Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Më mirë mendjehapur kundrejt të resë…
Imagjino sikur je duke udhëtuar me nje fuoristrade në mes të një xhungle dhe papritur shikon nje krokodil qe te pret rrugen. Perse valle e kaloi rrugen krokodili? Çfare pyetje eshte kjo ?!- mund te thoni ju. – nuk eshte çudi qe t’a hasim krokodilin ne nje xhungel! – Por, nuk eshte kjo çeshtja. Çeshtja eshte se profesioniste te ndryshem te njejtes pyetje do ti pergjigjeshin ne menyra krejtesisht te ndryshme. Psh nje biolog mund te thote qe krokodili e kaloi rrugen sepse pa nga ana tjeter nje partner te favorshem me te cilin mund te çiftezohet. Nje kineziolog mund te thote se krokodili e kaperceu rrugen sepse muskujt e shputes u kontraktuan, arriten te levizin kockat dhe u zhvendosen me hapa te vegjel.Nje neuroshkencetar mund te thote qe krokodili e kaloi rrugen sepse neuronet e trurit te tij vepruan dhe provokuan levizjen e gjymtyreve …e pra kush ka te drejte ? Teknikisht askush nga keta persona nuk ka gabuar e megjithate askush prej tyre nuk ka nje vizion te plote te asaj qe ndodhi. E gjitha kjo sepse çdonjeri prej tyre, per te dhene nje pergjigje, shpreh modelin e vet mendor, ose me mire modelin personal te vizionit qe ai vete ka per jeten te formuar nder vite nepermjet studimeve ,eksperiencave, etj. Pikerisht per kete shtrohet çeshtja: sesi te mendojme ne menyre me te gjere, me komplete, me te dobishme, jo te limituar ne nje vizion te vetem te realitetit, por te jemi ndoshta me fleksibel dhe me te hapur.- Sepse po ta mendosh mire do te thote te kesh disa çelesa zberthimi per te njejtin fenomen, te arrish te perftosh dhe te zoterosh nje numer me te madh modelesh mendore.
Çfare eshte nje model mendor ?- eshte nje menyre te shpjeguari sesi funksionon diçka, nje koncept, nje skeme, apo nje vizion per boten qe ti ke ne mendjen tende. Psh kerkese – oferte eshte nje model mendor qe te ndihmon te kuptosh si funksionojne disa aspekte te ekonomise. Teoria e lojes eshte nje model mendor qe te ndihmon te kuptosh disa gjera mbi marrdheniet njerezore. Entropia eshte nje model mendor qe te ndihmon te kuptosh si funksionon kaosi dhe degradimi. Modelet mendore jane thelbesore sepse udheheqin perceptimin qe ne kemi per gjerat, pra udheheqin sjelljen tone. Jane ato instrumenta te mendimit qe perdorim per te kuptuar jeten, per te marre vendime,per te zgjidhur problemet. Modelet mendore nuk jane perfekte, por eshte e qarte qe jane te dobishme. Ka disa modele mendore qe nuk jane te aplikueshem ne çdo kontekst te jetes , ne çdo situate qe jetojme, por ne nje fushe te caktuar na kane ndihmuar te bejme progres te jashtezakonshem, si te ndertojme ura psh, te udhetojme ne hapesire, etj. Çeshtja eshte se kush ka ne dispozicion pak modele mendore ka nje potencial inferior ne momentit qe i duhet te perballet me sfida te reja, ose kur i duhet te zgjidhe probleme te reja.Psh nqse ne vete apo dikush qe njohim ka vetem nje model mendor qe predominon do kerkoje ti zgjidhe gjerat gjithmone ne te njejten menyre, sepse do ta shohe boten gjithmone dhe vetem nepermjet kesaj lenteje. Madje duke patur vetem nje model mendor, mundesite e deshtimit mund te rriten, sepse do te kesh tendencen te aplikosh te njejten zgjidhje per probleme realisht shume te ndryshme mes tyre. Dhe pikerisht ajo qe mund te jete nje kompetence shnderrohet ne nje problem, ne nje limit, ne nje frenim. E përmbledhur ne nje thënie te A. Maslow e gjitha kjo është: Nqse instrumenti i vetem qe ke në dorë eshte çekiçi, do fillojë çdo gjë të të duket si gozhdë. Pra eshte e rendesishme per çdonjerin nga ne te pakten te fillojme te reflektojme si mund te gjejme mundesine per te zgjeruar modelet mendore, duke kultivuar gjithmone friken e shendeteshme qe te mos lidhemi kurre ne menyre te ekzagjeruar pas nje modeli te vetem mendor. Si mund t’i shumefishojme modelet tona mendore? – te lexuarit eshte nje instrument i fuqishem.Lexojme jo vetem mbi gjerat qe lidhen me profesionin tone, por edhe ne fusha te tjera, pasi keshtu mund te hyjme ne modele mendore te ndryshme. Udhetimet dhurojnë nje mendje te hapur. Nje tjeter mundesi eshte te frekuentojme persona qe jane krejtesisht te ndryshem nga ne. Kjo sepse duhet te shkojme drejt integrimit te njohurive, sepse krijimi dhe shpikjet lindin ne rastet kur idete shkembehen mes tyre. Pra shpesh nuk eshte çeshtje inteligjence, por aftesie te jesh mendjehapur ndaj modeleve te reja qe ndoshta duket sikur nuk te perkasin ose i shohim shume larg nesh, por pikerisht pse jane shume larg modelit tone jane ne gjendje te na bejne te dalim nga zona e komfortit mental dhe te prodhojme gjera te reja me vlere. Me mire nje mendje e hapur kundrejt te resë sesa nje mendje e mbyllur nga dogmat.
(psikologjia per te gjithe) 4/dhjetor/2018