Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ekzistojmë me të vërtetë vetëm se është dikush që na dëgjon .
Jemi të gjithë të ekspozuar ndaj vrrullit të informacioneve në këtë botë super të shpejtë dhe të paqëndrueshme. Portale mbushur me artikuj sensacional që premtojnë mrekullira, arritje sa hap e mbyll sytë , apo ngjarje reale rrënqethëse dhe të pashpirta….E pranojmë që jemi të bombarduar nga informacionet e new – media (mes tyre dhe kjo faqe website ku unë shkruaj ) , por duket se për historitë dhe tregimet do ketë gjithmonë kuriozitet ….
Të gjithë kaq të zotët për të shkruajtur dhe treguar historira. I tregojmë ne, i tregojnë biznesmenet , i tregojnë politikanët . Përse tregojmë histori ?. Tregojmë për të prekur emocionalisht të tjerët , për të tërhequr vemendjen, për të kujtuar një ngjarje , për të shitur një produkt, për të thjeshtuar, për të marë vota në zgjedhje.
Megjithatë duhet të bëjmë kujdes sepse vetëm disa prej tyre janë të mira, disa janë të rreme dhe disa propagandistike. Tregimet e mëdha që kanë shënuar historinë e njerëzimit nga Homeri te Tolstoj , nga Sofokliu te Shakespeare , tregonin për mite universale që trasmetonin mesime jete të mënçura nga një brez në tjetrin , mësime të vyera për njerëzimin. Sot tregimet dhe historitë kanë marrë një rrugëtim të shtrembërt, ato i veshin realitetit ngjarje artificiale , bllokojnë shkëmbimin, mbingopin hapësirën simbolike të ngjarjeve dhe historive.
Por sidoqoftë kur vendosim ti shkruajmë apo ndajmë me të tjerët duhet të jemi sa më origjinal. Zgjedhim me kujdes histori të veçanta , që ngjallin diçka te ne , që arrijnë të ndalin gjithë zhurmën që është përreth .Po ! Sepse kur lexojmë një histori koha ndalet, emocionet ndërthuren mes tyre e na shpien me mendje shumë larg …… për tu rikthyer më vonë në realitet pas një frymëmarrje të thellë çliruese.
Tregimi im i rradhës është shumë i shkurtër por mbetet në mendje gjatë.
“ Shumë vite më parë në Kinë jetonin dy miq . Njëri ishte shumë i zoti të luante në Harpë. Tjetri zotëronte dhuntinë e një arti të rrallë ; dinte të dëgjonte . Kur i pari luante në Harpë dhe i këndonte malit, i dyti thoshte : “ më duket sikur e kemi malin këtu përpara syve “. Kur i pari i binte Harpës dhe i këndonte një ujëvare , ai që dëgjonte e ndërpriste duke thënë : “ ndjej ujin tek rrjedh mes gurëve “. Por , një ditë të keqe, miku që dëgjonte u sëmur dhe vdiq. Miku i parë preu telat e harpës së tij dhe nuk i ra më kurrë “.
Ekzistojmë me të vërtetë vetëm se është dikush që na dëgjon . Dhurata më e madhe që mund ti bëjmë një personi është ta dëgjojmë “ me të vërtetë ”.
(tregime terapeutike) 3/dhjetor/2016