Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur jemi mirë me veten edhe të tjerët janë mirë me ne !
Në vend që të përpiqemi të impresionojmë të tjerët dhe të kërkojmë aprovimin dhe admirimin e tyre, duhet të mundohemi të gjejmë ekuilibrin tonë të brendshëm dhe paqen me veten tonë. Kur varemi nga aprovimi i te tjereve lind nje ngërç brenda nesh; sa me shume ta kerkojme kete aprovim, aq me teper behet e pamundur qe ta perftojme dhe aq me pak na perfillin.
Ky eshte nje mesim i nevojshem per te gjithë .“Nje djale i ri , shumë i zoti në artet marciale po ushtrohej nën drejtimin e një mjeshtri të famshëm. Një ditë mjeshtri po e ndiqte me kujdes tek praktikohej në një kopesht për të përsosur teknikën e tij. Mjeshtri vuri re që prania e nxënësve të tjerë po ndikonte për keq në performancën e nxënësit. Ai po e kuptonte mjaft mirë deshiren e nxenesit te tij per te bere figure te mire para shokeve , por ndjeu qe .prania e tyre po e shqetësonte. Ju afrua dhe i rrahu lehtë shpatullat.
Çfare paske keshtu ? – e pyeti. – Nuk e di , ju pergjigj djali shume i turperuar. Nuk ka rendesi që po sforcohem shumë, por nuk jam ne gjendje ti zbatoj levizjet ashtu siç duhet .
– Eja me mua të ta shpjegoj ! – i tha mjeshtri. Dolën te dy nga kopshti dhe mberriten prane nje burimi . Mjeshtri qendroi i heshtur per disa çaste prane burimit dhe pas pak nisi te flasë. – Shikoje përroin. Ka plot gurë nëpërtë . A po kërkon vallë t’ju lerë ndonje pershtypje , apo ti çudisë gurët ?! Mos po perplaset gje kunder tyre se ndjen frustrim ? – Thjesht po rrjedh dhe po shkon ne rrugen e tij. Mundohu te jesh si UJI “.
I riu e vuri vath në vesh mesimin e mjeshtrit dhe brenda pak ditesh sapo ndjente pranine e shokeve te tjere ishte shumë i shpenguar dhe asgje nuk po ndikonte ne mënyren sesi i bente levizjet . Ato po beheshin çdo dite e më perfekte… ”
Tregimi jo më kot përdor ujin i cili ka një vlerë simbolike te veçantë ne te gjitha kulturat. Uji rrjedh ne menyre te vazhdueshme, pershtatet me format e enëve ku e hedhim dhe kapercen te gjitha llojet e veshtiresive. Eshte aftesia e tij e pershtatjes pa humbur thelbin e tij që e bën kaq të veçantë. Ajo çka eshte me interesante eshte se kur ndjehemi mirë me veten, kur tregojme maturi dhe behemi te vetedijshem per aftesite tona, kete gje e venë re edhe te tjeret dhe keshtu perfitojme respektin e tyre . Pra me pak fjale kur jemi mirë me veten edhe te tjeret jane mire me ne !
Falë interesimit që tregoni për faqen dhe ndarjes së shkrimeve me të tjeret keto postime behen edhe më të bukura. Faleminderit ! (nuk eshte se po kerkoj aprovimin tuaj me keto dy rrjeshtat e fundit☺ ♥) .
(tregime terapeutike Ψ ) 2/dhjetor/2017