Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kllouni, Doktori psikiatër dhe Njolla e bojës së shkrimit
Në studion e një psikiatri të njohur u prezantua një ditë një burrë në dukje goxha i ekuilibruar, serioz dhe tepër elegant. Pas vetëm disa fjalëve diskutimi së bashku Doktori zbuloi që ai burrë ishte thellësisht i dërrmuar brënda vetes dhe provonte një ndjesi të fortë melankolie dhe një trishtim mbytës e të vazhdueshëm shumë shqetësues.
Doktori filloi me një bindje të plotë punën e tij terapeutike dhe në fund të bisedes klinike i thotë pacientit të tij : “përse nuk shkon te ky cirku , që sapo ka ardhur në qytetin tonë ? Në spektakël interpreton një Klloun i famshëm që ka bërë për të qeshur dhe ka dëfryer gjysmën e botës ; të gjithë flasin për të, sepse është i veçantë. – Do të të bëjë me të vërtetë mirë, ke për ta parë..!!
..Në atë moment burri shpërtheu në të qara dhe tha : “ Ai kllouni jam unë Doktor “!!
Njolla e bojës së shkrimit
Një profesor Filozofie ngjitet në katedër dhe përpara se të fillojë leksionin , nxjerr nga çanta e tij një fletë të bardhë shumë të madhe me një njollë të vogël boje në mes.
Duke ju drejtuar studentëve në auditor pyet: “Çfarë shikoni këtu “? “një njollë boje ; – u përgjigjën studentët…
“Mirë atëherë, vazhdoi profesori”; “kështu janë njerëzit : shohin vetëm njollat , edhe ato më të voglat dhe jo të madhen dhe të shkëlqyerën fletë të bardhë që është jeta” !!
( tregime terapeutike ). (Psikologjia e jetës së përditëshme)