Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Bëj kujdes me fjalët !
Në pergjithësi kur debatojmë me të tjerët dhe veçanërisht kur na pyesin deshirojmë të japim një përgjigje të saktë dhe të pershtatshme. Shpesh na e ka ënda te kemi nje pergjigje rrufe , te menjehershme. Kjo eshte nje aftesi e veçantë. Eshtë një formë “gadishmerie, mprehtesie e reflekseve verbale” qe te jep mundesine ti pergjigjesh shume shpejt dhe me argumenta te spikatur asaj çfare na thone te tjeret. Eshte nje zotesi qe nuk e kane te gjithe dhe sigurisht qe nuk eshte gjithmone e mundur t’a kemi kete forme pergjigjeje …Pergjigjen e duhur ne momentin e duhur !..Sa here e kemi pergjigjen e duhur, te plote,te mprehte, te bukur, kur debati ka mbaruar ,(muhabeti eshte ftohur ), apo kur kemi ngelur me veten tone dhe nuk na e ve më njeri veshin se çfare themi !? Dhe më e bukura kur super te pergatitur dhe te organizuar me pergjigjen tone te shkelqyer gati , shohim qe as nuk eshte fare e nevojshme te hapim gojen dhe gjithe parapergatitja jone shkon dëm…! Edhe mjeshtrat Zen i mesojne nxenesit e tyre te shprehen sa m mire:
” Ishin dy tempuj Zen ne te njejtin qytet. Kishin seicili nga nje nxenes te shkelqyer . Ata ishin te preferuarit e te gjitheve. Mjeshtart e tyre krenoheshin me ta. Çdo mengjes njeri prej tyre kur shkonte rruges per ne pazar takonte femijen tjeter .“Ku po shkon ?” e pyet i pari . – “Shkoj ku më shpien kembet e mia “, pergjigjet tjetri. – Kjo pergjigje e habiti shume femijen e pare i cili shkoi ti kerkoje ndihme mesuesit te tij. – Kur neser ne mengjes te takosh atë djale, i tha mjeshtri ,”beji te njejten pyetje”. Ai do te jape te njejten pergjigje dhe atehere ti do ta pyesesh : “ zere se nuk i ke kembet ; ku do shkosh pastaj ? “- Kjo pyetje do ta gozhdoje. Të nesermen femijet u ndeshen perseri . “ Ku po shkon ?” – e pyeti femija i pare. -“Po shkoj nga fryn era“ – u pergjigj tjetri. Edhe kesaj here i vogli mbeti i hutuar dhe vajti ti tregoje mjeshtrit te tij per “deshtimin” e rradhes. : Po ti pyete ; “e ku do shkosh po nuk pati erë ?”- e keshilloi mjeshtri . Diten tjeter femijet u takuan per here te trete. – Ku po shkon e pyeti femija i pare. – “Po shkoj ne pazar të blej perime”- ju pergjigj tjetri. ..
Nëse duam te zhvillojmë aftesine e pergjigjes se mprehte ne komunikim duhet me pare te shohim se kush eshte motivi. Nqse kur komunikojmë nisemi nga nevoja për tu dukur më të mençur, më të ditur, më të përgatitur dhe ndjejme deshiren për të dominuar dhe dukur superior ndaj tjetrit rrezikojmë të na ndodhë krejt e kundërta dhe të ngelemi si….“guak”. Permiresojme fillimisht raportin me veten , pastaj mendojmë sesi mund të komunikojmë më mirë me tjetrin. Bëjmë kujdes me fjalët që na thonë dhe me ato qe themi. Ne kete shoqeri Egoiste njerezit degjojnë vetëm veten.
(tregime terapeutike) 29/prill/2018