Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ajo që di unë është e saktë ?
Nuk mund të fokusohemi asnjëherë vetëm në një ide fikse. Bota ndryshon, ne vetë ndryshojmë, të tjerët rreth nesh ndryshojnë …
“Në qytetin e vogel ku jetonin sebashku 6 te verber sollën nje elfant. Te verberit donin ta njihnin , por si t’ja benin duke qene se nuk shikonin ? – E di unë – tha i pari . Do ta njohim duke e prekur ! – Ide shume e mire , i thane te tjeret ; keshtu mund te zbulojme si eshte nje elefant . Qe te gjashte vajten prane elefantit. I pari ju afrua dhe i preku veshin. – Ndjeu nje gje te madhe te sheshte qe levizte para mbrapa dhe freskonte ajrin .., dhe tha ; Elefanti eshte si nje erashkë e madhe. I dyti i preku nje kembe dhe tha ; e ke gabim, elefanti eshte si nje peme e madhe. E keni te dy shume gabim tha i treti ; – elefanti eshte si nje litar, pasi i kishte prekur bishtin. Menjehere pas tij i katerti i preku majen e nje dhembi dhe tha : Jo miqte e mi ! – Elefanti eshte si nje shpatë me majë. – Hmm. Jo , jo, jo ! – tha i pesti ; Elefanti eshte si nje mur kalaje, nderkohe qe po i prekte ijet . – I gjashti nderkohe kishte kapur noçken dhe tha ; – te gjithe po gaboni, se elefanti eshte si nje gjarper. Gjashte te verberit vazhduan gjatë debatin mes tyre dhe nuk ranë kurre dakord sesi ishte në të vërtetë një elefant.”
Morali i kesaj historie eshte se ; te besosh se realiteti qe observojme eshte i vetmi realitet i mundshem , eshte nje nga iluzionet me te medha dhe te rrezikshme. Kjo fabul na tregon mire sesi çdonjeri nga ne do tentoje ta perfaqesoje realitetin ne baze te perceptimit te vet. Te besosh se realiteti yne eshte i vetmi i drejte dhe i vertete do te thote te besh hapin e pare drejt mostolerances ndaj tjetrit dhe na pengon te jemi mendjehapur dhe te kapim gjerat qe mund te na kene rreshqitur. Realiteti eshte gjithmone i nderlikuar dhe nuk duhet kurre te harrojme te ngreme dyshime dhe te degjojme opinionet e te tjereve , pa imponuar kurre opinionin tone. Nderkohe ndodh shpesh që te marim nje copez te vogel te realitetit tone, ate pra qe ne perceptojme dhe ta “shesim” si nje gje te madhe. Marim pra nje njohuri te vogel dhe e bejme nje teori te madhe . Te mendosh se zoteron te verteten eshte ne nje fare menyre si te vetepësosh nje situate verberie… Dhe per te pare me mire paradoksalisht duhet te kujtojme gjithmone qe jemi te gjithë pjeserisht te verber.
(tregime terapeutike) 7/maj/2018