Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur jemi të gëzuar , shohim ngado gëzim !
Kjo eshte historia e dy qenve; njeri shumë i lumtur dhe tjetri shumë i zemeruar, qe hynë ne te njejten dhome, ne dy momente te ndryshme. Qeni i pare doli nga dhoma duke tundur bishtin i kenaqur, ndërsa tjetri duke lehur i inatosur. Nje grua aty prane e pa te gjithe skenen dhe kureshtare vendosi te futej ne dhome per te kuptuar se çfare e kishte bere qenin e pare te lumtur dhe çfare e kishte terbuar qenin tjeter… Gruaja mbeti shume e surprizuar kur pa qe dhoma ishte e mbushur plot me pasqyra. Qeni i lumtur kishte gjetur 100 qen te tjere te lumtur si ai vetë te cilet e veshtronin , ndersa qeni i merzitur kishte gjetur vetem qen te inatosur qe lehnin ndaj tij.” Ky tregim i shkurter mbart ne vetvete nje moral shume te rendesishem. Ne gjithe atë çka ne shohim rreth e rrotull nesh , ka nje reflektim te rendesishem te asaj çka ne jemi. Nqse brenda nesh ka shprese, do te shohim shprese rrotull. Nqse tek ne ka deshperim , do te shohim deshperim, nqse ka gezim do te rrezatohet gezim . Mund te shtojme akoma dhe me shume ; – kjo histori na sygjeron se ajo çka ne jemi eshte nje refleks i asaj qe ne mendojme. Mendja eshte gjithçka. Ne si perfundim jemi ajo qe mendojme.
Çdo mbremje perpara se te hapim deren e shtepise pas nje dite te gjate pune, duhet te mendojme per dy qentë dhe per nje moment te supozojme sikur jemi njeri prej tyre … dhe te behemi koshient se menyra sesi sillemi perkundrejt personave qe kemi afer do te luaj nje rol vendimtar ne krijimin e atij lloj realiteti me te cilin do te perballemi.
(psikologjia per te gjithe) 18/prill/2019