristika të përafërta. Jo te gjitha kane vlerë negative ndonjëherë… varet shume nga konteksti. E qarte qe hileqaret dhe tinzaret nuk shkelqejne per pozitivitet dhe miresi…Shpesh dinakeria shihet si nje forme zgjuarsie per te arritur nje qellim. Në fjalor dinakeria eshte cilesia e atyre qe ne jete, kane aftesine t’a nxjerrin veten pa u lagur nga andrrallat, ose dine si t’i arrijne qellimet e tyre duke shmangur me kujdes kurthet dhe duke u mbeshtetur ne mjete te studjuara (ndonjehere te pasakta). Hegel thote se dinakeria eshte procesi mbi bazen e te cilit arsyeja e dukshme e historise i shfrytezon pasionet njerezore si instrumente te pavetedijshem per te realizuar qellimet e veta.(ah, sa i komplikuar eshte dhe ky Hegel – i). Nje tjeter perkufizim per dinakerine thote se dinakeria eshte nje cilesi qe perdor mashtrimin per te arritur rezultatet qe deshiron ne kurriz te dikujt tjeter. Shembulli i pare qe te vjen ne mend sipas ketij qendrimit te fundit jane politikanet. Gjithsesi mire eshte te bejne kujdes se edhe dhelpra eshte kafsha dinake “par excellence” por ne peliçeri perfundojne me shume lekura dhelpre sesa gomari.
Nuk e dime nëse dhe greku Stratos (personazh i rrefenjes me poshte) ishte nje dinak, por e sigurte qe nuk mund te krahasohet me “dinakerine” e famshme te Uliksit , perpjekjet e njeriut qe luftoi me zgjuarsi te jashtezakonshme kunder veshtiresive te jetes.
Rrëfenja e portretit te mbretit.
“Nje dite Mbreti i Persise shpalli një garë per gjithe artistët e mbreterise se tij te madhe . Nje shume e konsiderueshme parash do te ishte shperblimi per ate qe do te bente portretin më të ngjashem me Mbretin. I pari mberriti indiani Manday me ngjyrat e tij te mrekullueshme, kombinimin e te cilave e njihte vetem ai. Me pas armeni Aznavor solli nje argjilë speciale dhe pas tij egjiptiani Wokiti me dalte e çekiç qe nuk j’ua kishte zene syri gjekundi askujt dhe blloqe mermeri shume te bukur. I fundit ne rradhe u paraqit greku Stratos i pajisur vetem me nje trastë me rërë te imet. Gjyqtaret e gares u treguan mosperfilles ndaj materialit qe kishte sjelle greku Stratos. Edhe artistet e tjere peshperisnin mes tyre ,” Çfare mund te bej greku me ate trastë te vogel me rere !? “Te gjithe artistet e gares u mbyllen ne salla te veçanta te pallatit mbreteror per disa jave . Secili ne nje salle më vete. Ne diten e fundit mbreti doli per te kontrrolluar veprat e artisteve. Veshtroi me admirim pikturat e mrekullueshme te indianit, modelet me argjile te armenit dhe statujat e egjiptjanit. Ne fund mberriti ne sallen e grekut Stratos. Dukej sikur nuk kishte bere asgje ; me rërën e imet kishte ferkuar gjithë kohës , zmeriluar dhe shndritur muret prej mermeri te gjithe salles. Kur mbreti hyri brenda mundi te sodiste i mrekulluar imazhin e tij te reflektuar ne menyre perfekte. Natyrisht qe garen e fitoi Stratos . Çfare mund t’a kenaqte me shume se nje pasqyre Mbretin e madh !?”
Çdo anekdode fsheh konsiderata te ndryshme qe shtyjne secilin nga ne te mendoje dhe gjykoje sipas menyres se tij dhe te gjeje ose jo nje lidhje simbolike me sjelljet dhe qëndrimet e tij personale qofshin ato te tanishme te kaluara ose te projektuara ne te ardhmen.
(psikologjia per te gjithe) 22/maj/2019