Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“ Bota  nuk  lufton  kundër  teje  nqse  ti  nuk  lufton  kundër  botës.”

Një  nxenes  dhe  mesuesi  i  tij murg Budist po shëtisnin ne  nje pyll. Nxenesi  ishte  i  shqetesuar.  Ndjente  gjithe  kohes  koken  te  ngarkuar  me  mendime  qe  nuk  po  e  linin  te  qete. Nuk  pushonte  dot  se  menduari , nuk  po  gjente  dot  nje  rrugedalje. I  vinte  shume  turp  qe  ta  pranonte  kete  gje  dhe  ne  menyre  indirekte  pyeti  mjeshtrin  e  tij : ” se  perse  mendja  ne  pjesen  me  te  madhe  te  kohes  eshte  e  shqetesuar  dhe  pak  veta  jane  te  qete ? çfare  mund  te  behet  per  ta  patur  te  qete ? Mjeshtri  veshtroi  nxenesin, buzeqeshi  dhe  i  tha: Po  te  tregoj  nje  histori: 

“Nje  elefant  u  ndal  te  kapte  ca  gjethe  ne  nje  peme.. Nje  blete  e  vogel  iu  afrua  fluturimthi  duke  i  zukatur  afër veshit . Elefanti  e  largoi  me  veshet  e  tij  te  gjate, por  bleta  u  rikthye. Ai  e  largoi  serish  me  nje  levizje  te  vesheve. Situata  u  perserit  disa  here. Atehere  elefanti  shume  i  bezdisur  nga  zukatja  e  saj  e  pyeti :  Pse  je  kaq  e  levizshme  dhe  ben  kaq  zhurme?- pse  nuk  ndalesh  nje  minut  në  nje  lule  dhe  mos  të  më  ndjekesh  më ? Qendro  nje  minut  e  qete  mbi  nje  lule, mjaft  më  ndoqe ! Bleta  iu  pergjigj: “jam  shume  e  ndjeshme  nga  disa  aroma, levizje  dhe  vibracione  te  papritura. Nuk  mund  te  bej  dot  asgje  per  ta  shmangur  sepse  ato  tregojne  nje  rrezik  sulmi  per  zgjoin  dhe  me  ngjallin  instiktin  e  vetembrojtes. Je  ti  ai  qe  po  më  irriton. Po  qendrove  ti  i  qete  dhe  pa  levizur  do  qetesohem  dhe  une. “

Ne  kete  rrefenje  elefanti  eshte  mendja  jone  ndërsa  bleta  perfaqeson  mendimet  tona. Shume  shpesh  sillemi  si  elefanti  duke  i  lejuar  menyres  si  mendojme  dhe  si  sillemi  zakonisht, te  na  heqë  qetesine  dhe  paqen  e  brendeshmeSi  ne  kete  rrefenje  eshte  e  rendesishme  te  kuptojme  qe  shpesh  problemi  nuk  lind  nga  situata  origjinale, por  nga  mendimet  tona  qe  na  shtyjne  te  pergjigjemi  dhe  te  reagojme  jo  drejtë. Perpara  nje  situate  jo  te  kendeshme  mendimet  tona  katastrofike  vershojne  dhe  transformohen  si  ai  topi  i  debores  qe  rrokulliset  tatepjete  malit  dhe  humb  kontrrollin  duke  shkaktuar  kaos  dhe  emocione  negative  që na  fusin  ne  nje  qerthull, nga  i  cili  eshte  e  veshtire  te  dalim. Te  mundohesh  ta  nderpresesh  kete  fluks  idesh  në  kësi  momentesh  eshte  krejtesisht  e  padobishme  sepse  gjeneron  krejt  efektin  e  kundert  dhe  shtohet  frustrimi  dhe  mostoleranca . Eshte  mire  te  mesojme  ta  pranojme  kete  fluks  preokupimesh  dhe  emocionesh  negative  derisa  te  kemi  arritur  nje  pozicion  shkeputje  ndaj  dialogut  tone  te  brendeshem. Kur  ky  dialog  i  brendeshem  pushon  dhe  nuk  na  bezdis  më , atehere  arrijme  ta  superojme  dhe  jemi  gati  te  reagojme  me  kthjelltesi  dhe  te  vetedijshem.

Nje  teknike  efikase  per  te  zoteruar  kete  dialog  dhe  per  tu  shkeputur  menderisht  eshte  te  marim  pak  kohe  per  te  analizuar  ato  mendime  qe  na  frikesojne, alarmojnë, nervozojnë  apo  stresojne. Ne  thelb  eshte  si  te  behesh “avokati  i  djallit” duke  kerkuar  argumente  per  te  hedhur  poshte  idete  tona  dhe  t’ju  heqim  dramaticitetin  qe  mbartin  ne  ato  çaste. Ne  kete  menyre  pakesohet  impakti  emocional  dhe  marim  ne  dore  kontrrollin  e  situates  duke  zhvilluar  paqen  mendore  edhe  ne  mes  te  furtunes.

Per  kete  arsye  nga  ky  moment  e  tutje, çdo  here  qe  duhet  te  perballesh  me  nje  situate  zhgenjyese, stresuese, frustruese, pyet  veten  se  cila  pjese  e  jotja  po  sillet  si  elefanti, cila  pjese  e  jotja  po  lufton  kunder  botes. Mos  je  duke  e  terhequr  bleten  e  bezdisshme  me  mendimet  dhe  sjelljet  e  tua? Ka  shume  mundesi  te  zbulosh  se  duke  modifikuar  disa  nga  mendimet  dhe  sjelljet  e  tua  do  te  jesh  ne  gjendje  te  perballosh  me  mire  problemet  dhe  te  zvogelosh  perfshirjen  emocionale. Kush  eshte  i  lire  vertete  tek  e  fundit? Njeriu  preh  i impulseve  te  veta  apo  ai  qe  ka  mesuar  ti  dozoje  dhe  ti  kontrrolloje  ne  menyre  te  pergjegjshme ?

(tregime terapeutike)                                                                 20/gusht/2018

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe