Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“ Filxhani i çajit ”
Një ditë një filozof u drejtua te një mjeshtër Zen dhe i deklaroi: “Kam ardhur që të mar informacion mbi Zen. Dua të di se cilat janë principet dhe qëllimi”.
“ A mund të ofroj një filxhan çaj “? – e pyeti mjeshtri dhe ndërkohë filloi ti hidhte çaj nga një çajnik. Filxhani në një moment u mbush plot , por mjeshtri vazhdoi edhe pse çaji filloi të derdhej nga filxhani .” “Çfarë po bën kështu ? – u nervozua filozofi . Nuk e shikon që filxhani është plot ?”“Ashtu si ky filxhan – i thotë mjeshtri , edhe mëndja jote është e mbushur plot me opinione dhe ide që nuk lënë vend të futen ide të tjera brënda saj…Si mundem ta shpiegoj se ç’është Zen , nëse më parë nuk e zbraz filxhanin tënd ?”
Mëndja nuk mundet të mos i referohet të shkuarës dhe atyre gjërave që njeh dhe di. Ajo gjithçka që i ndodh rreth e rrotull dhe në raport me tjetrin e interpreton nën dritën e eksperiencave të përjetuara më pare , të njohurive të grumbulluara dhe të opinioneve të veta. Kjo mënyrë e “pengon” të ketë një përqasje direkte dhe të re të realitetit. E në qoftë se nuk zbrazet , nuk është e mundur të mësojmë asgjë tjeter vërtetë të re.
Ndonjëherë duhet ti kapërcejmë apo ti ndryshojmë “skemat tona mendore” , sepse mund të jenë zgjidhja jo e duhur , si në rastin e përpjekjeve të kota të mizës brënda në shishe .
“Miza duke u sorrollatur me vërtik e gjeti veten brënda një shisheje nga e cila donte të dilte medoemos , se përndryshe e kishte punën pisk…Përpiqej të dilte duke tentuar të shkonte drejt dritës (sepse ashtu e dinte, ashtu është besimi… drita na shpie drejt daljes). Për ta arritur këtë shkonte drejt pjesës më të gjerë dhe me shumë dritë të shishes. Sa më shumë mendonte se ishte drejt rrugës së daljes , aq më thellë shkonte drejt fundit të shishes… nuk e dinte miza e gjorë që duhet të ndërronte “skemën e të menduarit “ dhe të synonte drejt grykës sepse edhe pse e ngushtë e pa dritë , vetëm që andej mund ti vinte shpëtimi “.
(Tregime terapeutike .)