Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Tashmë je një elefant i rritur.
Bindjet tona përcaktojne ecurine e diteve tona. Si zinxhire te padukshem , bindjet limituese zgjedhin për ne se çfare do te mendojme dhe çfare do te bejme, minut pas minuti, dite pas dite, jave pas jave.
Besoj e keni degjuar si i pergatisin elefantet e vegjel per tu ushtruar ne numra Cirku. Ne javet e para te jetes i lidhin me zinxhire shume te rende: te vegjelit kerkojne te çlirohen prej zinxhireve me çdo kusht por nuk arrijnë dot. Me kalimin e kohes krijojne bindjen se nuk ekziston asnje rrugedalje dhe dorezohen. Per kete arsye elefantet e rritur nuk lidhen me zinxhire te trashe , por me litare te lehte. Ata mund te lirohen duke i keputur lehtesisht litaret , por jane te bindur qe eshte e pamundur dhe këtë e kanë brendesuar kur kane qene te vegjel.Po keshtu edhe me ne njerezit. Edhe pse te rritur mbetemi te lidhur me skemat mendore te krijuara qe heret te cilat pengojnë potencialin tone dhe mendojme se jane të pandryshueshme dhe të paprekshme.
Qe në vitet e para te jetes, prinderit tane (qellimisht ose jo) kane influencuar thellesisht vizionin tone per boten dhe sikur te mos mjaftonin vetëm ata , kane vazhduar ne vitet ne vijim mesuesit tane, profesoret, studimet , miqte, mediat e shkruara dhe vizive… e gjithe shoqeria mbarë ! Jemi me te vertete plot me bindje te kesaj natyre. Disa nga keto na thone ne heshtje se nuk jemi te zotet apo te rendesishem sa duhet, na thonë qe nuk na do njeri, se enderrat jane vetem enderra dhe nuk mund te realizohen, qe njerezit jane te keqinj dhe nuk i zihet bese askujt, qe jeta eshte e veshtire dhe duhet te luftojme per te mbijetuar e kështu me rradhë.
Të çimentuara ndër vite këto bindje jane ngritur dhe forcuar tashmë , keshtu që ti “rrezosh” duhet nje pune e madhe me veten. Si mund ti ndryshojme bindjet tona limituese atehere ? Nuk perjashtohet mundesia qe te hasim apo te na rekomandojne teknika te thjeshta dhe te shpejta. Hapi i pare është;
1. Evidentojmë bindjet tona limituese, i pranojmë i njohim. Observojmë mendimet tona : çfarë mendojmë vazhdimisht pareshtur ? Përse bëjmë disa lloje zgjedhjesh ? Çfarë na frikëson ? Çfarë duhet te bejme per te arritur qellimet tona, për t’ia dale me studimet, për të patur para, për të na vlerësuar të tjerët ?
2. Riformulojmë bindjet limituese në të kundërt. Pasi i kemi gjetur bindjet tona limituese, provojmë thjesht ti shndërrojmë. Psh : “jeta është çeshtje fati“ bëhet; ”jeta eshte çeshtje zgjedhjeje”. Duke i rilexuar bindjet e reja ndoshta do qeshim dhe do themi ; eh joo, nuk eshte e mundur, ja paskam futur kot ! “- ja ku sapo kemi gjetur nje tjeter bindje limituese qe e shtojmë dhe e shndërrojmë në: “Gjithçka është e mundur, ndryshimet mund te ndodhin realisht.”
3. Kërkojmë konfirmime për bindjet tona. Mendojme se bindjet e reja jane jo realiste ? Kerkojme prova dhe shembuj arritjesh në histori të suksesshme që i kane realizuar qellimet e tyre dhe ja kane dalë. Google është plot me kësi shembujsh…shikojmë personat perreth. Duke konkretizuar bindjet e reja, do te fillojme te mendojme se ne fund te fundit nuk jane kaq te parealizueshme, por mbi te gjitha do heqim çdo here nje tullë nga muri i bindjeve të vjetra penguese. Tashmë jemi elefantë të rritur…. çlirohemi nga zinxhiret !
(psikologjia per te gjithe) 19/shtator/2017