Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ke të drejtë ta kritikosh një libër, jo ta ofendosh !

Të  lexosh  ështe  një  eksperience  psikologjike  e  rëndësishme  sepse  zgjeron  kufinjtë  e  bindjeve  tona  dhe  na  detyron  të  vemë  në  diskutim   gjërat  te  të  cilat  besojmë. Kur  lexon  një   libër  je  i  “ detyruar ”  t’a  ndriçosh  mendjen. Romanet  e  shkrimtarëve    të  mëdhenj   kanë  ushqyer  shpirtin  dhe ndriçuar  mendjen  e  shumë  gjeneratave . Autorë  si  Flauber , Tolstoj , Dostojevski , Camus  e  plot  të  tjerë  paraqesin  në  veprat  e  tyre  momente  të  thella  reflektimi  për  jetën . Leximi  sipas  disa  neuro – shkencëtarëve  na  bën  të  hapur  për  të  kuptuar  arsyet  e  të  tjerëve. Doktorët  dhe  psikologët  rekomandojnë  biblioterapinë  në  spitale,  në  shtëpi  pushimi , në  burgje, në  komunitete  rehabilituese, në  shkolla, në  studio  private . Të  lexosh  është  dhe  një  mënyrë  e  mirë  për  të  kaluar  kohën  e  lirë . Po  pse  njerëzit  vallë  lexojnë  kaq  pak  ndërkohë  që  librat  janë  kaq  shumë  të  dobishëm , madje  dhe  terapeutik  ?? Ndoshta  sepse  jemi  bërë  të  varur  nga  një  sërë  gjërash  që  duket  sikur  na  japin  kënaqësi ; vartësi  nga  interneti, nga  shopping  kompulsiv, nga  puna,  nga  lojrat  e  fatit , nga  celulari ….Në  një  botë  që  karakterizohet  nga  shfrytëzimi   sipërfaqësor  i  çfardo  informacioni , të  lexosh  ka  mbetur  “ mbrojtja”  e  fundit  e  aktivitetit  cerebral   të  vetëdijshëm. Kush  zgjedh  të  lexojë  libra  ka  dhe  të  drejta . Nuk  bëjnë  pjesë  në  “kartën  e  të  drejtave” , por  mund  ti  gëzojë  çdo  lexues.

10  të  drejta  për  ata  qe  ju  pëlqen  të  lexojnë.  (krijuar  sipas  disa  konsideratave  të : I. Calvino, U.Eco  & D. Pennac.)

1) Ke  të  drejtë  të  lexosh  më  shumë  se  një  libër  njëkohësisht.Varet  nga  gjëndja  e  humorit  tënd  se  cilin   prej  tyre  lexon  të  parin.

2) Ke  të  drejtë  të  lexosh  çfarëdolloj  gjëjeNuk  ekzistojne  libra  te  mirë  dhe  libra  të  këqinj , sepse  çdo  liber  është  përmbledhja  mes  asaj  që  lexon  dhe  mënyrës  se  si  e  përpunon. Edhe   reflektimi  më  banal  mund  të  hapë  një  mori   arsyetimesh.

3) Ke  të  drejtë  të  dashurohesh  me  protagonistin  e  librit. Ndërkohë  që  lexon  nuk  ekziston  realja   dhe  imagjinata. Ekziston  vetëm  bota  pa  kufinj.

4) Ke  të  drejtë  të  pretendosh  qetësi .  Njerëzit  perreth  nuk  duhet  të  të  shqetësojnë , sepse  ndërkohë  që  lexon  protagonist  është  bota  jote  e  brendeshme.

5) Ke  të  drejte  të  mos  e  çosh  deri  në  fund  një  libërNuk  mund  ti  dhurojmë  dashuri  të  gjithëve. Disa  relacione  nuk  funksionojne  dhe  duhet  kurajo  t’a  pranojmë  .

6)Ke  të  drejtë  t’ju  tregosh  të  tjerëve  atë  që  ke  lexuar. Kur  leximi  të  pëlqen , nuk  ka  motiv  që  mund  t’a  ndalë  entuziazmin.

7) Ke  të  drejtë  të  lexosh  vetëm  për  kënaqësi. Një  libër  mund  të  jetë  dhe  thjesht  për  të  kaluar  kohën;  nuk  është  e  thënë  që  duhet  të  mësojmë  patjetër  diçka  prej  tij .

8) Ke  të  drejtë  të  lexosh  në  çfarëdolloj  vendi. Eksperienca  e  të  lexuarit  në  vende  të  ndryshme  është  tërheqëse , sepse  libri  të  bën  t’a  ndjesh  ambjentin  dhe  ambjenti  të  bën  t’a  ndjesh  librin. Eshte  një  shkëmbim  i  vazhdueshëm.

9) Ke  të  drejtë  të  nënvizosh  në  libër  pjesët  që  të  tërheqin  më  shumëT’i  kthehesh  pas  disa  vitesh  një  teksti  që  ke  lexuar  dhe  të  zbulosh  se  çfarë  të  pëlqente  dikur, është  një  eksperiencë  që  të  gjithë  duhet  ta  provojnë.

10) Ke  të  drejtë  ta  kritikosh  një  libër , jo  ta  ofendosh. Kritika  është  e  dobishme , ofendimi  është  rruga  më  e  thjeshtë.

* 1 , 5 , & 9  të  drejta  nga  të  cilat  kam  përfituar  ♥.

3/Janar/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe