Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kurthi i mendimit .
Të gjithë ne, pa e ditur bëjmë gabime me mënyrën si mendojmë. Kjo mënyrë të menduari na shpie drejt gjykimeve të gabuara dhe si rrjedhojë drejt veprimeve të gabuara.
Në këtë mënyrë , pa e kuptuar , mendimi influencon negativisht në jetën tonë të përditëshme..
Vite më parë u krijua një kurs studimesh pranë Universitetit të Yale , i cili iu mësonte studentëve si ti njihnin dhe ti evitonin këto gracka të mendimit.
Kursi u vlerësua aq shumë sa të gjitha leksionet u përmblodhën në librin “ Arsyeto mirë, për të jetuar mirë “, të Profesoreshës Woo – Kyungh Ahn.
Ja një frazë interesante që sjell një reflektim mbi mënyrën si mendojmë :
Celulari nuk kushton para,
Celulari kushton kohë !
Kostoja e vërtetë e një celulari nuk janë 700 Eurot që shpenzojmë për t”a blerë. Kostoja e vërtetë janë paratë që humbasim ndërkohë që e përdorim atë.
Sa orë në ditë kaloni në telefon ?
Mesatarja është llogaritur diku aty te 3 orë në ditë , që do të thotë 21 orë në javë , 90 në muaj ose 1080 orë në vit.Blerja e një celulari është pakashumë e lirë.Të shpenzosh çdo ditë nga koha jote 3 orë duke u mar me celularin , nga ana tjeter eshtë shumë e kushtueshme .
Sa do kishit fituar shumë më tepër sot nqse 12 muajt e fundit do i kishit shpenzuar ato 1000 e ca orë për të rritur aftësitë nga ana profesionale ?
Sa më solide do ishin marrdhëniet e tua nqse në vitin e fundit ato 1080 orë do i kishit kaluar me të dashurit tuaj, të njihnit njerëz të rinj, të thellonit marrdheniet me njerzit që iu rrethojnë !?
Sa më të fortë dhe të qetë do ndiheshit nqse ato 1080 orë do i kishit shpenzuar për të njohur më mirë veten,udhëtuar, dëgjuar, lexuar… !?
Nje celular nuk të kushton 700 euro, por dhjetra mijra Euro ne vit fitime te humbura. …e megjithatë kur jemi në dyqan vleresojme vetëm çmimin e tij.
Çfarë duhet të bëjmë me kohën !?, Mos e shpërdoroni kot , por shfrytëzojeni për të mirën tuaj !!