Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çfarë bën psikologu ?
Çfarë bën psikologu ? Eshtë një pyetje që e bejnë të gjithë. Me anë të këtyre dy tregimeve mund të arrijmë të qartësojmë disa koncepte dhe disa pika reflektuese . E nisim me një histori që Milton Erickson ( Dr. Psikiater/psikolog i shquar ) e kishte bere zakon t’ua tregonte te gjitheve kur e pyesnin se çfare bente nje psikolog. – Nje dite Erickson pa nje kalë qe po kulloste ne lëndinat para shtëpisë së tij. Edhe pse kali nuk kishte asnje shenje te veçantë per ta njohur Erickson vendosi t’ja çonte te zotit . Per ta bere kete gje, hypi mbi kalë, e shpuri deri te rruga dhe e la te zgjidhte drejtimin nga do të vazhdonte . Ndërhynte vetem kur kali dilte nga rruga per te ngrene bar ne fushe , apo per tu sjelle rrotull. Kur me ne fund mberriti perpara pronave te te zotit te kalit (disa km larg tashme), i zoti e pyeti – Nga e dije qe kali vinte nga keto anë dhe ishte yni ? – Erickson ju pergjigj ; – Une nuk e dija , por kali po ! … Nuk bëra gjë tjetër veçse e udhëhoqa të mbante drejtimin e rruges.
Ne kete anekdode del qartë ideja e qendrimit afer me njeri – tjetrin si dy bashkeudhetare. Eshte nje imazh qe pershkruan raportin mes psikologut dhe atij qe kerkon ndihme. Dihet qe shoket e te njejtit udhetim ndikohen nga njeri – tjetri , por eshte e dobishme te kuptojme se per çfare lloj ndikimi behet fjale. Kjo histori e shpjegon mire kete. Psikologu jep nje kontribut qe eshte pjese e ndryshimit , por jo më të rendesishem sesa ajo qe duhet te ofroje vete personi që kerkon te ndryshoje.
Tregimi i dyte eshte ai i Dr. Vittorio Guidano (psikiater , psikoterapeut konjitivist ). Imazhi qe perdoret per te perifrazuar mendimin e tij eshte ai i nje sfere qe rrotullohet ne nje plan te pjerret. Gjate rruges sfera has nje pengese , qe padyshim e ndalon rrotullimin. Pikerisht ketu aktivizohet psikologu duke nderhyre ne nje sistem qe e ka tashme nje drejtim ; Plani eshte pra i pjerret dhe psikologu kerkon se bashku me personin ta levize pengesen duke krijuar mundesine qe sfera te rimarë rrugen e saj natyrale. Ne kete proces sipas Dr. Guidano eshte e rendesishme qe psikologu te mos aplikoje forca shtese ndaj sferes si psh nje shtytje pak nga e majta apo pak nga e djathta ; ndoshta te duhurat per sistemin e brendshem te terapeutit , por qe nuk kane aspak te bejne me sistemin organizativ me te cilin eshte nderhyre.
Keto dy tregime te shkurtra nuk mund te pershkruajne plotesisht gjithë dinamikën e ngjarjeve ne proçesin e psikoterapisë , por pa u zgjatur shumë do doja ti shtoja ketij postimi një tjetër pershkrim interesant : “Psikoterapia si poezi ; herë tragjike…kur udhetimi nderpritet e nuk arrin te gjej rrugen , here epike , kur luftohet e perpelitet per te arritur nje objektiv qe duket sikur e ke pranë por të veshtire per ta arritur , here komike e ironizuese , kur qeshet me të madhe sebashku si miq te vjeter ” ….
(Ψ psikologjia per te gjithe ) 28/janar/2018