Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ka shumë ndryshim mes, të kesh karakter dhe të jesh arrogant !
Gjatë rrjedhës së historisë, arroganca ka marrë shumë forma. Beteja e Thermopylae është një nga shembujt më të dukshëm kur mbreti i Madh Kserkses (i Perandorise Persiane) e pagoi shtrenjtë sepse mbivlerësoi forcën e tij dhe përçmoi vlerën strategjike të guximit dhe “dinakërisë” së Grekëve. Mbytja e Titanikut është bërë një tjetër shembull klasik, jo vetëm i dështimit teknologjik, por edhe i gabimit të frymës së paprekshmërisë, karakteristike e asaj epoke, një frymë që pretendonte se kjo anije luksoze ishte absolutisht e paprekshme. Jeta u tregoi atyre në mënyrën më të keqe se të gjithë dhe gjithçka janë të cënueshëm. Por ndonjehere nuk eshte e nevojshme te germojme kaq thelle ne histori, mjaft te shohim perreth per te kuptuar sa shume arrogancë ka.
Çfarë eshte arroganca ?
Arroganca është bindja e të qënit superior, shoqëruar nga një vetëvlerësim i ekzagjeruar .Vetevleresim – shpesh i fryrë artificialisht – qe manifestohet përmes deklaratave të tepërta dhe me mendjemadhësi. Zakonisht personi arrogant sillet sikur eshte më i mirë se te tjeret dhe deshiron qe t’a admirojnë dhe respektojne per cilesite e tij te veçanta apo per sukseset e tij te medha. Thellesisht arroganca eshte deshira per të dominuar te tjeret dhe nje besim i ekzagjeruar ne aftesite e veta, duke u shitur si i denje per te patur me shume sukses se te tjeret.
Tipet e arrogances.
Psikologet e ’Universitetit te Missouri-t analizuan studimet e bera deri më tani mbi arrogancen dhe pohuan se jemi te gjithe arrogante – ne nje fare menyre – edhe pse nuk na pelqen t’a pranojme. Nje studim prane Universitetit të Yale zbuloi se sjellja arrogante fillon te zhvillohet shume heret ne jete. Keta studiues konfirmuan se femijet nga 5 – 7 vjeç nisin te shfaqin nje mendim arrogant pasi besojne se dine me shume se te rriturit.. Zakonisht, në një pikë të zhvillimit, qëndrimi egocentrik fillon te zbutet, ndërkohe qe formojmë një imazh më objektiv dhe realist të vetes dhe botës.
Sidoqoftë, në një kuptim të përgjithshëm mund t’i referohemi një vazhdimesie të arrogancës, përfaqësuar si më poshtë:
Denigrimi i te tjereve = Arrogance antagoniste
Besimi se je superior + mos marja ne konsiderate e te tjereve = Arrogancë krahasuese.
Zmadhimi i sukseseve te tua + Injorimi i limiteve qe ke + mbivleresimi i kompetencave personale = Arrogancë individuale.
Sipas psikologeve te Universitetit te Missouri – t, ka 3 tipe arrogance :
1)Arroganca individuale. Eshtë një mendim i ekzagjeruar në lidhje me aftësitë, tiparet ose rezultatet e personit që nuk kane lidhje me realitetin. Kjo nënkupton zmadhimin e rezultateve tona dhe ekzagjerimin e aftësive tona, gjë që gjeneron një imazh të shtrembëruar të vetvetes.
2)Arroganca krahasuese. Eshtë një klasifikim i ekzagjeruar i aftësive, tipareve ose rezultateve të dikujt në krahasim me ato të njerëzve të tjerë. Kjo lloj arrogance nuk limitohet në ekzagjerimin e vetë – imazhit, por nënkupton edhe një vizion të shtrembëruar të të tjerëve.
3)Arroganca antagoniste. Eshtë kulmi i arrogancës pasi nënkupton denigrimin e të tjerëve bazuar në një hipotezë superioriteti. Personi arrogant jo vetëm që beson se eshte superior, por gjithashtu mendon se të tjerët janë inferiorë dhe si pasojë vepron, shpesh duke i poshtëruar ose injoruar ata.
Kur arroganca nuk zbutet por vjen duke u rritur, zakonisht shndërrohet në një mekanizëm kompensues që fsheh pasiguri të medha. Mund të veprojë gjithashtu dhe si një lloj mekanizmi mbrojtës për të mbrojtur një vetëvlerësim të brishtë. Praktikisht, këta njerëz kanë frikë nga refuzimi, prandaj marrin një qëndrim arrogant dhe prepotent. Refuzojnë dhe i largojnë te tjeret, per te mos lejuar qe te jenë të tjeret qe i refuzojne ata.
Në raste të tjera, arroganca mund të rrjedhë nga rezultate reale. Zakonisht këta janë njerëz që kanë pasur sukses aty ku të tjerët kanë dështuar, kështuqë ata fillojnë të mbivlerësojnë aftësitë e tyre dhe shpejt nisin të vuajnë një lloj kompleksi Supermeni. Cilado qoftë shkaku i arrogancës, duhet të kemi në mendje se një imazh i fryrë i vetes, i cili nuk i përshtatet realitetit, më shume krijon sesa zgjidh probleme. Një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Miçiganit zbuloi se njerëzit arrogantë shpesh sulmojnë të tjerët, me shumë gjasa përgjigjen me zemërim, janë të pasjellshëm dhe të vështirë për t’u menaxhuar….dhe këto karakteristika nuk eshte se t’a thjeshtojnë jetën.
Ekzistojnë dy lloje krenarie, ajo e mirë dhe e keqe. Krenaria e mirë përfaqëson dinjitetin tone dhe respektin per veten. Krenaria e keqe është mëkati i thelle i superioritetit që qelbet era mendjemadhësi dhe arrogance. John C. Maxwell
(psikologjia per te gjithe)