Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Katër qirinjtë dhe Vazo e Pandorës !
Nuk ka rëndësi, kush jemi, çfarë na ka ndodhur, çfarë na kanë mësuar; ajo që ka rëndësi : është të mos lejojmë kurrë askënd të na rrëmbejë shpresën !!
Ajo që ka rëndësi është të mos harrojmë kurrë rëndësinë e ëndrrave , dëshirave e aspiratave dhe mbi të gjitha të rikujtojmë mitin e vazos së Pandorës :
“Kur Pandora u tregua e pabindur, të gjitha ndjenjat negative dolën nga vazo dhe u bënë pjesë e njerëzve : pleqëria, xhelozia, sëmundjet, çmënduria dhe veset, nga të cilat lindën inati, frika, ankthi, dhuna….deri sa erdhi momenti kur doli dhe ndjenja që kish mbetur e fshehur në fund të vazos ; Doli “ Elpis “ / “ Shpresa “.! Për këtë arsye thuhet : “Spes ultima dea “ – “ Shpresa vdes e fundit ” !…
Për të respektuar kronologjinë , tregimi i mitologjisë së lashtë për vazon që mbante brënda të gjitha të këqijat me Pandorën kurioze që e hapi për të parë ç’kishte brënda saj, meriton të jetë i pari në rradhë. Shumë kohë më pas kësaj legjende vjen historia e katër qirinjve që digjeshin ngadalë dhe ndjeheshin të padobishëm sepse askush nuk e vlerësonte dritën dhe ngrohtësinë e tyre.
“Katër qirinjtë po digjeshin ngadalë. Dhoma ishte aq e heshtur saqë mund të dëgjohej se çfarë pëshpërisnin mes tyre.
I pari ndër qirinjtë tha:
“Unë përfaqësoj Paqen , por njerëzit nuk më duan. Mendoj se nuk më ngelet gjë tjetër për të bërë kështu që po fikem”. E kështu ndodhi…. dalëngadalë qiriu e la veten të shuhej i gjithi.
Qiriu i dytë tha:
“Unë jam Besimi por fatkeqësisht nuk vlej për asgjë. Njerëzit nuk duan t’ia dinë për mua dhe nuk ka arsye pse të rri ndezur. Sapo përfundoi së foluri, një puhizë e lehtë fryu dhe e fiku.
I mbushur me trishtim qiriu i tretë thotë:
“Unë jam Dashuria, nuk kam forcë të qëndroj ende e ndezur. Njerëzit nuk më konsiderojnë fare dhe nuk e kuptojnë rëndësinë time. Shpesh herë preferojnë të urrejnë !” Dhe pa pritur gjatë qiriu e la veten të fikej.
Në këtë moment në dhomë hyn një fëmijë i vogël dhe sheh 3 qirinjtë e fikur…” Çfarë bëni kështu ! – Ju duhet të qëndroni të ndezur, unë kam frikë nga errësira dhe shpërtheu në të qara.
Atëherë qiriu i katërt i prekur thellë thotë:
“Mos ki frikë, mos qaj ; deri sa unë të jem i ndezur kemi mundësinë ti ndezim përsëri edhe tre qirinjtë e tjerë; Unë jam Shpresa “…. Me sytë e përlotur e të fryrë nga të qarët , fëmija mori në dorë qiriun e shpresës dhe ndezi gjithë të tjerët. (Paulo Coelho)
Që gjithkush nga ne të mundë të jetë në gjëndje që me shpresën e tij të rindezë , besimin, paqen dhe dashurinë !!
(Tregime terapeutike)