Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sekretet e një miku të padëshiruar .
Tregon nje doktor psikiatër ! – ” shpesh shoh persona që më thonë : “kam depresion”. Zakonisht pergjigjem : ” ok, vendose mbi tavoline ti hedh një sy”…. Atehere më shikojne si të isha “i lajthitur”….☺Ne nuk kemi ankth, nuk kemi depresion, ne krijojme ndjesira duke i shkaktuar diçka mendjes tonë “…
Mirëdita! Po ju prezantohem. Pjesa më e madhe e personave me quan Depresion. Megjithatë , mund të më njihni dhe me emrat “çrregullim i humorit”, ”depresion madhor” apo ndonje emer tjeter. Kam nje natyre shume “gerricëse” dhe shfaqem atehere kur nuk e prisni. Neqoftese nuk jeni te vemendeshem une zmadhohem ne menyre marramendese deri sa mund t’ju gjunjezoj. Une genjej , tjetersoj mendimet tuaja dhe iu largoj nga njerezit tuaj te dashur, nga ata qe mund te kujdesen per ju. Ajo qe ju nuk dini eshte se nuk jam kaq i pamposhtur sa dukem, por kam edhe unë ca pika të ndjeshme qe po mi gjetet më dobësojnë shume. Mjafton të më godisni në një nga këto pika dhe forca ime fillon të pakësohet. Po më goditët nga shume drejtime , unë zvogëlohem dhe dobësohem gjithnjë e më shumë. Nuk duhet t’jua thoja dobesite e mia, por beni kujdes se çfarë do iu them dhe mbani shenime :
1.Miqte dhe shoket; kur jeni bashkë në nje rreth të tillë mardheniesh une filloj te kem frike .Te qenurit te rrethuar nga persona dhe afekte do te thote te mos jesh vetem dhe kjo e ben praninë time më pak te frikshme .
2.Psikoterapia ; Te fillosh nje psikoterapi te bazuar mbi dialogun duke i shkuar thelle trishtimit qe iu ka perfshire nuk ben gje tjeter veçse pakëson “territorin e mbreterise” qe po ndertoj. Te zgjedhesh te punosh me kurajo mbi ndjenjat e tua eshte nje nga aspektet qe me frikeson.
3.Aktiviteti fizik: kur filloni nje aktivitet fizik si ecja me ritëm, vrapimi ose çfaredolloj sporti per te mare nen kontrroll mendjen dhe trupin tuaj e pengoni punën time. Nje nga gjerat qe me lëndon është kur mereni me fizikun tuaj.
4.Mindfulness; (teknika anti – ankth) Èshte e pamundur per mua te ngaterrohem ne mendimet tuaja dhe t’ju bej te vrisni mendjen per te shkuaren ose te tanishmen nqse praktikoni ushtrime mindfulness. Dmth nqse beni kujdes per çfare ndodh “tani dhe këu” sidomos në nje menyre kureshtare, te hapur dhe jo gjykuese. Ky aktivitet me zhvesh nga armet e mia: ndjenja e fajit, turpi dhe frika!
5.Pranimi; Kur perqafoni komponente te ndryshem te jetes suaj, perfshi dhe prezencen time, çuditërisht me beni me te vockel. Ne momentin qe filloni te perballeni me frikerat, nuk jane më ato qe kane kontrrollin mbi ju, por jeni ju qe keni kontrrollin mbi to. Sa shume trishtohem kur e beni kete !
6.Lumturia; Kur beni zgjedhjen e vetedijeshme per te patur nje jete te lumtur, seriozisht qe e vini ne rrezik planin tim per t’ju mposhtur. Mjaft qe thjesht filloni te mendoni te keni nje dite pozitive dhe une filloj te shkrijë si bora në diell….
7.Te qeshesh; Sa inat ju kam kur qeshni ! Te gjitha heret qe angazhoheni ne aktivitete defryese, filloj te nervozohem ! Te shihni nje film komik ose te beni shaka me miqte eshte si te me ngulni thiken pas shpine !
8. Dieta e shendeteshme; Kënaqem kur filloni te kullufisni “ ushqime plehra” sepse nuk beni gje tjeter veçse rrisni fuqinë time. Ne te kundert e urrej kur filloni te hani shendetshem; duke e furnizuar trupin tuaj me sasinë e duhur të kalorive dhe stabilizuar nivelin e sheqernave ne gjak jeni duke minuar territorin tim ! Po zgjodhët me pergjegjesi dhe treguat kujdes se çfare shtini ne trupin tuaj, po zgjodhët ushqime te shendeteshme dhe respektuat vaktet eshte si të më dërgoni në gijotinë.
9.Ilaçet ; Kur konsultoheni me mjekun dhe vendosni te merni mjekime antidepresive, jam me të vertete i frikesuar. Nuk me pelqen kur informoheni mbi llojet e ndryshme te antidepresiveve. Frikesohem kur beni pyetje per efektet e mira te mjekimeve, sepse tregon se po beni gjithçka per te me syrgjynosur larg nga jeta juaj!
10. Stinet; Kur e ndjeni qe shpesh mberrij ne nje stine te caktuar (veçanërisht ne dimer) filloni te fitoni pushtet mbi mua. Sa shume inat iu kam kur beheni te vetedijshem se prezenca ime ne jeten tuaj eshte e perkoheshme. E urrej kur i thoni vetes ; – do kalojë ! Aftesia juaj per te pare ne menyre racionale dekursin tim më bën te thyeshem.
Mendimet e fundit. Ju tregova disa strategji qe mund t’i vini ne zbatim per te me dobesuar dhe shporrur nga jeta juaj. Tani iu takon juve te zgjidhni se çfare duhet te beni me gjithe keto keshilla qe iu dhashe. Aa… kam dhe diçka të fundit : zakonisht perpara se t’ju rrezoj përdhé dergoj sinjale te vogla , por kete e keni ju ne dore nese doni t’i zbuloni se cilat jane…Me duket se iu thashe mjaftueshëm !!
(psikologjia per te gjithe) 2/qershor/2017