Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çfarë është sindroma e qukapikut ?
Jemi të prirur t’a konsiderojmë këmbënguljen si një virtyt, dhe një vlerë që shoqëria jonë e vlerëson shumë, por jo gjithmonë këmbëngulja është pozitive. Ka një moment që duhet të këmbëngulim por ka dhe një moment që duhet të heqim dorë. Njerëzit që vuajnë nga “sindroma e qukapikut” nuk arrijnë të kuptojnë saktësisht se kur është koha e duhur për t’u ndalur dhe për ti dhënë fund një situate, kështu që vazhdojnë të insistojnë.
Çfarë është sindroma e qukapikut ?
Sipas psikologes së Universitetit të Chicikagos,Nadia Persun, sindroma e qukapikut është tendenca për të këmbëngulur në një ide, edhe pse ajo nuk na çon në dialog konstruktiv. Kjo manifestohet kur një person nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ideja e tij.Kjo gjë shkakton një rreth vicioz diskutimesh toksike, ku të njëjtat argumente përsëriten pa pushim, pa asnjë progres.Ky stil komunikimi arrin të gjenerojë një rreth të egër toksik, në të cilin askush nuk fiton.Idetë përsëriten pafundësisht. Asgjë nuk zgjidhet. Problemi vazhdon të rritet dhe marrëdhënia përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Si rezultat, njerëzit e përfshirë përfundojnë të rraskapitur dhe largohen.
Si t’a zbulojmë sindromën e qukapikut ?
- Personi kokëfortë kapet pas temës se tij, a thua se jeta e tij të varet prej saj.
- Nuk pranon arsye ose prova kundër këndvështrimit të tij, edhe pse ato tregojnë se e ka gabim.
- Personi përsërit ne menyrë te vazhdueshme të njëjtin argument, sikur të ishte qukapik, që shpon kafkën e bashkëbiseduesit të tij, me shpresën se idetë e tij mund të zënë vend.
- Personi nuk dorëzohet, por sa gjen rastin më të vogël,perfiton qe t’ja nise nga e para.
- Ulet dukshem ndjeshmëria ndaj tjetrit,prandaj lidhja dhe mundësia e strukturimit të bisedës në mënyrë te pershtateshme sipas përgjigjeve të bashkëbiseduesit humbet.
E vërteta është se “një përzierje e qëllimeve të mira të shtrembëruara dhe drejtësisë personale, mbushur plot zemërim dhe përsëritje,” nuk sjell një mënyrë të shëndetshme komunikimi. Qukapiket janë përsëritës, kritike dhe insistues nga këndvështrimi i tyre. Ata janë të prirur të fajësojnë të tjerët, nuk dëgjojnë dhe përsërisin me insistim të njëjtin argument, sepse qëllimi i tyre nuk është të komunikojnë, por të fitojnë me çdo kusht, gjë që çon në kompromentimin e besimit dhe humbjen e çdo shprese për t’u lidhur dhe dëgjuar me njëri-tjetrin” (thekson Persun.)
Si ndjehen njerëzit nga çukitja e “qukapikut”? Njerëzit të cilëve iu qëllon të merren me dikë që vuan nga sindromi i qukapikut, shpesh ndjehen jashtëzakonisht të irrituar. Së pari ata përpiqen të gjejnë të gjitha llojet e temave për të shpjeguar këndvështrimin e tyre, por kur kuptojnë se është e kotë, shkëputen emocionalisht, duke përdorur si mburojë heshtjen dhe indiferencën. Këta persona ndjehen shpesh sikur po humbasin ne një rrugë pa krye dhe per te evituar konfliktet, i dorezohen diskutimit te tjetrit edhe pse nuk jane dakord dhe ideja nuk eshte e mire.
Si t’a evitojme sindromen e qukapikut ?
Te gjithe ndonjehere mund te sillemi si “qukapiku”,veçanërisht kur afeksionohemi shume me idetë tona dhe mbizotëron tek ne ideja e fitores ne dialog. Per te çaktivizuar kete ndjesi duhet te kuptojme se gjeja me e rendesishme eshte te arrijme nje zgjidhje duke i dhene prioritet te qenurit te kuptueshem. Kur i japim prioritet zgjidhjes ne vend te diskutimeve, mund te shkojme pertej dhe te jemi te predispozuar te pranojme ide me te mira, ngado qe vijne .Duhet te kemi gjithashtu parasysh qe shpesh per te ecur perpara,duhet te bejme nje hap mbrapa. Nqse nje person eshte shume kokeforte dhe vazhdon përpara me dialogun e tij, eshte me mire te ndalemi. Kur argumenti nuk eshte i rendesishem,nuk eshte më as thelbësore të kesh te drejte. Ndonjehere eshte me mire te zgjedhesh marrdhenien sesa të kesh të drejte.
(psikologjia për të gjithë)