Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur dhuratat mbërrijnë andej nga nuk e pret !

Jeta  është  një  kuti  plot  me  surpriza  që  na  presin  ti  zbulojmë, por  shpesh  jemi  duke  nxituar tmerresisht  shumë… Jemi  aq  shumë  të  përfshirë  në  mendimet  dhe  shqetësimet  tona  dhe  nuk  arrijmë  të  shohim  përreth   e  të  çmojmë  gjithë  mirësinë  dhe  bukurinë  që  na  rrethon.

E  njejta  gje  vlen  edhe  per  personat  që  hasim  në  jetën  tonë. Ndonjehere  paragjykimet  tona, stereotipet  apo  thjesht  nxitimi , na  pengojne  te  shohim  dhe  vleresojme  ate  ç’ka  keta  persona  kane  rezervuar  per  ne . Ne  qofte  se  do  te  kishim  nje  mendje  më  të  hapur, nqse  do  te  ishim  më  të  gatshem  te  pranonim ,do  të  zbulonim  të  surprizuar  se  shpesh  marim  më  teper  nga  ata  njerez  prej  te  cileve  nuk  e  presim  aspak.

Dhuratat  mberrijne  andej  nga  nuk  e  pret.

Lufta  e  dyte  boterore  kishte  filluar  dhe  nazistet  kishin  perparuar  ne  gjithe  Europen. Nje  nga  armet  sekrete  të  Luftës  ishte  makina  Enigma, nepermjet  së  cilës  gjermanët  dërgonin  mesazhe  te  koduara  per  anijet  qe  transportonin  ndihmat  qe  vinin  nga  USA. Per  kete  arsye  anglezet  rekrutuan  nje  nga  matematikanet  dhe  kriptoanalistet  me  te  mire  te  asaj  kohe  Alan  Turing. I  dhane  nje  detyre  qe  dukej  e  pamundur  per  tu  realizuar : të  deshifronte  “Enigmen “. Turing  vendosi  ta  lerë  mënjane  metoden  tradicionale  te  kriptografise  dhe  iu  vu  punes  per  te  krijuar  një  makineri  që  do  të  ishte  ne  gjendje  të  dekodifikonte  Enigmen. Te  gjithe  menduan  se  ishte  i  çmendur. Pas  nje  pune  te  pareshtur  per  vite  me  rradhe,  pa  qenë  në  gjendje  te  demonstronte  efikasitetin  e  shpikjes  se  tij  dhe  gati  të  hiqte  dore  ndodhi  diçka  shume  e  rendesishme. Nje  grua  qe  punonte  me  të  dhe  qe  nuk  kishte  fare  te  bente  me  kriptografine , por  merej  me  degjimin  dhe  traskriptimin  e  mesazheve . Ajo gjate  nje  bisede  i  dha  nje  ide  per  kodin  qe  do  te  mund  t’a  bente  makinerinë  të  funksiononte. Fale  punes  se  pareshtur  te  Turing  qe  sot  konsiderohet  si  pionieri  i  informatikes  dhe  bisedes  informale  me  gruan  e  transkriptimeve , perllogaritet  qe  lufta  te  kete  perfunduar  2 – 4  vjet  më  parë  duke  kursyer  jeten  e  mijera  njerezve.

Ky  shembull  qe  nuk  eshte  i  vetmi  ne  histori  tregon  se  shume  here  personat  nga  te  cilet  se  presim  mund  te  na  bëjnë  nje  dhurate  te  mrekullueshme . Nuk  duhet  te bejme  gje  tjeter  veçse  te  jemi  te  hapur , te  degjojme  dhe ti marim ne konsideratë  ato  që na thonë. Çështja  qendron  se  jemi  shume  te  mbyllur  me  veten  dhe  shpesh  bindjet  tona  apo  njohuritë  qe  kemi  grumbulluar  na  pengojnë  të  shohim  dhe  të  pranojme  që  rrotull  ka  njerëz  që  meritojnë  gjithë  vemendjen  dhe  mirënjohjen  tonë.

30/mars/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe