Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kanë kaluar plot 80 vjet.
Kanë kaluar plot 80 vjet qe Freud nuk jeton më. Ishte 23 shtator 1939 kur themeluesi i psikanalizës vdiq në shtëpinë e tij në Londër pasi i kishte shpëtuar tërbimit te nazisteve. Gjashtë vjet para vdekjes së tij, në 1933 nazistët kishin djegur qindra mijëra libra, duke filluar nga librat e Albert Einstein, të Karl Marx, Ernest Hemingway e deri tek ato te Stefan Zweig.
Faqet e shkruara nga psikanalisti i famshëm padyshim që u bene pjesë e ketij perroi të çmendur dhe të pakuptimtë që mori emrin Bücherverbrennungen. Ky emër i shëmtuar dhe i gjatë kishte vetëm një qëllim : të shndërronte në hi te gjitha veprat e vjetëruara të intelektualëve të së kaluarës .
Këtu jemi dëshmitarë të një mësimi të shkëlqyeshëm.
Megjithë ndjenjën e pasigurisë ekzistenciale dhe origjinës së tij hebraike Freud – i vertete vendosi të shpëtojë kokën , por jo pa librat e tij të shtrenjtë…. dhe jo dhjetë, jo njëqind, as pesëqind, por njëmijë….nga Viena në Londër. Kushdo ne vendin e tij do ia kishte mbathur pa u menduar dy herë, por të marësh me vete në ato kushte gjithë atë sasi veprash letrare do të thotë shumë… Do të thotë të duash të ruash njohurite e paraardhesve , te atyre qe deri ne ate kohe kishin lënë gjurmën e tyre para tij. Do të thotë në një farë menyre të jesh mirënjohës mjeshtrave të shenjtë të shkencës dhe letërsisë.
Megjithatë nuk eshte ashtu, sepse kur deshiron nje gje me shume force, është diçka që “ndihet në ajër ” për t’ju ndihmuar t’a përmbushni atë dëshirë. Në këtë rast, ajo diçka “e magjishme në ajër ”, ishte nje person konkret. Ishte pacientja e tij Marie Bonaparte,(foto përbri ) qe luajti nje rol vendimtar ne kete mesele. Falë shumave te medha ekonomike dhe dashurise se saj per psikanalizen, u shpetua biblioteka e pasur e Freud – it dhe u lirua edhe e bija e tij Anna, e cila nderkohe ishte ne duart e Gestapos..
Me kete gjest Freud na meson se nuk duhet kurre t’a mohojme apo harrojme te shkuaren tone. Eshtë ndoshta e kaluara që i jep kuptim të tashmes. Ne e njohim Freud – in si zbulues te se pavetedijshmes , por gjenialiteti i tij inicioi revolucionin më të madh të shekullit XX. Freud – i shikon përpara tek e ardhmja dhe për këtë arsye nuk e superon dot askush . Nëse ka ndonjë gjë per te shtuar eshte se ka qenë me ne çdo ditë për të paktën 80 vjet e ketej.
(psikologjia pë të gjithë)