Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Fjalët ngrohin zemrën !
Fjalet ne ditet e sotme.
Fjalori ynë është rrudhur shumë për shkak të televizionit , internetit, sms – ve , por çdo fjalë është një koncept, një ide, një botë më vete.Çdo fjalë ka padiskutim një domethënie një përmbajtje . Duke e humbur atë, duke e reduktuar, mënjanuar , humbasim shumë nga ndjeshmëria jonë, nga thelbësorja jonë . Ka shumë për të thene mbi faktin se si degradimi i gjuhes pasqyron fort mire degradimin e shoqerise. Po ky mund te jete nje argument reflektimi per nje here tjeter…
Kur fjalët rëndojnë .
Fjalët ngrohin zemrën, ndezin turmat, provokojne revolta, na bejne te enderrojme , te pershkruajme nje fakt , nje emocion, nje imazh. Fjalët tregojne, rrefejne, denoncojne. Fjalet mund te ndajne dhe bashkojne. Mund te bejne keq, veçanerisht kur personi që i thote ato eshte nje “vrasës” verbal shumë i zoti. Fjala vret me shume se plumbi.
Kjo teori ka dhe nje konfirmim shkencor. Eshte studjuar se vetem duke i degjuar disa terma si “keq” dhe “shqetësim” truri ndjen dhimbje. Kerkues neurobiologe te Universitetit te Jena ne Gjermani botuan rezultatet eksperimentale mbi kete fenomen. Ata perdoren fotografimin e substances gri dhe rezonancen manjetike funksionale per te matur vuajtjet individuale ndaj stimujve verbal negativ. Duhet shtuar se jo vetem fjalet por dhe mendimet (vibracionet negative) mund ta demtojnë shendetin, madje (sipas studimeve te fundit) edhe te vetë ata që i “prodhojne” keto fjale. Kjo gje ndodh jo vetem kur themi qellimisht nje mendim të keq, por edhe kur e mbi te gjitha në një mardhënie terapeutike apo afektive nuk ka interesim të sinqertë për tjetrin, nuk ka vërtetesi. Pikerisht në këtë situatë, fjalët tona nuk mbërrijnë drejt e në zemrën e pacientit (apo të fëmijës tone, të partnerit tonë) dhe ndoshta edhe mund t’a semurin tjetrin. Zhgënjimi dhe lëndimi eshte akoma dhe me i rëndë, kur personi na ka dhënë besim të plotë.
Fjala dhe e verteta.
Sa here rastis te shohim persona qe ndjejne nje vetevleresim te ulet sepse nje prind apo nje mesues ka shprehur pa kujdes dhe pa takt fjalë lënduese. (shumë më keq kur rendesa e gjendjes shpirterore ka ardhur nga fjala e pavend e nje mjeku apo psikologu). Kujdesi qe duhet të tregojme në fjalët që shprehim tregon kujdesin që ne kemi ndaj personit me të cilin po bisedojmë. Duhet te gjejme fjalet e duhura ; fjalet jane te rëndësishme ! Kujtojme se sa herë, ne vetë jemi lënduar nga ofendimet që kemi marë. Ato na bejnë te ndjehemi keq, ngjallin sensin e inferioritetit dhe të fajit, të bejne te ndjehesh i padenjë , nxisin jo rrallë inat dhe urrejtje.
Kujtojme mire miq të dashur se gjithçka varet nga menyra se si i themi gjerat…Nje nga sfidat e njerezimit eshte te mesuarit se si duhet te komunikoje. Nga komunikimi varet shume shpesh lumturia ose merzia , paqja ose lufta. Kjo vlen edhe per te verteten. Që ajo duhet thene në çfarëdo situate, nuk diskutohet; por menyra se si komunikohet eshte ajo qe provokon ne disa raste probleme te medha. E verteta mund te krahasohet me nje gur te çmuar . Nqse e leshojme kundrejt fytyres se nje personi , mund t’a plagose ate, por ne qofte se e mbeshtjellim me nje leter delikate dhe e ofrojme me dashuri , sigurisht qe do te pranohet me shume mirenjohje.
(psikologjia për të gjithë) 8/qershor/2017