Tel : 0696003300
Email : [email protected]
A doni më për Freud – in !?
Kur nipi i Sigmund Freud, Harry, refuzoi cigaren e ofruar nga xhaxhai i tij, dëgjoi nga ai ti thoshte: ” Pirja e duhanit është një nga kënaqësitë më të mëdha dhe më të lira në jetë mor bir dhe nëse vendos të mos e pish duhanin, mua nuk mund të më vijë veçse keq për ty. (Freud: A Life for Our Time. Peter Gay, 1989, Anchor Books/Doubleday.) Freud pinte njëzet cigare në ditë, madje dhe ndërkohë që dëgjonte pacientët e tij, apo teksa merrte shënime. Raymond De Saussure, një psikanalist i analizuar nga Freud, kujton se studio e Mjeshtrit ishte një dhomë mjaft e errët, qe te nxirrte në një oborr. Kontakti me psikanalistin vendosej përmes zërit të tij dhe aromës se purove qe pinte papushim.
Djali i Freud – it, Martin kujton se e ëma, gjatë përgatitjes së tryezës për takimet e famshme javore të Mërkurave, vendoste nga një tavëll para çdo karrigeje. Martin thoshte se kur hyje në dhomën ku mbahej konferenca, gjeje aq shumë tym sa dukej e pamundur që një qenie njerëzore të rezistonte aty për orë të tëra.Takimet mbaheshin rreth një tryeze të madhe të vendosur në dhomën e pritjes në të cilën Freud priste pacientët: ajo ishte një dhomë plot me libra, qe fillonin nga dyshemeja deri në tavan dhe në shtëpi mund të admiroje mbetje arkeologjike nga Greqia e Lashtë dhe Egjipti. Gruaja e tij shërbente kafe të zezë dhe cigare për mysafirët, pasi kishte hyrë i madhi Freud. Atmosfera ishte përplot me tym, një element pothuajse i pandashëm nga psikanaliza e pare..
Sigmund kishte filluar te pinte duhan rreth moshes 24 vjeç, duke ndjekur keshtu , gjurmët e babait të tij,i cili piu duhan deri ne moshen 81 vjeçare. Në këtë sjellje atërore i riu mendonte te gjente rrënjët e vetë – kontrollit te demonstruara nga ai, dhe mendonte se ishte gjithashtu e dobishme edhe për atë vetë. Pas vaktit të mesditës, të ngrënë së bashku me familjen,Freud shkonte tek duhanshitesi aty afer (lexojme ne ditarin e tij personal pershkrimin e detajuar te vizitave dhe blerjes se cigareve).Te blije cigare te mira ne ate kohe nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Qeveria Austriake ushtronte nje kontrroll te rreptë mbi industrinë e duhanit keshtuqe zgjedhjet qe mund te beheshin ne ato kohera ishin goxha te kufizuara. Sidoqoftë pasioni i tij ishte trabuko,një cigare e vogël,relativisht e lehtë,që konsiderohej më e mira ndër të tjerat që prodhoheshin nga monopoli Austriak i duhanit. Kur mundej pinte ndonjë Don Pedros dhe Reina Cubanas,që mund t’i blinte në qytetin Bavarez të Berchtesgaden.Provoi gjithashtu edhe Liliputanos Holandeze. Pacientët ngaqë ia njihnin pasionin e tij i dhuronin shpesh kuti purosh.. Freud donte shume t’a ndante pirjen e cigares me njerezit qe kishte perreth. Hans Sachs, një nga ndjekesit e parë te tij, kujton se Freud irritohej hapur nëse ndonje nga bashkepunetoret e tij refuzonte te pinte duhan. Purot dukej se i jepnin personit përkatesine simbolike te një komuniteti të caktuar dhe lejonin venien ne zbatim te një rituali, madje edhe të iniciacionit (term ky i rendesishem per psikanalizen)
Në të tridhjetat e tij Freud filloi te kishte probleme me zemren,ndoshta per hipersensibilitetin ndaj nikotines, siç ia vuri në dukje dhe miku e mjeku i tij personal Fliess. Megjithate Freud ktheu pergjigje duke thene se nje person mund te hiqte dorë nga diçka vetem nëse eshte thellesisht i bindur per toksicitetin apo rrezikshmerine e saj. Dhe me sa dukej nuk ishte keshtu.Mbi te gjitha pirja e duhanit dukej se e ndihmonte te perballonte stresin dhe te perqendrohej… me pak fjale kjo ishte gjeja qe i pelqente te bente me shume ne jete.Madje edhe pas moshes 67 vjeçare kur e diagnostikuan me kancer te palatumit (qiellzes) ai nuk e la duhanin. Ishte një vartësi e vërtete: humori i tij, kapaciteti i tij per te punuar vareshin nga purot e tij, prej te cilave nuk ndahej dot. Gjate nje periudhe abstinence, te keshilluar nga Fliess, Freud i shkruajti nje leter ne te cilen, pas 7 javesh pa pire cigare psikanalisti i rrefente mikut te tij se ndihej depresiv, shumë keq, i pazoti te punonte…nje njeri i shkaterruar. Pasi e rifilloi duhanin, që me purot e para,aftesia per te punuar iu rikthye si me magji. Freud tregon se ishte “padron i mendjes së tij” dhe se kishte marre fund ajo “jeta e padurueshme”.Nje here tjeter e la duhanin dhe i shkruante Ferenczi: “ piva puron time të fundit dhe qe prej asaj dite ndjehem i lodhur dhe me humor te keq…Pastaj nje pacient me dhuroi 50 puro… ndeza një dhe u ndjeva alegro. Edhe inflamacioni i qiellzes eshte ulur. Freud me siguri i kuptoi arsyet e vartësisë së tij:ai foli për këtë si një ‘sjellje tërheqjeje’ nga masturbimi infantil, por ai kurrë nuk deshi t’a ekzaminonte atë drejtpërdrejt. Ai kurrë nuk deshi të flasë për psikologjinë e kësaj vartësie, nëse i referohej çështjes së tij personale. Pak para vdekjes së tij, Freud ia la koleksionin e cigareve vëllait të tij Aleksander: “një kënaqësi që ti ende mund ta shijosh, por fatkeqësisht jo unë.”
(psikologjia për të gjithë)