Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kolegë me “personalitet patologjik”. Si mund të zgjidhet kjo?
Janë persona të aftë të “shembin” papritur relacionet mes kolegësh dhe të prishin qetesinë e ndërlikojnë marrdhënien paqësore që është vendosur në ambjentin e punës. Shfaqin karakteristika patologjike “në kufi” si inati, zilia, destabilizim relacional, manipulues, egocentrizëm, agresivitet, luhatje të humorit, inkoherencë mendimi, mosbesim, joshje, erotizim e kështu me rradhë.
Sigurisht nuk janë persona autentikisht dhe specifikisht të sëmurë në planin psiqik. Për këta tipa personash janë shkruar romane e xhiruar filma. Ndonjëherë këta persona kaq të komplikuar vetëdeklarohen si : “karakter të fortë”, ”personalitet i vështirë”, “persona shumë të sinqertë “, “persona të padëshiruar sepse thonë gjithmonë atë që mendojnë”, etj, etj. Kolegët shpesh i përshkruajnë si “ të këqinj”, “histerik”, ose “ të çmendur”.
Shumë nga ne mund të kenë shtyrë me shumë bezdi ditët e bashkejetesës me këtë lloj ” tipi”. Mund të jenë kolegët tanë, vartës apo shefa nuk ka fare rëndësi pozicioni hierarkik në punë duke qënë se askush nuk mund ta kuptojë “ vuajtjen ” dhe “ankthin” që këta persona provokojnë. Vetëm në rastet kur kemi një njohje direkte të situatës e kuptojmë sa shumë stres dhe parehati sjellin në marrdhëniet me të tjerët. E megjithatë shpeshherë atmosfera është shumë “ tinzare ” dhe pak e dukshme dhe e kamufluar.
Duke qënë se problemi është në mënyrë të pamohueshme konkret dhe frekuent por shumë i “bezdisshëm” në dimensionet e tij teorike dhe institucionale, mund të mjaftohemi vetëm me një përgjigje e cila sygjeron atë frazën e vjetër të “dorëzuarit dhe pranuarit” që thotë : ”Kush ka mend lëshon pe” (apo hap rrugë), ose thjesht ; ”bëj durim” !
Megjithatë mbeten ende te hapura disa “rrugezgjidhje”:
- A do te ishte me vend te aplikonim perçdokend qe aplikon ne nje vend pune nje test paraprak te tipareve te personalitetit !? *
- A mund të pushohet nga puna një person që ka tipare të personalitetit që nuk përputhen me angazhimin e tij ne kete pozicion ?
- A mund t’a gjykojnë në mënyrë të drejtë personalitetin e një personi dikush ?
Për këtë natyrë problemi ende nuk kanë arritur të gjejnë as dhe një term specifik që ta identifikojë prandaj shpesh shohim te habitur dhe pranojme ne heshtje kolegun qe sillet ne menyre te çuditëshme. Ky është një problem i madh i trajtuar në heshtje dhe në mënyrë të papërshtatëshme. Nuk janë persona të sëmurë por tërësisht me një karakter disfunksional.
*(praktika kur vite më parë (ndoshta ende sot ) disa kompani të mëdha i vlerësojnë personat që punësojnë me një testim të mirëfilltë psikologjik mbi personalitetin.)