Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Dhuna është shpëtimi i fundit për të pa aftët
Eshte shumë e rendesishme te shkruhet, flitet, debatohet mes specialistesh per fenomene qe po shfaqen dhe po rrenjosen çdo ditë e me shume duke shkaktuar nje plage sociale. Eshte po aq e domosdoshme te themi Mjaft më me diskutimet e impostuara ne studio TV, kronikat dhe shkrimet te bëra sa për të thënë që po sensibilizojme opinionin publik ! …Nuk kemi nevoje per leksione si ne auditore universitetesh qe teorizojne ç’është një fenomen në menyre te pergjithesuar dhe kaq ! Nevojiten veprime konkrete, ndihme dhe mbeshtetje reale.
Kjo ishte nje parahyrje per fenomenin tashme te njohur si Bullizmi, me shpresen se sadopak keto rrjeshta do kene një ndikim inkurajues dhe konkret për të gjithë ne që duam s’duam shohim fëmijët tanë “viktima” të këtij fenomeni dhe frikësohemi bashkë me ta. Bullizmi si sot si dikur ka qene pothuajse i pranishem duke shkaktuar ne pergjithesi vuajtje per personat qe e “pesojne” ate si fenomen.
Ja kater pikat KYÇE për të rregulluar “hesapet” me Bulleret:
1) Nuk eshte faji yt. Ka me dhjetera arsye per te cilat nje Buller vendos t’a “kape” me ty dhe kjo nuk varet nga personaliteti yt , por nga ai i bullerit. Nese fillon te mendosh se je nje njeri që nuk vlen, atehere mer nje flete dhe fillo te shenosh gjera ku te tregosh qe nuk eshte e vertete qe s’ke vlera.
SHENO :
- Për çfarë je i zoti
- Çfarë bën shume mirë
- Çfare të bën te ndryshem (te veçante) nga te tjeret.
Heren tjeter qe nje Buller vë ne diskutim vlerat e tua , kujtoje kete liste dhe motivin per te cilin ti je unik dhe i rendesishem.
2) Nderto “armaten” tende. Frekuento persona pozitive qe dine të të çmojne per ate qe ti je. Nqse ke veshtiresi ti gjesh te tille njerëz , provo te gjesh persona qe ndajne me ty te njejtat pasione dhe interesa. Kerko ne kurset qe organizohen ne shkolle, ne aktivitetet sportive apo ne tipe te tjera organizimesh jashteshkollore .
3) Teknika e “ariut Grizzly”. Ekspertet iu sygjerojne atyre qe ndeshin “ariun Grizzly” te bejne gjoja sikur kane vdekur, sepse po te reagojne dhe t’ia mbathin zgjojne te ariu instiktin e gjahut (predator). Perpara bullerit sillu njesoj si perpara ariut Grizzly ; Injoroje , mos i lesho pe. Bullerat kur shohin qe ti nuk i’ua var fillojne te merziten dhe mund të të lenë rehat. Nese nje buller vazhdon te te bezdise , mundohu t’ju afrohesh nje grupi miqsh ose shmangu dhe kerko ndihme. Kjo na çon ne piken e katert qe eshte:
4) Kerko dike qe mund të të ndihmoje. Kujto qe askush nuk ka te drejten te te beje te ndjehesh i frikësuar, i rrezikuar, i shqetesuar apo “person i padenjë.” Kerko dike te i cili mund te besosh; nje prind, nje mesues, nje te rritur qe e ke si pike referimi . Nuk ka asnjë arsye qe ti t’a mbash brenda kete peshe dhe t’a jetosh i/e heshtur ne vetmi. Ne raste emergjente mund te kontaktosh nje numer (te mbrojtjes se qytetarit). Injoroje atë që llomotit pas shpine; aty e ka vendin, pas teje!
(psikologjia per te gjithe)