Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të sodisësh nga dritarja i bën mirë mendjes.
(Jam e bindur se studiuesit do të thoshin se keto perfundime vlejnë edhe kur rrugëve nuk ka këmbë robi.Kënaquni duke soditur nga dritarja ! Arta.)
Ndonjëherë na vjen krejt natyrshëm të afrohemi pranë dritares sepse diçka na tërheq vëmendjen dhe të rrime e të veshtrojme përtej , nderkohë që koha rrjedh ngadalë pa u ndalur asnjë çast. Shumë nga ne mund të ndjehen në faj per kete gjë, sepse mendojme se po harrohemi kot duke soditur nga dritarja, se koha po na shkon kot dhe s’kemi asnjë dobi prej kësaj…Por momentet kur i lëmë sytë të sodisin lirshem peisazhin, nderkohe qe mendja perhumbet dhe relaksohet jane shume me te dobishem nga ç’mund te imagjinohet .
Vështro njerëzit që ecin në rrugë. Poeti Wallace Stevens tha se “nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh midis të menduarit dhe shikimit nga dritarja”. Çështja është se ky akt i “zvarritjes” nuk nënkupton vetëm të shohësh se çfarë po ndodh jashtë, por mund të jetë një stërvitje për të zbuluar përmbajtjen e mendjes sonë. Platoni sugjeroi se idetë tona janë si zogjtë që dridhen në “kafazin” e trurit tonë. Që zogjte te rehatohen, ai mendonte se kemi nevoje per periudha qetësie pa ndonjë qëllim të veçantë. Soditja nga dritarja na e jep këtë mundësi.Te shohim botën të kalojë ndërsa jemi të qetë dhe të relaksuar, është sikur për pak minuta të zbresim nga treni në ecje e sipër. Nuk kemi asnje synim të veçantë dhe vëmendja jonë endet pa qëllim, kështu që akti i thjeshtë i soditjes nga dritarja mund të jetë pothuajse aq relaksues dhe rigjenerues sa meditimi. Nuk duhet të harrojmë se nganjëherë truri ynë thjesht ka nevojë të “shkëputet”; Kjo periudhë shkeputje i nevojitet per t’u rinisur dhe për t’u rimbushur me energji.
Mendja fluturuese është çelësi i krijimtarisë. Aftësia për “enderrimet fluturuese” nuk konsiderohet e vlefshme në shoqëritë e obsesionuara nga prodhueshmëria, por disa nga idetë tona më të mira vijnë nga fuqia krijuese e të enderruarit me sy hapur. Dalja ne dritare na çliron nga presionet dhe shqetësimet e momentit, dhe e lejon mendjen të lundrojë lirshëm.
Kjo u vërtetua nga psikologët e Universitetit të Kalifornisë, te cilet ju kërkuan 145 personave të raportonin mbi disa detyra me objekte te jetes se perditeshme. Nje pjese duhet te kryenin detyra impenjative dhe shume komplekse. Pjesa tjeter duhet te bente gjera me pak impenjuese (duke i lene keshtu mundesi mendjes te shperqendrohet). Pas eksperimentit, ata të cilët e kishin humbur mendjen pa ndonje qëllim (detyre te percaktuar) raportuan 40% më shumë përdorime krijuese sesa ata që mbetën të fokusuar. Një tjetër studim i kryer në Universitetin British Columbia, bëri një tjetër hap përpara duke treguar se “enderrimi me sy hapur ” jo vetem stimulon krijimtarine, por ndihmon dhe në zgjidhjen e problemeve komplekse. Këta neuroshkencetare kanë zbuluar se truri ynë është shumë me aktiv kur enderrojme te perhumbur sesa kur jemi te perqendruar në aktivitete rutinë. Megjithëse fakti më i çuditshëm ishte se ëndja e mendjes doli të jetë më aktive dhe produktive; dmth, jemi më krijues dhe i zgjidhim problemet në mënyrë më efikase, ndërkohe qe jemi me pak te vetedijshem per ekzistencen e tyre. Për të arritur këtë gjendje “tjetërsimi”(alienimi) me mendjen që endet lirisht, nuk ka gjë më të mirë sesa të perhumbesh me veshtrimin nga dritarja.
Forconi kujtimet. Shkeputja mendore mund të luajë një rol jetësor në formimin e kujtimeve. Neuroshkencetaret e Universitetit te Nju Jorkut i kanë kërkuar një grupi njerëzish të përdorin disa imazhe te percaktuara dhe me pas të bëjnë një pushim dhe të mendojnë për çfare te duan ata.Duke përdorur rezonancën magnetike funksionale hulumtuesit analizuan aktivitetin në pjesen kortikale të hipokampusit, zones se lidhur me kujtesën. Zbuluan se ata që e lane mendjen të endej pa qëllim, më vonë ishin në gjendje të mbanin mend më mirë imazhet. Kjo për arsye se truri vazhdon të funksionojë ndërkohe qe “pushojme”. Gjatë kësaj periudhe informacionet që kemi mësuar jane duke u konsoliduar.
Per me teper sidomos sot, epokë në të cilën jemi gjithmonë të lidhur me internetin dhe marrim aq shumë informacione, është e rëndësishme ti lëmë hapësirë mendjes të endet pa qëllim. Një mënyrë për t’a bërë këtë është të ulemi pranë dritares dhe të bëjmë sehir te tjeret qe shkojnë rruges pa e vrare shume mendjen per detyrat që na presin.
(psikologjia per te gjithe) 9/shtator/2018