Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ti e di kush është sekreti i jetës ?- Ligji i Curly -it
Ky është një postim që vlen si për terapistët ashtu dhe për “pacientët. ” Flet për një “Ligj” , por për të arritur deri tek ai po e nis me dialogun e një filmi të viteve 90′ me titull “Arratisje nga qyteti ”
Dialogu :
Curly – A e di ti kush është sekreti i jetës ?
Mitch – Jo, kush është ?
Curly – Ky (dhe ngre lart gishtin tregues)
Mitch – Gishti yt ?
Curly – Një gjë… vetëm një gjë. Ti mbaje fort këtë gjënë dhe varja pjesës tjetër.
Mitch – Dakord, por cila është kjo gjëja ?
Curly – Këtë do ta zbulosh vetë !!
Ky është Ligji i Curly – it. “bëj një gjë ” – E thjeshtë fare. As formula magjike, as Ligji i atraksionit, as teknika të komplikuara…vetëm ” bëj një gjë ” – Si aplikohet Ligji i Curly -it ?
1 ) Vendos vetem 1 objektiv : të arrij një promovim, të gjej një dashuri të re, të diplomohem, etj. Kemi 365 ditë dhe kemi kohë…por në fund, muajt kalojnë , arrin shtatori dhe nga 10 objektiva që kemi vendosur , vetem një gjysëm kemi realizuar.
2) Ndrysho vetëm 1 zakon !
Kemi menduar : ” do shkoj në palestër ,do lë cigaren, nuk do rri në telefon, do zgjohem herët ” etj .
Vendos të ndryshosh vetëm një zakon për të paktën 66 ditë (koha e nevojshme për të formuar një zakon të ri ) Nqse arrin ta realizosh me sukses , atehere mund te kalosh ne nje zakon tjeter dhe ta mbash per 66 ditë.
3) Bëj vetëm 1 gjë, por bëje sot.
Sot bëj një gjë të vogël për objektivin që ke vënë dhe pjesën tjetër dedikoja diçkaje tjetër. Mos prit dhe mos thuaj do ta bëj “pastaj”. Beje tani veprimin tend te vogel. Të nesërmen bej nje hap tjeter te vogel dhe vazhdo kështu në ditët e ardhëshme. 365 veprime të vogla mund të na çojne në një rezultat shumë të madh.