Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur duhet të këmbëngulim dhe kur duhet të heqim dorë !
“ Tregtarit po i sosej durimi çdo ditë e më shumë! I kishte derguar prej kohësh lajmës dikujt qe i kishte dhënë para hua . I zemeruar nga vonesa dhe i prekur ne seder nga mosrespekti, vendosi te shkonte ti merte vete 10 monedhat e florinjta qe i detyroheshin. Per te mberritur ne fshatin e borxhliut duhet te kalonte lumin, keshtuqe mori nje varketar te cilin e pagoi 5 monedha. Per fat arriti ta gjente personin qe i kishte parate hua dhe ja mori mbrapsh borxhin. I lumtur u kthye per ne shtepi por serish per te kaluar lumin i nevojitej varka . E pagoi perseri varketarin . Kur ra nata dhe u shtri per te fjetur , solli ndermend gjithë çfarë kishte bere ate dite…Kishte qenë gjithe diten rrugeve …kishte harxhuar para per te mare borxhin mbrapsh dhe ne fund kishte po aq para sa kishte patur ne mengjes”… Kjo histori na kujton ata njerez qe ndjekin ne menyre obsesive nje objektiv pa vene re qe lene pas dore çeshtje shume me te rendesishme . Më e keqja eshte kur me kokefortesine e tyre demtojne veten dhe te tjeret .
Kur ekzagjerojme me kembenguljen .
Ne shoqerine tone i japim shume vlere kembenguljes , vendosmerise dhe duam ta transmetojme kete edhe te femijet tanë. Nuk eshte aspak e gabuar , nese kjo gje behet ne menyre te moderuar. Fillon te behet problem kur kjo meret si nje detyre dhe besojme verbërisht që nuk kemi rruge tjeter veçse vendosmerise. Padyshim per kete kane influencuar shume dhe frazat e gateshme pozitive qe permbajne nje “pafajesi” te madhe brenda , si : “mos hiq dore kurre, mos u dorezo !”, apo “po ishe i vendosur asgje nuk te ndalon dot !“ Por kujdes!.. Çdo lloj vlere e mare si e vetmja zgjidhje e mundeshme sjell limite sepse na pengon te shohim alternativa te tjera qe mund te jene me pak te demshme dhe me nje kosto me te ulet emocionale. Te jesh i vendosur eshte e rendesishme sepse te gjitha gjerat e medha kerkojne sakrifica dhe kohe, por eshte e nevojshme te praktikojme nje sjellje te distancuar . Kjo forme sjellje na lejon ta vleresojme mundimin qe bejme nga kendveshtrimi kosto/perfitim duke perfshire ketu edhe sferen emocionale.
Te heqesh dore nuk eshte negative dhe ne disa raste mund te jete shenje inteligjence . Zgjuarsia e vertete konsiston ne gjetjen e ekuilibrit ndermjet vendosmerise dhe dorezimit. Konsiston ne vleresimin e duhur mes kembenguljes dhe mundesive reale. Investimi per kete aftesi na krijon mundesine te shpetojme gjerat me te rendesishme qe kemi ne jete, si koha dhe qetesia jonë shpirterore.
( tregime terapeutike) 20/maj/2018